PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Facebook Phone del së shpejti?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Facebook Phone del së shpejti?    Sun Apr 10, 2011 10:09 pm



Vetëm disa ditë pasi që INQ Cloud Touch kishte paralajmëruar lansimin e telefonit të njohur si Facebook Phone për Mbretërinë e Bashkuar, kanë rrjedhur edhe disa thashetheme të cilat thonë se ky model do të jetë në tregun amerikan, gjithashtu.

Përdoruesit amerikan të Facebook të cilët dëshirojnë që edhe telefonin e tyre ta kenë me të njëjtën markë, sipas të gjitha gjasave do ta kenë mundësinë ta blejnë atë para fillimit të verës 2011.

Edhe pse ky model i telefonit nuk është lidhur me asnjë operator mobil të mundshëm, burime të ndryshme të informacionit që vijnë nga komuniteti i Android thonë se Facebook Phone do të kushtojë rreth 500 dollarë pa kontratë, ose 30 dollarë, nëse përdoruesi lidhet me kontratë me operatorin e caktuar mobil.

Përdoruesit britanik të këtij telefoni kanë dhënë disa nga specifikat kryesore të këtij telefoni, të cilat përfshijnë versionin e Android 2.2 Froyo, procesorin Qualcomm MSM7227 800MHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, 512 memorie të brendshme, GPS, WiFi, Bluetooth, kamerën me 5MP, si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Facebook Phone del së shpejti?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: