PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë   Sun Feb 06, 2011 8:02 pm



Tiranë, 6 shkurt - Prokuroria vazhdon hetimet intensive në lidhje me demonstratën e 21 janarit. Sipas burimeve jozyrtare, konfirmohet se numri i gëzhojave të sekuestruara deri më tani është 2 326, një shifër kjo që mendohet se nuk është e gjitha ajo që është qëlluar të premten e 21 janarit, raporton TCH.
Këqyrja e vendit të ngjarjes u bë të paktën 3 orë pasi ishin kryer katër vrasjet në sheshin përpara Kryeministrisë.
Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kanë ndodhur në harkun e një minute, pak pasi ora kishte kaluar 16:00.
Megjithatë, ende është e vështirë të përcaktohet se cila armë e ka kryer qitjen, për arsyen se armëve ende nuk u është bërë një ekspertizë balistike.
Por, duket se Garda e Republikës mbetet një bordurë e ngritur ndaj hetimeve, pasi sipas të njëjtave burimeve, thuhet se Garda refuzon të japë edhe regjistrimet e bëra nga 25 radiomarrëset e përdorur prej tyre gjatë 21 janarit.
Por, prokuroria disponon të paktën planin e veprimit për ruajtjen e mitingut të opozitës më 21 janar, ku është përcaktuar edhe momenti se kur mund të përdoreshin armët. Kjo është një ndër provat materiale më të vlefshme deri më tani në duart e organit të akuzës.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Hetimet për 21 janarin, vrasjet për 1 minutë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: