PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuqi: Kam të drejtë loje për Kosovën, por nuk ftohem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kuqi: Kam të drejtë loje për Kosovën, por nuk ftohem   Fri Mar 18, 2011 11:03 pm

Prishtinë, 18 mars - Shefki Kuqi është lojtari i vetëm kosovar që bën karrierë në ligat e forta evropiane dhe që nuk është pjesë e ndonjë përfaqësuese të huaj. Megjithëkëtë, sulmuesi i ekipit anglez Newcastle United nuk është duke u ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës. Kuqi ka shprehur interesim që të luajë për Kosovën, por ai deri më tani nuk është kontaktuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki. Kuqi 34-vjeçar, në nëntor të vitit të kaluar u "pensionua" nga Përfaqësuesja e Finlandës. Për Finlandën ka luajtur 62 ndeshje dhe ka realizuar shtatë gola.
"Unë kam shprehur interesim që të luaj për Kosovën, por nuk më ka kontaktuar askush deri më tani. Nuk e di pse nuk kontaktohem, po duket sikur jam duke i penguar dikujt", ka thënë Shefki Kuqi të enjten për Kohën Ditore.
Përfaqësuesja e Kosovës më 27 mars në Prishtinë do të luajë ndeshje miqësore me kampionin në fuqi të Turqisë, Bursasporin. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, tashmë ka ftuar një pjesë të futbollistëve në të cilët llogarit për miqësoren e parë të këtij viti. Në mesin e tyre nuk është Kuqi, kosovari i vetëm që luan në Premier Leaguen e Anglisë.
"Deri më tani nuk ka ardhur ndonjë ftesë dhe nuk pres që do të ftohem. Ftesat për lojtarët që do të grumbullohen në përfaqësuese tashmë kanë ardhur në klub", ka theksuar Kuqi. Ai kishte luajtur për Kosovën në ndeshjen reviale të zhvilluar tri vite më parë. Më pas nuk ishte ftuar.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, nuk ka përjashtuar mundësinë që Kuqi të ftohet në të ardhmen në përfaqësuese. Ai ka pranuar se nuk e ka kontaktuar atë deri më tani.
"Shefki Kuqi ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Finlandës dhe nuk e kam kontaktuar. Për Kuqin, ashtu si edhe për të gjithë lojtarët tjerë kosovarë që janë në përfaqësueset e huaja, dyert mbeten të hapura", ka thënë Bunjaki.
Përzgjedhësi Bunjaki për ndeshjen me Bursasporin do të ftojë 18 futbollistë. Pritet që të gjithë të jenë të ekipeve të huaja. Listën me emrat e futbollistëve të ftuar, Bunjaki do ta zbulojë më 24 mars.
"Një pjesë të ftesave i kam dërguar, ndërsa jam duke pritur përgjigje nga klubet. Po ashtu jam duke kontaktuar edhe me lojtarë. Nuk e di se cilët lojtarë do të mund t'i përgjigjen ftesës, prandaj do të ishte joserioze që tani të dalim me listë", ka thënë Bunjaki të enjten. Ai ka bërë të ditur se bazën do ta përbëjnë lojtarët që edhe në ndeshjet e kaluara mbrojtën ngjyrat e Kosovës. Sipas tij, gjithnjë ka hapësirë për lojtarë të rinj.
Për herë të parë për Kosovën pritet të luajë sulmuesi Kushtrim Lushtaku. Ai kohë më parë me ndërmjetësimin e Albert Bunjakit u transferua tek ekipi suedez Orebro.
"Jam ftuar në përfaqësuese për ndeshje kundër Bursasporit. Jam shumë i lumtur që do të luaj për Kosovën. Jam krenar që do të përfaqësoj vendin tim", ka thënë Lushtaku të enjten.
Në përfaqësuese është ftuar edhe bashkëlojtari i Lushtakut te Orebro, Valdet Rama, që edhe më herët ishte pjesë e përfaqësueses. Ftesë ka marrë edhe ish-reprezentuesi i Norvegjisë, Ardian Gashi. Mesfushori Gashi luan për ekipin suedez, Helsingborg.
"Përzgjedhësi Bunjaki më ka treguar për ndeshje me Bursasporin. Nëse marr leje nga klubi besoj se do të jem në Prishtinë", ka thënë Gashi. Marrjen e ftesës e ka konfirmuar edhe mbrojtësi Avni Pepa, që luan për ekipin norvegjez, Start. Pepa ka debutuar në ndeshjen e kaluar të Kosovës, kundër ekipit zviceran Xamax. Përzgjedhësi Bunjaki pritet të ftojë edhe Anel Rashkajn, Etrit Berishën, Alban Dragushën, Enis Alushin, Alban Ramajn që janë ftuar edhe në ndeshjet e kaluara.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kuqi: Kam të drejtë loje për Kosovën, por nuk ftohem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: