PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtrenjtohet rryma për 5,46 për qind

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Shtrenjtohet rryma për 5,46 për qind    Fri Feb 25, 2011 10:11 am

Shkup, 24 shkurt - Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni nga marsi duhet të shtrenjtohet për 5.48 për qind, llogaritën në Komisionin Rregullator të Energjetikës (KRRE). Kjo llogaritje do të konfirmohet në mënyrë plotësuese në seancën e nesërme të përgatitore të KRRE, pasi që seanca e rregullt, e cila ende nuk është caktuar, do të duhet ta marrë vendimin përfundimtar. Kjo përqindje mund të ndryshohet, pasi që në mbledhjen e rregullt mund të pranohen ose të refuzohen kërkesat e caktuara për korrigjimin e çmimit të kompanive energjetike.

Të tre kompanitë energjetike kërkojnë rritjen më të madhe të çmimit dhe ata nuk ishin të kënaqura edhe me paralajmërimin e mëparshëm kur u llogarit se rritja e çmimit duhet të jetë 6.5 për qind. Kjo rritje e çmimit të rrymës do të jetë edhe një goditje ndaj standardit të qytetarëve, por edhe ndaj ekonomisë e cila tashmë po përballet me shok të çmimeve për shkak të rritjes së papritur dhe të pakontrolluar të çmimit të naftës në bursat botërore.

Shtrenjtimi i paralajmëruar në mars i energjisë elektrike, sipas Alsat-M, pritet që të shkaktojë një shok plotësues të çmimeve. Në janar u shtrenjtua ushqimi, buka, qumështi, mishi, vaji dhe sheqeri. Por, megjithatë një pjesë e ekonomistëve thonë se nuk do të ketë inflacion më të madh, por që të mos shkaktohet rritje më e madhe e çmimeve, sugjerojnë intervenimin e shtetit.

“Rezervat e mallrave mundet vetëm pjesërisht dhe në një periudhë të caktuar të shkurtër të ndihmojnë në këtë drejtim. Kur të vlerësojë qeveria se kur dhe a duhet të bëhen ndryshime, do të marrë vendimin përkatës. Mirëpo, lëvizja në bursat botërore është diçka që nuk mund në tërësi të neutralizohet përmes rezervave të mallrave”, ka thënë Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Ndërkaq, dje edhe Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) doli me të dhënën se me rritjen më të madhe të çmimeve, tashmë është tejkaluar projeksioni vjetor prej tre për qind. Sipas llogarive të BPM-së, inflacioni në nivel vjetor tashmë arrin 3.2 për qind.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shtrenjtohet rryma për 5,46 për qind
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: