PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia   Mon Mar 07, 2011 1:09 am



Në bazë të kërkesës së Qeverisë, Kuvendi të hënën e filloi debatin parlamentar për bisedimet teknike me Serbinë.

Në rend të ditës është vetëm kjo pikë, ndërsa të pranishëm janë 107 deputetë. Pritet që debati të jetë i nxehtë, ngase partitë opozitare nuk pajtohen me një draft-rezolutë të përgatitur nga Qeveria lidhur me bisedimet që fillojnë të martën në Bruksel.

Në arsyetimin e kërkesës së Qeverisë që Kuvendi të debatojë dhe të miratojë një rezolutë që do të legjitimonte fillimin e bisedimeve, kryeministri Hashim Thaçi tha se ky është një hap i Kosovës evropiane për të filluar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbisë.

“Për herë të parë përfaqësues të Kosovës do të mund të ulën të barabartë me përfaqësuesit e Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha Thaçi

Sipas tij, Qeveria do të angazhohet në dialogut teknik e përkushtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonin, si dhe hapjen e rrugës për integrime euro-atlantike

“Çështja e problemeve të trashëguara është çështje e pashmangshme, çështja e të pagjeturve dhe dokumentacioneve. Dialogu teknik do të ketë përsipër normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, tha Thaçi.

Sipas tij, Statusi i Kosovës është i panegociueshëm, dhe se dialogu teknik paraqet fazën drejt integrimeve euro-atlantike - liberalizmin e vizave dhe integrim në BE dhe NATO.

Thaçi tha se në këtë dialog do të jenë të pranishëm përfaqësues të BE-së dhe SHBA, ndërsa ky fillim i dialogut do të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: