PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një ton drogë kapet në Gjirokastër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Një ton drogë kapet në Gjirokastër   Tue Feb 08, 2011 3:01 am



Gjirokastër, 8 shkurt -Plot 1 ton mariuanë është kapur falë një operacioni të koduar me emrin “Kordinata” në Gjirokastër, ndërsa ka përfunduar në pranga një korrier i drogës, kurse 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Droga që vinte nga Lazarati kishte destinacion shtetin grek, njofton Balkanweb.
Zëdhënësi i Policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të ditur se droga u kap në dy automjete që transportonin lëndën narkotike.
Policia kishte grumbulluar informacione në rrugë operative se një grup i mirëorganizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike me shtrirje në disa rrethe, kishin grumbulluar në fshatin Lazarat dhe do të transportonin në drejtim të Sarandës e më pas në drejtim të Greqisë një sasi të madhe lënde narkotike.
Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe si rezultat i një pune disa ditore më datën 7 Shkurt, rreth orës 21.00, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kordinata”, i cili u zhvillua në dy faza dhe konkretisht:
Më datën 6 shkurt, rreth orës 19.00, u finalizua faza e parë e operacionit .
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bazën e informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative se nga fshati Lazarat është nisur një pjesë e ngarkesës me një automjet tip Touareg, menjëherë kanë ngritur shërbimet në aksin rrugor Gjirokastër - Jorgucat. Rreth orës 18.00 në dalje të fshatit Lazarat është konstatuar automjeti Fuoristradë e tipit Wolsvagen Touareg me traga Tr 81 94 R, ne pronësi të shtetasit Ardjan Halili, 41 vjeç, lindur dhe banues ne Tepelene, duke lëvizur në drejtim të Sarandës. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve menjëherë i janë vënë në ndjekje.

Ndjekja ka vijuar përgjatë aksit rrugor Gjirokastër- Jorgucat, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor . Automjeti ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Jorgucatit, por kur ka parë postobllokun e policisë kufitare dhe të policisë rrugore në dalje të Jorgucatit është kthyer me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës, ku është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kudnër Narkotikëve . Duke parë se në hyrje të Dervicjanit ishte ngritur një postobllok tjetër automjeti është futur në fshatin Goranxi në një rrugicë dhe duke përfituar nga errësira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar .
Nga këqyrja e automjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 180 kilogramë lëndë narkotike mariuanë. Policia njofton se drejtuesi i automjetit është evidentuar dhe shpallur në kërkim .

Operacioni më pas ka vijuar më datën 7 shkurt, kur rreth orës 21.00.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në vijim të informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative në lidhje me vazhdimin e trafikut të lëndëve narkotike nga ky grup, kanë marrë informacion se nga fshati Lazarat rreth orës 20.30 minuta të datës 7 shkurt, është nisur pjesa tjetër e ngarkesës me një automjet Ford Transit dhe po lëvizte në drejtim të Sarandës, menjëherë shërbimet e Sektorit Kundër Narkotikëve i janë vënë në ndjekje ku pas disa minutash është bërë bllokimi i automjetit dhe i drejtuesit të mjetit.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Artan Bresha 35 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Sarandës me automjetin e tij tip Furgon Tranzit me targa TP 07 65 B, me plot 820 kilogramë lëndë narkotike të llojit mariuanë .
Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër natriban në pako me peshë të ndryshme dhe ishte vendosur në brendësi të furgonit , pasi pjesa mbrapa s’kishte sedilje, (furgoni shërbente për transport mallrash), si dhe një sasi u gjet poshtë pjesës së sediljes së parë të pasagjerit.
Pas llogaritjes së dy fazave të operacionit, sasia e sekuestruar e mariuanës arriti rreth 1 Ton.

Në bazë të informacioneve, policia ka shpallur në kërkim 3 persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore. Policia bën të ditur se shtetasi i arrestuar në flagrancë është një nga pjesëtarët e grupit , si dhe i afërm i drejtuesit të automjetit Fuoristradë e tipit Ëolsvagen Touareg me traga TR 81 94 R që u bllokua në fazën e parë të operacionit.

Nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve po vijon puna për kapjen e tre shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.


_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Një ton drogë kapet në Gjirokastër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: