PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ekstradimi i Sekiraçës peng i marrëveshjes Kosovës - Irlandë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ekstradimi i Sekiraçës peng i marrëveshjes Kosovës - Irlandë    Sat Nov 27, 2010 2:14 am

Prishtinë, 26 nëntor - Enver Sekiraça jeton në juglindje të Irlandës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja Irish Times, por nuk është ekstraduar sepse nuk ka marrëveshje ekstradimi mes të Republikës së Irlandës dhe Kosovës.

Gjithashtu mekanizmi i fletarrestit evropian nuk e mbulon Kosovën.

Megjithatë, një kërkesë nga autoritetet në Kosovë për të ndihmuar kthimin e tij për gjykim nuk është pranuar nga autoritetet irlandeze.

Zyrtarë të lartë nga Departamentit për Punë të Jashtme dhe Departamentit të Drejtësisë kanë qenë në bisedime me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në një përpjekje për të sajuar një mekanizëm ligjor për të kthyer atë në Kosovë për gjykim.

Sekiraça ndodhet në listën e personave të kërkuar të Interpolit. Ai dyshohet se është përfshirë në krimin e organizuar për shumë vite.

E përditshmja Times thotë se autoritetet irlandeze janë të vetëdijshëm për praninë e Sekiraçës në Republikën e Irlandës dhe janë të vetëdijshëm se ai është i kërkuar në Kosovë, raporton RTK.

Sekiraça kërkohet në Kosovë edhe për vrasjen e policit Triumf Riza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ekstradimi i Sekiraçës peng i marrëveshjes Kosovës - Irlandë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: