PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Farkohet plan për rrëzimin e institucioneve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Farkohet plan për rrëzimin e institucioneve    Sun Mar 13, 2011 9:19 pm



Është zbuluar një plan i një pjesë të shoqërisë civile dhe disa gazetarëve që kanë qenë në linjën e parë të frontit kohëve të fundit kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president dhe Qeverisë së kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, për të rrëzuar nga pushteti këtë qeveri.

Portali Qendra ka zbuluar një planë të shoqërisë civile, sipas të cilit do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashihet fushatë, protesta dhe aksione tjera që do të çonin në rrënimin e institucioneve.

Emrat e organizatorëve janë të njohur për redaksinë e portalit Qendra, por ata kanë vendosur të botojnë vetëm planin e tyre dhe jo emrat e personave.

“Organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit. Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive dhe nuk do të ndalen derisa të sigurohen standardet e nevojshme të respektimit të vullnetit qytetar, ligjshmërisë (kushtetutshmërinë) nëpër institucione dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës”, thuhet në planin e veprimit të kësaj fushate të shoqërisë civile për integritetin e institucioneve shtetërore.

Organizatat e shoqërisë civile që do të implementojnë fushatën për institucione demokratike dhe legjitime, në fazën e parë të fushatës kanë paraparë ta implementojnë gjatë marsit të këtij viti.

“Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit. Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to - protesta ditore, shkrime në gazeta, deklarata të përbashkëta publike, konferenca për media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me organizata joqeveritar nëpër komuna tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punës, takime mobilizuese me studentët, performansa artistike, debate televizive, grupi në Facebook, posterët dhe flajerë, protesta e madhe...”, thuhet në planin e veprimit.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur të dielën nga mediat lidhur me këtë informatë, ka thënë se nuk është në dijeni dhe, sipas tij, pretendime të tilla nuk janë demokratike dhe janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

“Qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë edhe të gjitha institucionet, natyrisht edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe prandaj assesi të pretendohet që dikush përmes dhunës t’i uzurpoj apo të marrë pushtet, diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë Thaçi, raportoi Express.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Farkohet plan për rrëzimin e institucioneve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: