PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nënë Terezë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:00 am

(11.08.2010 RV) Në atmosferën meditative që krijojnë dy data përkujtimore: 26 gushti, 100 vjetori i lindjes së Ganxhe Bojaxhiut dhe 5 shtatori, kur mbushen 13 vjet nga dita e kthimit të së Lumes Terezë tek Ati qiellor, vijojmë të njihemi nga afër e sa më mirë me jetën e veprën e Nënë Terezës që vazhdon besnikërisht e gjithnjë në shërbim të më të varfërve përmes Kongregatës së themeluar nga ajo të Motrave Misionare të Dashurisë apo Bamirësisë. Vendi i saj nuk ka mbetur e nuk do të mbetet kurrë i zbrazët: të tjerë po ecin e do të ecin në gjurmët e saj, drejt të varfërve, do të thotë drejt Krishtit.
Dihet se për Nënë Terezën janë shkruar shumë biografi. Janë realizuar edhe filma e dokumentar, pa kujtuar këtu mijëra shkrime në mbarë botën kushtuar së Lumes, që kanë parë e shohin dritën e shtypit në revista e gazeta të mbarë botës, sepse misioni i saj vijon, sepse për dashuri njerëzimi e posaçërisht të varfrit kanë përherë nevojë.
Vepra e dashurisë ungjillore që Nënë Tereza e mishëroi çdo ditë e në çdo gjes që bëri vijon jo vetëm përmes veprimtarisë së mijëra motrave të saj, por edhe përmes veprimtarisë së përditshme të çdo besimtari të krishterë e njeriut vullnetmirë, që dëshiron të shuajë etjen e Krishtit në kryq për dashuri tek më të varfrit ndër të varfër e të braktisurit.
Ndërmjet gjithë shkrimeve që ekzistojnë, zgjodhëm një biografi, që na u duk më afër së vërtetës mbi jetën e saj.
Nuk është autobiografi, që e shkroi ajo vetë, me dorë të saj.
Nënë Terezës as që i shkoi ndonjëherë mendja të shkruante një autobiografi. Ndoshta, po ta kishte porositur Papa (e ajo njohu Papën Pali VI, Gjon Palin II e edhe Papën aktual Benediktin XVI por si kardinal) edhe mund ta kishte shkruar, për të bërë dëgjesën shenjte. Por atë që nuk ia kërkuan kurrë papët, ajo e tha me gojë, për t’i shprehur Jezusit dashurinë e saj të pakufishme, pa i shkuar në mend se dikush i mblidhte ditë për ditë fjalët e saj.
Këto fjalë, të mbledhura nën kujdesin e Josè Luis Gonazales-Balado, para disa vitesh u radhitën në librin ‘Jeta ime’, që ju ftojmë ta shfletojmë së bashku në një cikël emisionesh kushtuar së Lumes, Nënë Terezë në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes duke nisur nga:
“Thirrja e familja e Nënë Terezës”:

Me gjak e gjini jam shqiptare;
me nënshtetësi, indiane.
Jam murgeshë katolike.
Për thirrje, i përkas mbarë botës,
por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.
Linda në Shkup (Shqipëri) në vitin 1910,
Im atë kishte një dyqan të vogël ku shiste material ndërtimi.
Kisha një motër e një vëlla.
Ishim familje e lume. E shumë e bashkuar.

Unë jam një lapës i vogël në dorë të Zotit.
Është ai që shkruan.
Ai, që mendon.
Është ai që vendos.
E përsëris. Unë jam veç një lapës i vogël, i vogël.
Isha ende shumë e re – vetëm 12 vjeçe – e jetoja në gjirin e familjes, kur ndjeva për herë të parë dëshirën për t’iu kushtuar plotësisht Zotit.
Mendova për këtë dëshirë, duke u lutur për ditë, gjashtë vjet me radhë.
Nganjëherë më dukej se s’më kishte thirrur askush, se nuk duhet të shkoja askund.
Gjithsesi do të vinte çasti kur do të bindesha për thirrjen time.
Zoja e Letnicës ndërmjetësoi për mua e më ndihmoi ta dëgjoj zërin e Zotit që më thërriste vërtet.
Në çastet kur nuk isha e sigurtë për thirrje, më ndihmoi shumë këshilli i nënës sime, që më thoshte gjithnjë: “Kur ta pranosh një detyrë, çoje deri në fund me gëzim. Përndryshe, mos e prano fare”.
Një herë i kërkova drejtuesit tim shpirtëror një këshill për thirrjen time. E pyeta:
“Si mund ta di se Zoti më thërret e pse më thërret?
Më përgjigji:“Do ta kuptosh, në se do ta ndjesh veten të lumtur. Në se do të të bëjë të lumtur ideja se Zotit të thërret për t’i shërbyer Atij e të afërmit, kjo do të jetë prova e sigurtë për thirrjen tënde. Gëzimi i zemrës është si një lloj busulle. Duhet të shkojmë ku na drejton, edhe atëherë kur busulla na prin drejt një shtegu të shtruar me gjemba.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:04 am


Nënë Tereza e Kalkutes (1910 - 1997)

[img][/img]


Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:05 am

Bigrafia kronologjike e Nënës Tereze


27 gusht 1910 - U lind Ganxhe Bojaxhiu në Shkup si bijë e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Benajt nga Prizreni,
me prejardhje nga Novo Sella e Gjakovës.
17 gushti i vitit 1910 ja shtoj familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Agës dhe Lazrit. Në familjen
Bojaxhiu Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria
e hershme së bashku me familjen shtegtoj në shënjetoren e Zojës Cernagore në Letnicë.
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë apo siç thotë vetë Nëna Tereze:
''Ishim të gjithë të bashkuar... jetonin njëri për tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur.''

1919 - Në rethana të dyshimta i vdes baba, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik
për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

1915-1924 - Shkolla dhe jeta në famulli.
Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregulltë në vepritarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri,
vëllai i saj, dëshmon: ''Jetonim afër kishës faullitare të Zemrës së Krishtiti. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia,
Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrinië sa në shtëpi aq në kishë.
Sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione''.

26 shtator 1928 - Thirrja regulltare.
Pikërisht më 26 shtator 1928 niset për në Zagreb në përcjelljen e nënë Drane dhe motrës Age, ku do të
qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit së bashku me zonjushën Betike Kanjc niset për në Irlandë.
Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Mamanche, kurse prapë vazhduan
rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në
mësimin e gjuhës angleze.

18 gusht 1946 - Ndprroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të ''Loretos'' dhe veshi seri të bardhë të
përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna të Motrat Mjeke
Misionare (Medical Missionary) për të kryeer edhe një kurs intenziv për informiere.

21 djetor 1948 - Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i të cilës ishte një kasollë nga lagjet më të
varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë
banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.

1952 - Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday ( Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t'i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.

5 shtator 1997 - Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u hargjua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhan deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuaj të gjitha kanalet televezive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e poitikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë: Papa Gjoni Pali II ''Nëna Tereze shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit''; William Bill Clinton (president amerikan) ''Vigani i shekullit tonë''; Sali Berisha '' Bija më e shquar e kombit tonë''; Chirac (kryetar i Francës) ''Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze''; Toni Blair (kryeministër britanik) '' Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për gjithë ne''; Dr don Shan Zefi '' Shenjtëreshë e ditëve tona'' ; Dr don Lush Gjergji '' Ajo ishte dashuri në vepër''; Dr don Prekë Lazri '' Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin''; Imzot Mark Sopi ''Do të mbetët në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi''; Imzot Rrok Merdita '' Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë''; Akademik Mark Krasniqi '' Simbol i traditës sonë''; Bekim Fehmiu (artist) '' Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze''; Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam) '' Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë''; Ismail Kadare ''Bota dhe populli ynë mbetë jetim pa të''.

13 shtator 1997 - U Varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:06 am

Thënë me rastin e vdekjës së Nënë Terezës,
me 05. shtator 1997.

Papa Gjon Pali II:
Nëna Tereze ka lënë gjurmë të thella në historinë e këtij shekulli. Ishte shembull i përkryer se si
d a s h u r i a n d a j Z o t i t m u n d të transformohet në dashurinë ndaj të afërmit.

Kardinali Paskal:
Nuk mund të jetë popull i vogël ai që ka dhënën një nënë kaq të madhe.


Imzot Mark Sopi:

Nëna Tereze do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi.

Ajo është krenaria jonë kombëtare dhe kishtare.

Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë”

Dr. don Lush Gjergji: "Ajo ishte dashuri në vepër"

Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”

Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”

Don Valentino Salvoldi, teolog italian:

Nëna Tereze ishte profeteshë: fliste me gojën e Zotit, shiqonte me sytë e Zotit dhe dashuronte me zemrën e Zotit.

Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam):
“Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”

Dr Ibrahim Rugova, kryetari i Kosovës:
Nëna Tereze me punën dheflijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore. Shenjtëreshë e gjallë, ajo është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figure të një nëne të të gjithë njerëzimit. Nëna Tereze për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë.


Dr Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë:
Nëna Tereze është hyjneshë edashurisë dhe e dhembshurisë; ëngjëll mbrojtës i nderit, dinjitetit dhe vlerave të mëdha shpirtërore të kombit tone. Ajo është shqiptarja më e shquar e të gjitha kohëve. Shenjtëreshë e gjallë, që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit . Ajo ishte simbol
i shpirtmadhërisë njerëzore, simbol i shpirtit të madh të kombit shqiptar, simbol i forte i dashurisë njerëzore dhe hyjnore në shërbim të Zotit dhe të njeriut. Nëna Tereze, më mirë se kushdo tjeter përfaqesoi vlerat e mëdha shpirtërore shqiptare.

Prof Rexhep Mejdani Presidenti I Republikës së Shqipërisë:
Nëna Terze ishte qytetare e madhe e botës, e cila tërë jetën e saj e kaloi në shërbim të të varfërve dhe të atyyre që kishin nevojë. Nëna Tereze ishte një shqiptare e madhe dhe humbja e saj do t´i piklloj të gjithë shqiptarët. Në këto kohë të vështira për popullin tone emri dhe shembulli i saj ishin të domosdoshme, si një simbol i tolerances dhe solidaritetit. Ajo ishte në udhërrefim që duhet të shërbej për të gjithë ne.

Ismail Kadare, shkrimtar:
Me vdekjen e Nënës Tereze, populli shqiptar mbeti jetim.

Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”

Martin Camaj: "Legjendë e gjallë. Luftëtare kundër mjerimit njerëzor."

Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”

H.Peres De Kuelar: Nënë Tereza është OKB-ja. Ajo është paqja në botë.


Indira Gandi, premiere e Indisë:

Para Nënës Tereze, e ndjejmë veten të turpëruar dhe të vegjël.

Naumatra Rey, induist:
Nëna e Indisë dhe e mbarë botës;
mrekullia e dashurisë së krishterë për mbarë rruzullin tokësor.

Prof. Grosh, induist: Simbol i përjetshëm i Universit.

Kofi Anan: Shembull brilant bamirësie, gatishmërie e force shpirtrërore.

Bill Klinton, presidenti amerikan:

Bota humbi njërin ndër viganët e shekullit tone. Besimi i saj i pathyeshem preku zemrat e miliona njerëzve në Indi dhe anëkënd botës. Gjërat, të cilat ajo i kishte me bollëk, ato do të mbesin përherë me ne.


Jacques Chirac, presidenti i Francës:

Me vdekjen e Nënës Tereze në botë do të ketë më pak dashuri, mëshirë, dritë.

Toni Blair, premier anglez:
Bota është epikëlluar sepse vdiqë njëra ndër shërbetoret e saj më të mëshirshem.

Oskar Luigji Skalfaro:
Mbretëresha e mëshirës
dhe e përkushtimit njerëzor në botë.

Helmut Kohl: Shembull i mirësisë së humanizmit njerëzor.

Tomas Klestil: Bota humbi një simbol dashurije për të tjerët.

Nelson Mandela: Do të na mungojë shumë për të arritur paqen në botë.

Ronald Regan:
Kishte fjalët në përputhje të plotë me jetën,
diçka vertetë e rallë në botën e sotme.

Elizabeta e II:
Shembull frymëzimi për të gjithë botën.

Andrea Stefani:
Sikur të gjithë të varfërit e botës së bashku me të gjithë të lebrosurit e planetit të cilëve Nënë Tereza u ka puthur plagët, dhe sikur të gjithë të mjerët e kësaj toke të cilëve kjo Nënë ju është gjendur pranë në momente të vështira të mund të dërgonin nga një e-mail në vendin tonë do të thërrisnin me të madhe të gjithë: "Vendoseni bustin e Nënë Terezes në vendin tuaj, sepse është përsoni më human që historia ka njohur ndonjëherë."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:08 am

Nënë Terezë u shpall e Lume në Vatikan
nga Papa Gjon Pali II
më 19 tetor 2003

Nënë Terëza
Një e lume shqiptare në qiell

Nënë Terëza
Një e lume shqiptare në qiell





Nënë Tereza - një emër, një simbol për zemërgjerësinë dhe dashurinë ndaj tjetrit. Derisa ishte ende gjallë para saj u përkulen burrështetas dhe qeveritarë, artistë dhe intelektual, njerëz të gjitha rasave e kombeve, religjionevedhe ideologjive. Ajo ishte e dashur për të gjithë. Njerëzimi edhe para vdekjes së saj fliste për një “shenjtëreshë“,
të cilën e quanin “Engjëlli i Kalkutës“. Indira Gandhi një herë thoshte: “Përballë saj ne jemi të gjithë të vegjël dhe turpërohemi nga vetvetja“. Bota moderne në anën tjetër për punën dhe veprimtarinë e saj e shpërbleu me mbi 130 dekorata, në mesin e tyre në dhjetor të vitit 1979 edhe me çmimin Nobel për Paqe. Padyshim se ishte gruaja e cila në tërë rruzullin tokësorë më së shumti është pranuar dhe nderuar nga të gjithë pa dallim. Por ajo kishte vendosur të mbetej modeste, në shërbim të tjetrit, të më të varfërve. Nuk e donte famën dhe ëndërronte që njerëzit të jenë të barabartë dhe të mos vuajnë. “Unë jam një asgjë“, thoshte mbi vetvetën dhe ndoshta thjeshtësia e saj i kishte krijuar bindjen që ndoshta më të vërtet ashtu mund të ishte. “Eja, të jesh drita ime“, ishte thirrja që Nënë Tereza me 10 shtator të vitit 1946 mori nga zëri i Jezusit, derisa udhëtonte me tren nga Kalkuta në Darjeling. Që nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atëherë Motra Tereze ndjeu frymëzimin e ri dhe vendosi të themelojë rendin e ri, të cilin e pagëzoi me emrin “Misionaret e Bamirësisë“, mision ky që sot numëron mbi 4000 shërbëtorë në rreth 700 bashkësi të shpërndara në 135 vende të botës, duke përfshirë këtu edhe mëmëdheun e saj, Shqipërinë, Kosovën dhe vendlindjen e saj, Shkupin. Ajo fliste për Zotin, Jezusin, fliste mbi jetën shpirtërore dhe punën e saj. Fliste shqip, lutej shqip, këndonte këngë kishtare në shqip. “Me gjak jam shqiptare; me nënshtesi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkatës botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“. Gonxhja, e bija e vogël e Kolë dhe Drane Bojaxhiut, u lind për të shkruar historinë më të re të shekullit të XX në aspektin e vetësakrificës dhe devotshmërisë që njeh njerëzimi. Ajo dëshmoi fuqinë e miqësisë vëllazërore, duke nxitur kështu zhvillimin njerëzor dhe shoqëror. Jeta e saj ishte një kushtim ndaj të sëmurëve dhe të varfërve. Ajo u bë “Nëna“ e atyre që janë të braktisur, të padashur, të papërkujdesuar, “Nëna“ e atyre që janë të shtypur e të uritur, të mjeruar e të lodhur nga gjendja e rëndë sociale, për fëmijë të dëbuar apo njerëz që ishin në buzë të vdekjës, të cilët ishin gjithnjë nën kujdesin e saj. “Pa dallim feje, gjuhe, race dhe kombi – për mua të gjithë janë një“, thoshte shërbëtorja e Zotit. Që nga vdekja e saj me 5 shtator 1997, varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për besimtarë të religjioneve, kulturave, kombeve dhe racave të ndryshme. Shumë nga ata kanë gjetur dashurinë e Zotit, kanë gjetur shërim nga sëmundjet shumëvjeçare.









E Lumja Nënë Tereza shpesh thoshte: “Shenjtërimi nuk është një luks vetëm i disa njerëzve të paktë, por një detyrim i thjeshtë për të gjithë ne“. Më pak se dy vjet pas vdekjes së saj, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësimin e saj, Papa Gjon Pali i II-të lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Me 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi vyrtytet dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësimin e saj. Dhe erdhi dita, dita kur bota kurreshtare priste edhe ritualin e beatifikimit, si fazë e dytë që i paraprinë shenjtërimit.

Më 19 tetor, një muaj më parë shenjtëria e tij Papa Gjon Pali i II-të, shpalli të Lume misionaren e madhe shqiptare, Gonxhe Agnesa Bojaxhiu – e njohur në botë si Nënë Tereza. Në sheshin e shën Pjetrit ishin tubuar mbi 300.000 pelegrinë nga e tërë bota. Në mesin e tyre edhe dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët duke dëshmuar praninë e tyre, valonin flamujt në duar në shenjë mirënjohje dhe falenderimi, për këtë dhuratë të Zotit. Për të kthyer në kujtesën e lexuesve tanë këtë ditë të rëndësishme, ne sot në njëmujorin e Beatifikimit të Nënës Tereze sjellim disa prononcime dhe mendime të klerikëve shqiptarë dhe shtegtarëve pjesmarrës mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës dhe organizimet në Vatikan.

Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i Shkodrës dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvore në Shqipëri: Lumturimi i Nënë Terezës është një nder që na bëhet ne shqiptarëve, por është edhe një dëshirë që realizohet edhe nga ana fetare që është në përputhje me ungjillizimin. Nëna Tereze ka ungjillizuar botën me shembullin e saj duke iu shërbyer më të varfërve. Kjo shqiptare e madhe na nderon shumë sepse ka mishëruar mësimet ungjillore. Kjo do të thotë se ka realizuar në mënyrë të përkryer, atë që tha Jezusi: “Gjithçka që i keni bërë njeriut më të varfër më keni bërë mua“. Mund të theksojmë edhe mrekullinë që e Lumja Nënë Terezë ka bërë duke i dhënë shëndetin në Kalkutë një grauaje të besimit hindu. Në këtë mënyrë duke qenë e sigurtë jeta e shenjtë e Nënë Terezës, Selia e Shenjtë ka shkurtuar nga ana juridike dhe kanonike procesin e lumturimit.

Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Kryeipeshkvisë Durrës-Tiranë: Lumturimi i Nënë Terezës është një ditë që na e dhuroi Zoti, një ndër ditët më të mrekullueshme që kam përjetuar ndonjëherë, jo vetëm unë, por me qindëra-mijëra shqiptarë sepse për këtë do të na kishin zili edhe kombet shumë më të mëdha. Të jesh i pranishëm, të jesh dëshmitar i kësaj ngjarje për këtë gjeneratë që ne jetojmë është një privilegj, do të thotë një gjë që nuk përsëritet më brenda kësaj gjenerate, por ndoshta edhe shumë të tjera. Prandaj falenderojmë Zotin që na ka dhuruar këtë bekim të shenjtë që me siguri ka për të dhënë mesazh shumë të frytshëm për mbarë kombin shqiptar pa dallim, pra çdo përkatësije fetare që jemi, se është e vetmja Nënë Tereza, tash e lumtur dhe besoj shpejtë shenjtëresh që i përket të gjithëve pa dallim.

Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit: 19 tetori me ngjarjen e beatifikimit të Nënës Tereze, ngjarje kjo që përkon me kontekstin e vitit jubilar të 300 vjetorit të Kuvendit të Arbërit do të mbetet si datë historike në analet e kishës dhe kombit shqiptar. Ne si popull sot kemi nevojë për një përjetim të ri, për një renesansë të re shpirtërore. Shpresoj që me ndihmën e Zotit të jemi të vetëdijshëm dhe të aftë ta përceptojmë rëndësinë e kësaj ngjarje dhe me besnikëri ta qojmë përpara misionin dhe mesazhin e saj drejt një të ardhme më të mirë.

Imzot Hil Kabashi, ipeshkëv në Shqipërinë e Jugut: Padyshim sot për ne është një ditë shumë e rëndësishme sepse ne kemi ardhur këtu që ta përkujtojmë përfundimisht veprën që bëri Nënë Tereza, e cila është bijë, motër dhe nënë e jonë. Ky personalitet i madh i shekullit të kaluar, e cila njerëzimit i ofroi dashuri pa dallim race e gjuhë, kombi dhe feje duhet të jetë frymëzim për ne që sipas shembullit të saj të përkrahim të mirën, të mënjanojmë të keqën dhe të jemi më të vërtet në rrugën e saj duke e dashur Zotin dhe të afërmin. Prania e numrit të madh të shqiptarëve është shenjë që Nënë Tereza është në zemrat tona, pra shenjë që nuk është larg nesh, por si gjithmonë vazhdon të mbetet tek ne. Shpirti i saj paqedashës na frymëzon për të mirë dhe na bashkon.

Imzot Mark Sopi, ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës: Për Nënën Tereze është dëgjuar dhe folur shumë, por nëse ne kujtojmë vetëm titullin “Nënë“ që bota ia ka dhënë i thotë të gjitha. E një bijë e jona shqiptare me të vërtet të quhet nënë e mbarë botës, nënë shpirtërore kuptohet, nënë me veprimin e saj të cilin e ka bërë me dashurinë e pamasë duke treguar ndaj të varfërve, ndaj të lërneve pas dore, njerëz të cilët kanë qenë të hudhur, të gjuajtur prej shoqërisë - ajo ka marr kujdes për ta. E mu kjo e ka bërë që ajo të numërohet ndër shenjtëreshat, sepse në gjygjin e fundit Krishti nuk na pyetë a ke qenë i pasur apo ke qenë i mençur, por pyet çka i keni bërë një më të voglit më keni bërë mua. Ajo duke u nisur nga ky parim ka vepruar dhe arritur të quhet Nëna e mbarë botës dhe sot të numërohet në mesin e të Lumturve.Unë i jam shumë mirënjohës Selisë së Shenjtë për kujdesin e veçantë që tregoi për delegacionin nga Kosova, duke ofruar grupin tonë në rendet e para, grup ky i përbërë prej strukturave të ndryshme të pushtetit dhe kishës, pa dallim moshe dhe gjinie, të përfaqësuar nga dy besimet, mysliman e katolik. Ishte vërtet një ditë e jashtëzakonshme për mbarë kishën, por më tepër për ne shqiptarët.



Dr. don Lush Gjergji, famullitar në Binqë (biograf i shquar i Nënë Terezës): Një kënaqësi e posaqme, një ndjenjë e madhe e nderimit dhe e falenderimit për bijën, motrën dhe nënën tonë, e cila me beatifikim do të bëhet edhe e lumtura e mbarë njerëzimit sepse jetoj për Zotin dhe për njeriun dhe është një mirënjohje në rend të parë e Zotit, por edhe e Papës dhe kishës katolike, e cila në të njohu vyrtytet heroike, një shërbim të pashembullt që nuk e ka njohur jo vetëm historia e kishës, por as historia e botës. Nënë Tereza është dashuria në vepër në shërbim të Zotit dhe të njeriut.

Don Anton Kçira, famullitar në kishën e “Shën Palit“ në Detroid: Lumturimi i Nënë Terezës është një krenari e madhe për popullin shqiptar, por edhe mbarë botën. Unë kam marr pjesë në varrimin e saj në shtator të vitit 1997 në Kalkutë. Më kujtohet se atë kohë në gazetat e vendit ishte temë aktuale vdekja e misionares shqiptare, shtetase shumë e respektuar dhe e dashur në Indin e largët. Në ballinën e një të përditshmeje shumë të lexuar ishte ilustruar një peshore, në njërën anë të peshores ishte globi, ndërsa në anën tjetër ishte Nënë Tereza. Kjo do të thotë se vlera e saj ishte e barabartë me atë të tërë rruzullit tokësor. Kjo flet shumë për ne shqiptarët, dhashtë Zoti që ne ta kuptojmë kend e kemi pas në mesin tonë dhe t’i lutemi asaj, të shkojmë rrugës së saj.

Dr. don Mikel Sopi, misionar shqiptar në Zvicër: Jemi krenar që pikërisht bija e gjakut tonë, Nënë Tereza edhe në këtë kohë të ngjeshur dhe stërngarkuar me dhunë dhe paragjykime, bëhet shembull se fuqia nuk qendron në faktin e dhunës, por në vlerën shpirtërore, në zemërgjerësi, në respektimin dhe dashurinë ndaj njeriut. Njeriu si shembëlltyrë e Zotit është subjekti të cilit i shërbeu Nënë Tereze, dhe fakti i cili e bëri atë të madhe dhe të shenjtë para Zotit dhe para njerëzve. Aktualiteti i Nënë Terezës në tërë globin, shprehë jo vetëm mungesën e vlerave shpirtëroe, por edhe nevojën e madhe për ta aktualizuar paqen, drejtësinë dhe dashurinë në të gjitha rrafshet e jetës. Lumturimi i saj është një rast i mirë që na largon nga rëmja në kurthat e parapërgatitura.
Atë Nue Kajtazi, meshtar i rregullit françeskan në Gjakovë: Ishte një ditë e veçantë për mbarë kishën katolike, në veçanti për popullin tonë shqiptar. Ishte beatifikimi i një misionareje, një gruaje të madhe shqiptare të vertet dhe më pëlqeu fakti në atë librin e liturgjisë ku Nënë Tereze thotë: “Unë jam me gjak shqiptare... “. Me këtë zgjidhet një problematikë shumë e madhe dhe e them se ishte një rast i veçantë të ndihemi krenar se jemi shqiptarë.

Motra Leonora Toma: Unë sot jam shumë e gëzuar. Kjo nënë e madhe me kontributin e pashoq gjatë jetës së saj e ka nderuar popullin tonë, kudo gjendet. Ka qenë një moment shumë i emocionuar shtegtimi, por edhe i lutjes. Nuk ka qenë vetëm një moment i shëtitjes dhe daljes. Por ka qenë një moment i mrekullueshëm meditimi, së paku mbi jetën dhe sakrificën që Nënë Tereza dha për të sëmurit dhe të varfërit gjatë jetës saj baritore.

Akademik Mark Krasniqi: Kjo është një festë e madhe për gjithë botën, sepse Nënë Tereza ka qenë nënë e gjithë popullit, jo vetëm e popullit shqiptar e gjakut të cilit është, por këtu ishte mbledhur e gjithë bota. Përfaqësues të mbarë botës, nga India ku shërbeu gjerë në vdekje e vise të tjera për ta nderuar edhe në këtë mënyrë solemne Nënën Tereze, siq po e nderon sot kisha katolike duke e shenjtëruar. Ne shqiptarët duhet të jemi krenar që e kemi Nënën Tereze edhe në tokë, edhe sot në qiell.

Agim Doçi, poet dhe publicistë nga Lugano: Lumturimin e Nënë Terezës e shoh si pasurinë më të madhe kombëtare shqiptare. Kënaqësia është dimension i vogël për të shprehur diqka të tillë. Nënë Tereza është shpallur e Lume dhe ne jemi të lumtur. T’i lutemi asaj.

Gjon Berisha, afarist shqiptar nga Hamburgu: Sigurisht se dita e lumturimit të Nënë Terezës është ditë e veçantë, ditë kjo që për popullin shqiptar sjell një gëzim të madh. Pra, padyshim është një kënaqësi e papërshkrueshme për të gjithë ne sepse ne sot kemi të Lumen Nënë Tereza.

Jenny Douglas, New York: Unë kam ardhur nga Shtetet e Bashkuara të shoh nga afër këtë ceremoni të beatifikimit të së Lumës Nënë Tereza nga shenjtëria e tij Papa Gjon Pali i II-të. Vërtet diçka madhështore. Derisa ishte gjallë, Nënë Tereza kishte ardhur në Bronx dhe në kishën tonë ka hapur rregullin e Misionarëve të Bamirësisë. Sot ajo është e Lume.

Pjeter Coli nga Würzburgu i Gjermanisë: Ditë vërtet e jashtëzakonshme. Kjo ceremoni e lumturimit me një prani të jashtëzakonshme të njerëzve, në mesin e tyre edhe mijëra shqiptarë ka bërë që në historinë e popullit tonë të shkruhet si ditë e veçantë kombëtare. Mendoj që gjeneratat pas nesh do të na kenë lakmi që kem pas fatin të marrim pjesë në ditën e lumturimit të vetmës shqiptare që e ka bota, e cila vërtet e ka afirmuar kombin shqiptar si pak kush tjetër në historinë e kombit tonë.

Simon Kuzhnini nga Zagrebi: Një akt solemn, një moment i paharrueshëm, një ditë e veçantë për historinë më të re të popullit shqiptar. Sot ne ndiejmë dhe përjetojmë më shumë se kurrë dashurinë e nje nëne të dashur, një nëne me trup të vogël dhe një zemër aq të madhe, e cila me veprën dhe punën e saj u dallua si një ndër figurat më të shquara botërore të shekullit. Ne si popull shqiptar jemi krenar për të gjitha kontributin që ka bërë e Lumja Nënë Terezë. Ne duhet të shkojmë hapave të saj dhe me dashuri ndaj njëri-tjetrit dhe tolerancë t’i tregojmë njerëzimit kudo se kombi ynë i dhuroi botës Nënën Tereze, këtë bijë të madhe të kohës sonë.

Kolë Bisaku, Split – Kroaci: Lumturimi i Nënë Terezës është një dhuratë për botën mbarë, veçanërisht 19 tetori i këtij viti ka për të hyrë në historine e popullit tonë, si ditë fitoreje për shqiptarët, të cilët kanë pajtoren e tyre në lutje drejtuar Zotit. Pra, t’i lutemi Nënë Terezës.

Astrit Leka, aktivist nga Gjeneva: Të them të drejtën jam në një gjendje shpirtërore që rrallë herë e kam ndier në jetën time. Ju lumtë atyre që e kanë organizuar dhe sidomos Papës Gjon Palit të II-të që ka bërë punën determinante në përcaktimin e vlerave të kësaj gruaje që quhet gruaja e shekullit dhe mos të harrojmë një gjë të rëndësishme, për mua Nënë Tereza i ka bërë shërbimin më të madh popullit shqiptar, ku në 97-tën, pikërisht kur prestigji i ynë kombëtar kishte rënë në pikën e tij më të ulët, ajo pati vdekjen e vet, do të vdiste një ditë dhe bota mori vesh se ky popull nuk ka vetëm të tillë, do të thotë jo vetëm jo të mirë, por ka edhe figura, si kjo e Nënë Terezës.

Marije Jakupi nga Praga: Jam e lumtur sepse është një nga ditët më të rëndësishme për gjithë popullin shqiptar, sidomos kur je në vend të huaj, dashuria dhe nostalgjia për vendin tënd është më e madhe, sidomos atëherë kur sheh flamurin tënd duke u valëvitur është një gjë e mrekullueshme. Jam më të vërtet e lumtur.

Palush Bisaku, Trogir – Kroaci: Një satisfaksion dhe gëzim shumë i madh. Kënaqësi e papërshkruar të jesh i pranishëm në një akt të tillë beatifikimi, si ky për të Lumën Nënë Tereza, të kësaj figure madhështore shekullore, kësaj shërbëtoreje të Zotit, e cila më mirë se askush tjetër u dallua për mëshirën dhe shërbimin ndaj të varfërve. Pra çdo gjë ishte e shkëlqyeshme .

Ton Marku nga Zagrebi: Dhashtë Zoti që prej veprës së Nënës Tereze që është e pavdekshme ne shqiptarët të mësojnë, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të krijojmë një tolerancë më të madhe. Ajo do të jetë një udhërrëfyese e mirë që të mësojmë prej gjithë asaj që na ka lënë si pasuri kombëtare.

Barbara Jones, Chicago: Ka qenë diçka e mrekullueshme. Një gjë të tillë nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Kam parë njerëz të cilët në duart e tyre mbanin uratë dhe fotografi të Nënës Tereze. Shumë prej tyre qanin, pra ishte një ditë e mire për t’u thelluar në meditim, ashtu siq veproi edhe Nënë Tereza. Momente vërtet mbresëlënese.

Zef Marku, Zagreb – Kroaci: Ky personalitet, simbol i humanizmit, e cila më thëniet filozofike jetësore është figura numër një e shekullit të 20-të. Pata mirësinë ta takoja në Zagreb, në vitin 1981 dhe 1982. Takimet më të më ka lënë mbresa ta pashlyeshme. Më kujtohet trupi i saj, fytyra, këmbët, një palë sandale që i kishte, pa çorapë. Nënë Tereza dje ishte një oqean me plot dashuri, sot një e lumtur në qiell. Nuk di në botë edhe një person që ka më tepër dashuri për secilin njeri, për secilin komb dhe me të vërtet është Nëna e Nënave me përmasa botërore.

Genc Leka, publicist nga New Yorku: Në vitin 1998 unë kam bërë një libër mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Sot jam tepër i lumtur që isha prezent në këtë ceremoni madhështore të beatifikimit, bile jam i lumtur edhe për faktin që procesi i lumturimit të humanistes sonë të madhe u përshpejtua dhe kreu i kishës katolike lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Sot, Papa Gjon Pali i II-të tre vjet e gjysëm pasi Selia e Shenjtë ka hulumtuar dhe studiuar veprimtarinë e humanistës shqiptare, beatifikoi Nënë Terezën, në këtë të diel kur kujtojmë misionarët nga e gjithë bota.

Tush Bisaku, Hamburg – Gjermani: Më kujtohet para 6 vjetësh gjatë varrimit të Nënë Terezës në Kalkutë e gjithë ajo prominencë botërore, njerëz të kishës dhe artit, shkencës dhe politikës, të cilët i jepnin lamtumirën e fundit trupit të pajetë të kësaj gruaje me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, të cilës iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur për njerëzimin dhe kjo dashuri e saj na ka mbledhur sot këtu në sheshin e shën Pjetrit të kremtojmë beatifikimin e kësaj figure shumë dimensionale. Besoj se ka për të kaluar një kohë e gjatë derisa këtu të ketë një tubim të tillë madhështor, si ky për lumturimin e Nënë Terezës.

Nikollë Kuzhnini, Zvicër: Unë mendoj se kjo për popullin shqiptar është një fitore shumë e madhe dhe shpresoj se edhe ne si shqiptar do të dimë të vlerësojmë lumturimin e saj.

Ndrec Radi, Hamburg - Gjermani: Ceremoni dhe rituale të këtij lloji nuk kam parë deri më tash. Nderim i vërtet i veprës madhështore të nobelistës shqiptare, e cila ishte në shërbim të Zotit dhe njerëzimit, në shërbim të të varfërve dhe të pastrehëve, pran të sëmurëve dhe kërbuleve, gjithmonë aty ku kërkohej bamirësia dhe dashuria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Sat Feb 12, 2011 10:09 am

E Lumja Nënë Tereza: Lutu për ne[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nënë Terezë   Today at 3:44 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nënë Terezë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) BOTA SHPIRTËRORE (¯`♥´¯) :: KOMUNITETI KATOLIK-
Kërce tek: