PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ish-WikiLeaksat krijojnë faqe të re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ish-WikiLeaksat krijojnë faqe të re    Sat Dec 11, 2010 10:57 pm

Ish kolegët e Julian Assange kanë bërë të ditur se po lansojnë një faqe të ngjashme me WikiLeaks, e cila do të quhet OpenLeaks dhe do të paraqitet gjatë javës së a ardhshme.

Sipas kolumnistit të Forbes, Andy Greenberg, shpërndarësit e dokumenteve sekrete do të jenë në gjendje të postojnë informacion në kuadër të faqes, por faqja nuk do ta publikojë atë. Në vend të kësaj, ata do të emërojnë kush – siç është një medie specifike apo grup vëzhgimi – mund të ketë qasje në informacion. Forbes ka raportuar se këta përdorues do të bëjnë vendimin e tyre rreth kontrollimit të fakteve, redaktimit dhe publikimit.

Kjo do t’iu mundësojë atyre ekspozimin e informacionit pa të njëjtën pyetje ligjore me të cilën përballet WikiLeaks. Dhe këtë e ka thënë për Forbes edhe një prej themeluesve të OpenLeaks, Daniel Domscheit-Berg.

Gazeta Suedeze Dagens Nyheter ka thënë se themeluesit e OpenLeaks dëshirojnë të vazhdojnë ekspozimin e sekreteve por nuk janë të kënaqur me metodat e Assange. “Synim afatshkurtë është kompletimi i infrastrukturës teknike dhe sigurimi i asaj që organizata të vazhdojë të jetë e udhëhequr në mënyrë demokratike nga të gjithë anëtarët e saj, në vend se të jetë një grup i kufizuar apo individual” tha një anëtarë anonim për këtë gazetë.

Assange, themeluesi Australian dhe redaktori i WikiLeaks, është duke u mbajtur në paraburgim në Angli, nën akuzën Suedeze për përdhunim seksual, që në fakt nuk ndërlidhet me WIkiLeaks.

Avokati i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder ka thënë të enjten se ka autorizuar veprime të “dukshme” të lidhura me një hetim kriminal të WikiLeaks. /pcworldalbanian
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ish-WikiLeaksat krijojnë faqe të re
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: