PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Beqiri thotë se LDK nuk qëndron prapa incidentit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Beqiri thotë se LDK nuk qëndron prapa incidentit   Tue Dec 07, 2010 1:54 am

Prishtinë, 7 dhjetor 2010 (12.40)
Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë theksuar se nuk qëndrojnë prapa incidentit, që ndodhi mbrëmë në Shkollën Fillore "Zenel Hajdini", në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë, në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës mbante fushatë elektorale.
Me këtë rast, kryetari i degës së LDK-së, në lagjen "Kodra e Trimave", Ismet Beqiri ka thënë se për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është e papranueshme që një gjë të tillë të jetë organizuar nga aktivistë, ose struktura të LDK-së.
Si kryetar i degës të asaj pjese, Beqiri tha se distancohen nga prononcimi i kandidatit të PDK-së dhe se shpreh keqardhje për çfarëdo që të ketë ndodhur në atë pjesë të qytetit, e cila sipas tij s'ka të bëjë fare me LDK-në.
"Ajo që është e rëndësishme, mund të them se në Kodrën e Trimave, nëse dikush mendon me krijuar probleme për shkak se atje LDK-ja është shumë e fuqishme, e ka shumë gabim edhe me ngjarjet siç ka qenë ajo mbrëmë. Thënë thjesht, edhe si kryetar i degës të asaj pjese shumë të fuqishme, po e përsëris absolutisht mbi të gjitha distancohemi nga prononcimi i z. Avdiu dhe shprehim keqardhje për çfarëdo që të ketë ndodh në atë pjesë të qytetit, por kjo s'ka të bëjë fare me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ne kemi punë shumë më të mençura se sa të merremi me parti të tjera, ne jemi parti që ofrojmë programin tonë, po ofrojmë vizionin tonë për të ardhmen e qeverisjes në Kosovë", ka thënë Beqiri.
Ndërsa shtoi se është jo korrekte dhe e papërgjegjshme, të flitet pa argumente, si dhe të përmenden emra ose degë, në këtë rast LDK-ja.
"Asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë në praktikën tonë të keqpërdoren fëmijët, po edhe të rriturit, për përftime dhe marketing politik, aq më tepër edhe për të dëmtuar, sepse edhe në tubimet e LDK-së dhe partive tjera marrin pjesë njerëz të moshave të ndryshme, dhe ne nuk dëshirojmë që askush të mos dal i lënduar nga tubimet e tilla, sepse këto nuk i duhen Kosovës", ka thënë Beqiri.
Ndryshe, mbrëmë deri sa PDK mbante fushatë elektorale në Shkollën Fillore "Zenel Hajdini", në lagjen "Kodra e Trimave", nga një grup personash u thyen xhamat e shkollës dhe u deshtë ndërhyrja e policisë për ta qetësuar gjendjen dhe për t'u mbajtur tubimi i PDK-së./Kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Beqiri thotë se LDK nuk qëndron prapa incidentit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: