PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Videoja”, ekspertët amerikanë zbulojnë aferën e Priftit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: “Videoja”, ekspertët amerikanë zbulojnë aferën e Priftit    Sat Feb 12, 2011 1:48 am



Duket se ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, i kanë shkuar huq punët me videon e përgjuar me ish-shefin e tij, Ilir Meta.

Ekspertët amerikanë që kanë hetuar videon e përgjuar, kanë zbuluar se në video është regjistruar edhe vetë Prifti duke marrë ryshfet 70 mijë euro. Prokuroria e përgjithshme ka bërë të ditur se pas ekspertizës që u është bërë materialeve të dorëzuara nga Dritan Prifti, përfshirë edhe kompjuterin e tij Lap Top, është arritur të zbulohet pjesa e regjistrimit në të cilën Prifti kishte regjistruar veten duke marrë 70 mijë euro ryshfet.

Prifti i ka dorëzuar materialet filmike në datën 13 janar, por brenda videos kishte edhe një vetëregjistrim të tij, ku shfaqen edhe dy persona të tjerë duke diskutuar për një aferë prej 70 mijë euro.

Videoja është regjistruar më 11 mars të vitit 2010, periudhë kur është regjistruar edhe videoja me ish-zëvendëskryeministrin Meta. Për këtë arsye, prokuroria kërkoi të shtunën zyrtarisht heqjen e imunitetit për deputetin Prifti, për akuzën e korrupsionit aktiv.

Videoja e transmetuar javë më parë shkaktoi “tërmet” në politikën shqiptare, duke çuar në largimin e Metës nga dy postet qeveritare që mbante.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
“Videoja”, ekspertët amerikanë zbulojnë aferën e Priftit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: