PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Protestuesit rrethojnë Tripolin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Protestuesit rrethojnë Tripolin    Fri Feb 25, 2011 10:10 am

Tripoli, 25 shkurt - Janë orë vendimtare për regjimin e Muamar Gaddafit në Libi. Rrethi përqark kolonelit sa vjen e po ngushtohet, pasi kryeqyteti libian Tripoli është rrethuar si nga lindja dhe nga perëndimi nga protestuesit, ndërsa tashmë kanë rënë në duart e rebelëve qytetet Zuara dhe Misurata.

Raportet e fundit që vijnë nga Tripoli, flasin për përleshje të zjarrta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që kanë rrethuar kryeqytetin.

Kombet e Bashkuara deklarojnë ndërkohë se raportet brenda vendit flasin për mijëra të vrarë në ditët e fundit. Përreth Tripolit, një brigadë elite e komanduar nga djali i kolonelit Gaddafi besohet se po drejton shtypjen e revoltës.

Ndërkohë në Gjenevë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka nisur një takim special për herë të parë për të diskutuar mbi krizën në Libi, pasi disa anëtarë kanë kërkuar që vendi të përjashtohet nga ky organizëm.

Bashkimi Evropian po tenton të gjejë një përqasje të shpejtë dhe të koordinuar për t’i dhënë fund dhunës në Libi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, pas takimit që pati sot me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së. Ashton tha se prioriteti kryesor i BE-së është që të evakuojë sa më shpejt dy mijë shtetasit evropianë.

Edhe ambasadorët e NATO-s aktualisht janë duke zhvilluar një takim emergjent për situatën në Libi, por Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fog Rasmussen tha se Aleanca nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Libi.

Lideri libik Muammar Gaddafi u ka thënë sot mbështetësve të tij, të mbledhur në Sheshin Jeshil të Tripolit, se do të hapë arsenalet kur të jetë e nevojshme për të armatosur popullin e Libisë kundër armikut.

“Mund t’i shtypim të gjithë armiqtë. Mund t’i shtypim me vullnetin e popullit. Populli është i armatosur dhe kur të jetë e nevojshme do të hapim arsenalet për të armatosur popullin dhe të gjitha tributë libike”, ka deklaruar Gaddafi.

Lideri libian ka ftuar mbështetësit e tij të mbrojnë Libinë dhe interesat e saj në fushën e naftës duke thënë se, “jemi gati të triumfojmë ndaj armikut”. “Do të luftojmë nëse do ta duan një gjë të tillë”, ka thënë ai.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Protestuesit rrethojnë Tripolin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: