PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ronaldo lë futbollin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Ronaldo lë futbollin   Sun Feb 13, 2011 11:05 pm

Ish-sulmuesi I Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan do të njoftojë sot tërheqjen nga futbolli profesional në moshën 34-vjeçare.
Braziliani ka një kontratë me Corinthias deri në fund të vitit 2011, por do të lërë futbollin për shkak të eliminimit të ekipit të tij nga Kupa Libertadores, sipas “Estado de Sao Paulo”.

“Nuk mundem më. Doja të vazhdoja, por nuk ia dal dot më. Mendoj për një lëvizje në fushë, por nuk arrij dot ta ekzekutoj siç dua. Koha ime mbaroi”, u shpreh Ronaldo, i cili do të japë konferencën e fundit për shtyp ditën e sotme, rreth orës 15.00 (me orën shqiptare).

Pas shumë dëmtimeve të rënda dhe vështirësive për të arritur peshën optimale, Ronaldo i jep fund karrierës së tij brilante që nisi në moshën 17-vjeçare me Cruzeiro dhe që vazhdoi në Hollandë me PSV Eindhoven. Më pas Ronaldo ka qenë pjesë e ekipeve të mëdha si Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan.

Gjithashtu, sulmuesi ka marrë pjesë në katër kampionate botërore: USA 94 (kampion), France 98 (finalist), Kore-Japoni 2002 (kampion) dhe Gjermani 2006.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ronaldo lë futbollin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: ÇDO GJË RRETH SPORTIT-
Kërce tek: