PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 15 minuta i nevojiten trurit që të mësojë fjale të re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: 15 minuta i nevojiten trurit që të mësojë fjale të re   Wed Feb 09, 2011 2:37 am

Trurit i mjaftojnë pesëmbëdhjetë minuta që të mësojë fjale të re, zbulon hulumtimi më i ri. Ajo që është e nevojshme është që fjala të dëgjohet 160 herë në periudhën e dhënë, zbulojnë shkencëtarët nga Kembrixhi. Pastaj truri formon rrjetë të re të neuroneve që janë të obliguar përgjithmonë të mbajnë në mend fjalën e dhënë.

Ky proces zgjat dukshëm më pak se sa është menduar, thonë shkencëtarët. Hulumtimi është kryer me ndihmën e gjashtëmbëdhjetë voluntarëve të cilëve përmes elektrodave të lidhura në kokë u është vëzhguar aktiviteti i trurit.

“Perceptimi – dëgjimi – ndihmon. Voluntarët tanë nuk kishin nevojë të përsërisin fjalët”, shpjegojnë shkencëtarët.

Ata shtojnë se ky hulumtim do të ndihmojë dukshëm në shërimin e shpejtë të njerëzve që kanë përjetuar lëndime në tru, siç janë pacientët që kanë përjetuar goditje në tru, sepse tretmani e përmirëson aktivitetin e trurit. Aktiviteti i ardhshëm i shkencëtarëve është që ta zbatojnë ndaj pacientëve këtë teori, duke shpresuar të kenë rezultate pozitive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
15 minuta i nevojiten trurit që të mësojë fjale të re
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: