PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuzhe "vajton" mungesën e Dallkut e të Currit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kuzhe "vajton" mungesën e Dallkut e të Currit    Fri Mar 18, 2011 11:02 pm

Prishtinë, 19 mars - Përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuzhe vlerëson se dy mbrojtësit kosovarë, Armend Dallku e Debatik Curri, janë të pazëvendësueshëm në kombëtaren "kuqezi". Kuzhe nuk mund të llogarit në dy mbrojtësit për ndeshjen eliminatore kundër Bjellorusisë, që zhvillohet sot një javë në Tiranë. Trajneri kroat të premten ka publikuar listën me emrat e 20 futbollistëve në të cilët llogarit për takim me bjellorusët. Dallku mungon, pasi është i suspenduar për shkak të kartonëve, ndërsa Curri është i lënduar. Curri ditë më parë nisi stërvitjet me Gençlerbirligin, por ende nuk është aftësuar plotësisht.
"Kundër Bjellorusisë do të paraqitemi të dobësuar pa Dallkun e Currin, që janë mungesa shumë të mëdha për skuadrën tonë. Ata janë të pazëvendësueshëm në vijën e fundit të mbrojtjes. Në mungesë të tyre kemi ftuar futbollistët më të mirë që kemi në dispozicion", ka thënë Kuzhe të premten për Kohën Ditore.
Në kombëtare pas gati dy vjet mungese është ftuar mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri. Emra të rinj nuk ka. Në vend të Currit në qendër të mbrojtjes pritet të paraqitet Admir Teli, ndërsa mbrojtës i djathtë, në vend të Dallkut, pritet të luajë Kristi Vangjeli. Vangjeli në krahun e majtë do të zëvendësohet nga Ansi Agolli.
Shqipëria është e treta në grupin D eliminator. Në katër ndeshje ka tubuar pesë pikë, tri më pak se Bjellorusia që është e dyta. Bjellorusia është e vetmja në grup që nuk ka pësuar humbje dhe nuk ka pranuar gol. Ka shënuar tre gola në dy fitore e dy barazime.
"Ndeshja kundër Bjellorusisë është më e rëndësishmja e mbetur e këtyre eliminatoreve. Jam optimist se do të luajmë mirë. Do të mundohemi të thyejmë mbrojtjen e bjellorusëve edhe pse ajo është treguar mjaft stabile në ndeshjet e deritashme", ka shtuar Kuzhe. Ai nuk ka bërë të ditur nëse do të luajë me një sulmues apo me dy.
Përzgjedhësi i Shqipërisë për ndeshje me Bjellorusinë ka ftuar tre lojtarë kosovarë, portierët Samir Ujkani e Arjan Beqaj dhe mbrojtësin Lorik Cana. Cana pritet të jetë lider i mbrojtjes "kuqezi" edhe me bjellorusët, ndërsa Kuzhe ende nuk ka vendosur se kujt t'ia besojë portën.
Grumbullimi për këtë ndeshje nis të dielën. Shqipëria ndeshjen e fundit eliminatore e ka zhvilluar pikërisht kundër Bjellorusisë. U mposht 2:0 në Minsk, më 12 tetor të vitit të kaluar.

Lojtarët e ftuar për ndeshje me Bjellorusinë janë këta:
Arjan Beqaj, Samir Ujkani, Andi Lila, Elvin Beqiri, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli, Admir Teli, Lorik Cana, Endri Vrapi, Ervin Bulku, Altin Lala, Klodian Duro, Gilman Lika, Emilian Vila, Ervin Skela, Jahmir Hyka, Gjergj Muzaka, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi, Elis Bakaj.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kuzhe "vajton" mungesën e Dallkut e të Currit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: