PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Naim Bej Frasheri 1846 - 1900

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Naim Bej Frasheri 1846 - 1900   Mon Mar 07, 2011 9:49 pm



Naim Bej Frasheri 1846 - 1900

Figura qendrore e letersise shqiptare te Rilindjes, ai qe u be shprehes i aspiratave te popullit per liri e perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher, qe ishte edhe nje qender bejtexhinjsh. Mesimet e para i mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht. Qe i vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu ne Janine, ne gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua se tepermi, njohu letersine, kulturen dhe filozofine klasike greke e romake, ra ne kontakt me idete e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pervetesuar disa gjuhe, si: greqishten e vjter e te rene, latinishten, frengjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetem qe mori bazat e botekuptimit te vet, por njohu edhe poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha keto tradita poetike ndikuan ne formimin e tij si poet. Me 1870, pas mbarimit te shkolles, shkoi per te punuar ne Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye ne Shqiperi ne klime me te shendetshme.


Gjate viteve 1872-1877 Naimi punoi ne Berat e ne Sarande si nepunes. Kjo periudhe pati rendesi te veçante ne formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire jeten e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhen e bukur e shpirtin poetik te njerezve te thjeshte, krijimtarine popullore, bukurine e natyres shqiptare.


Nderkohe vendi ishte perfshire ne ngjarjet e medha te levizjes çlirimtare, qe do te sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles ishte Abdyli, vellai me i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesen e vet per krijimin e degeve te lidhjes ne Jugun e Shqiperise, perkrahu dhe perhapi programin e saj. Me 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne kulm, ai shkroi vjershen e gjate "Shqiperia", ne te cilen shpalli idete kryesore te Rilindjes. Me kete krijim Naimi niste rrugen e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i Shoqerise se Shkronjave dhe i levizjes se atdhetareve shqiptare. Gjithe forcat dhe talentin ia kushtoi çeshtjes kombetare, punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe hartoi libra per te, shkroi vjersha, perktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar per zhvillimin e letersise sone, per botim edhe te shume veprave te autoreve te tjere. Levizja kombetare, idealet e çlirimit te Shqiperise, te perparimit e te qyteterimit te saj, u bene faktori themelor qe ndikoi ne formimin e Naimit si poet e atdhetar.


Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap nje periudhe te shkurter prej 13 vjetesh (1886-1899). Vetem ne vitin 1886 ai botoi veprat "Bageti e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e para", "Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht "Deshira e vertete e shqiptareve", "E kendimit çunavet kendonjetoreja". Me 1885 botoi permbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (enderrimet) me 1888 botoi "Diturite", me 1890 "Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", me 1898 "Historia e Skenderbeut" dhe "Qerbelane" dhe me 1889 "Historia e Shqiperise". Semundja dhe lodhja e madhe ia keqesuan shendetin poetit, zemra e te cilit pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne moshen 54-vjeçare, i zhuritur nga malli per atdheun dhe me brengen qe s'e pa dot te lire.


Vdekja e poetit qe nje zi e vertete kombetare. Shqiptaret kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen dhe vleresimin per Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, qe niste keshtu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.



Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne luften e saj per liri e progres.


Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare, ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te popullit.


Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij. Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter, temat e problemet e kohes.
Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja e tij per çlirim kombetar.


Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore, qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i dha shume me teper nga çdo tradite tjeter. Lidhja me te u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e saj.


Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem, per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.



Veprat e Naim Frasherit



Bageti e bujqesi (Herds and Tillage; Bucharest 1886): a patriotic lyrical poem
O alithis pothos ton skipetaron (The True Desire of the Albanians; 1886): a patriotic poem in Greek
Vjersha (Verses; 1886): a collection of poetry
Lulet e veres (Summer Flowers; 1890): a collection of poetry
Mesimet (Teachings; 1894): didactic pieces
Parajsa dhe fjala fluturake (The Paradise and Flying Words)
Histori' e Skenderbeut (Skanderbeg’s Story, 1898): his main work, an epic poem
Qerbeleja (Karbala, 1898): a poem about the creation of the world according to Islam, and the Battle of Karbala
Fjalet e qiririt (The Words of the Candle)
Gjuha jone (Our Language)
O Eros (O Love) another Greek poem
Shqiperi, o jetegjate (Albania, to a Long Life)
Tehajylat (The Dream; 1885) a poem in Persian
Ti, Shqiperi, me jep nder! (You, Albania, Give Me Honor)
Tradhetorete (Traitors)
Ujku dhe qengji (The Wolf and the Sheep)
Xhelali dhe Bektashi (Xhelal and Bektash)

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Naim Bej Frasheri 1846 - 1900
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARE-
Kërce tek: