PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Do të jetë djalë apo vajzë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

MesazhTitulli: Do të jetë djalë apo vajzë?   Wed Feb 09, 2011 2:31 am




Të gjithë dëshirojnë ta dinë nëse do të jetë djalë apo vajzë foshnja në barkun e së ëmës. Ekzistojnë edhe disa mite, e edhe disa tregime të vjetra rreth asaj se çfarë gjinie do të jetë foshnja. Çfarë është mit e çfarë realitet kur kemi të bëjmë me gjininë e foshnjës?

Pesha e babait

Miti: Nëse babi i foshnjës “shton” disa kilogramë gjatë shtatzënisë së gruas, foshnja do të jetë vajzë, por nëse nuk shton në peshë aspak, do të jetë djalë.

Realiteti: Ekspertët në Danimarkë besojnë se pesha mund të japë shenja të caktuara. Në hulumtimin në të cilin kishin marrë pjesë rreth 100 etër të ardhshëm, pothuajse secili prej tyre që kishte shtuar në peshë, më pas kishte një vajzë.

Dëshira për ushqimin

Miti: Nëse gruaja nuk mund të ngopet së konsumuari çokollatë dhe sheqer, me siguri se do të lindë një vajzë, por nëse lakmon në ushqim të njelmët, do të jetë djalë.

Realiteti: Shkencëtarët, dëshirën për ushqim e kanë përshkruar si fenomen psikologjik. Roj Pitkin, profesor në universitetin e Kalifornisë, thotë: “Nëse gruaja beson se shtatzënat adhurojnë trangujt, atëherë ajo me siguri se do t’i dëshirojë ata”. Por, shijet e grave janë shumë të zhvilluara në shtatzëni dhe me siguri se do të dëshirojnë aroma të ndryshme.

Pozita e stomakut?

Miti: Nëse stomaku është në pozitë më poshtë, foshnja me siguri do të jetë djalë, por nëse pozita e stomakut është më lart, atëherë foshnja do të jetë vajzë.

Realiteti: Ekspertët mendojnë se mënyra se në çfarë pozite qëndron stomaku i nënës varet nga pesha e fëmijës. Nuk ekzistojnë fakte që tregojnë se vajzat vendosen më lart në mitrën e së ëmës.

Fytyra e nënës

Miti: Nëse fytyra e nënës së ardhshme gjatë shtatzënisë është më e kuqe, atëherë me siguri se ajo do të lindë vajzë.

Realiteti: Një studim në Francë tregon se vajzat, të cilat gjatë periudhës së shtatzënisë kanë pasur akne, atëherë mundësitë që ajo të lindë vajzë janë 90 %.

Të rrahurat e zemrës

Miti: Djali e ka një puls prej 140 të rrahurave në minutë, përderisa pulsi i vajzave do të jetë më i lartë se 140 rrahje në minutë.

Realiteti: Shkencëtarët kanë zbuluar se vajzat posedojnë një ritëm më të shpejtë, por vetëm pas lindjes.

Shputat e ftohta

Miti: Nëse nëna e ardhshme i ka shputat e ftohta akull, atëherë me siguri se do të lindë djalë.

Realiteti: Shputat e ftohta janë shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut. Ndërsa, ekspertët në Gjermani kanë zbuluar se gratë që e mbajnë djalin në stomak, kanë qarkullim më të dobët të gjakut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Do të jetë djalë apo vajzë?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: