PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pacolli: Tentim për denigrimin e personalitetit tim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Pacolli: Tentim për denigrimin e personalitetit tim    Sat Feb 19, 2011 8:16 pm



Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj gazetës “Koha Ditore” dhe ndaj televizionit “Kohavizion”, duke thënë se po zhvillojnë një fushatë intensive dhe tendencioze kundër personalitetit të tij.

Ai ka thënë se kjo pos që tenton të denigrojë personalitetin e tij, njëherit nxit urrejtje duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes. Kandidati për postin e presidentit të Kosovës ka sqaruar se “publikimet e përdorura në mediumet e lartpërmendura janë të montuara dhe të shtrembëruara tërësisht”.

“Unë nuk kisha ndërmend të reagoja ndaj kësaj fushate tendencioze, por një letër e dy organizatave të veteranëve lidhura me luftën, të cilën unë e respektoj shumë dhe për të cilën kam bërë shumë, më shtyu të përgjigjem sa më poshtë. Me përgjegjësinë time të plotë morale dhe politike deklaroj se unë asnjëherë nuk kam thënë, e as nuk kam menduar që: Serbia është nëna e Kosovës; se unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës; se i kam quajtur serbët vëllezërit tanë!”, thuhet në reagimin e Pacollit.

Më tej ai ka folur për takimin me Milosevicin duke thënë se “ai takim është pasuar me takimin me udhëheqësinë më të lartë të Kosovës. Në atë takim jam dakorduar me udhëheqësit prezentë dhe qasjen e tyre lidhur me çështjen e Kosovës dhe lidhur me proceset që do të zhvilloheshin rreth Kosovës. Unë nuk kam kërkuar nga Milosevici bashkëjetesë, por ndarje. Ditët e ardhshme intervistat origjinale do t`i ofrohen opinionit publik, dhe të gjithë të interesuarve”

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Pacolli: Tentim për denigrimin e personalitetit tim
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: