PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mungon një automatik i Gardës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Mungon një automatik i Gardës    Mon Feb 07, 2011 9:39 pm

Një automatik model MP5, një prej armëve me të cilat është hapur zjarr në demonstratën e 21 janarit nuk i është nënshtruar ekspertizës balistike, raportoi të martën e përditshmja Mapo, ndërkohë që është bërë e ditur se po hetohen edhe dëshmitë për dhënie parash për pjesëmarrje në protestë.

Sipas gazetës, një automatik i tillë i marrë në dorëzim nga njëri prej efektivave të Gardës së Republikës përpara demonstratës nuk është vënë në dispozicion të hetimeve të Prokurorisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kësaj të fundit.

Burime të Prokurorisë i kanë thënë gazetës se pas sekuestrimit të planit operacional dhe librave të shërbimit të Gardës më 21 janar, prokuroria ka kërkuar edhe vënien në dispozicion të hetimit të të gjitha armëve që janë tërhequr ditën e demonstratës. Referuar planifikimit të shërbimit, rezulton se janë tërhequr të paktën 50 automatikë MP5 nga efektivët e Gardës.

Ndërkohë, sipas këtyre burimeve, garda ka vënë në dispozicion të hetimeve vetëm 49 automatikë të këtij modeli që përdor predha të kalibrit 9mm. Sipas Mapos nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga ana e Gardës së Republikës për këtë çështje, ndërsa prokurorët dyshojnë se bëhet fjalë pikërisht për armën që vrau Ziver Veizin më 21 janar disa metra larg portës nr. 1 të Kryeministrisë.

Prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë modelin e armës me të cilin janë vrarë tre viktimat e tjera të 21 janarit, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.

Prokuroria po heton edhe dëshmitë mbi pagesat e shpërndara për demonstruesit gjatë 21 janarit. Sipas Mapos, Jetmir Prenga, një ndër personazhet e shfaqura edhe në pamjet filmike duke qëlluar mbi policinë ka deklaruar në ambientet e paraburgimit se persona të panjohur i kanë paguar 10 mijë lekë të reja për të marrë pjesë në demonstratë.

Mapo citon Prengën të ketë thënë se “një person nga Laçi të cilin unë nuk e njoh më ka kërkuar të marr pjesë në protestë dhe më ka paguar 10 mijë lekë”. Prenga e ka bërë deklaratën në ambientet e paraburgimit, ku u dërgua pas arrestimit në banesën e tij në Lezhë.

Thuajse të njëjtën deklaratë kanë bërë edhe dy të rinj nga zonat e Malësisë së Mbishkodrës. Ata mësohet të kenë thënë se dikush u ka kërkuar të qëndrojnë katër ditë në demonstratë kundrejt një pagese ditore prej 5 mijë lekësh.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Mungon një automatik i Gardës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: