PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDK, kampione për shpenzime në fushatë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: PDK, kampione për shpenzime në fushatë   Sun Dec 05, 2010 8:07 pm

Prishtinë, 5 dhjetor (E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, janë dy partitë që janë duke shpenzuar më së shumti në promovimin e tyre në gazeta dhe portale.
Në një raport të Demokracisë në Veprim, për katër ditë vetëm në gazeta, partitë politike kanë shpenzuar 59 mijë e 398 euro, ndërsa në portalet apo agjencitë në internet 9.600 euro.
Sipas Driton Selmanajt, përfaqësues nga Demokracia në Veprim, Partia Demokratike e Kosovës prinë e para për nga shpenzimet promovuese në shtypin ditor me 35.230 euro duke u pasuar nga AKR me 14.389 euro dhe LDK me 4.264 euro, FER 3 mijë e 007 euro, AAK 1 mijë e 531 euro, LDD 974 euro, ndërsa Vetëvendosja nuk ka shpenzuar fare në gazeta..
Bazuar në të dhënat e këtij hulumtimi, PDK prin me shpenzime promovuese edhe në portalet dhe agjencitë informative në internet me 3.400 euro, pasuar nga LDK me 2.850 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 1.200 euro, shtoi më tej z. Selmanaj.

Epoka e Re, Zëri dhe Express janë tri gazetat që më së shumti kanë reklama nga partitë politike.

Demokracia në Veprim ka angazhuar 70 vëzhgues afatgjatë për monitorimin e fushatës zgjedhore si dhe 63 vëzhgues për monitorimin e kostos financiare të fushatës zgjedhore.
Në konferencën për media, përfaqësues të Demokracisë në Veprim kanë shpalosur edhe raportin për katër ditët e fushatës, proces të cilin me gjithë incidentet e paraqitura, e kanë vlerësuar si normal dhe demokratik.
Të dhënat e prezantuara nga Demokracia në Veprim kanë të bëjnë me disa veprime apo aktivitete të subjekteve politike, që vlerësohen se janë në kundërshtim të plotë me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Albulena Sadiku, anëtare e Bordit e Demokracisë në Veprim përmendi disa të dhëna të cilat janë evidentuar në disa nga tubimet e subjekteve politike siç janë: Veprimet e ndaluara për shërbyesit civilë, vendosja e materialit propagandues në objektet publike, përdorimin e fëmijëve në aktivitetet elektorale, dëmtimin e materialeve propaganduese nga ana e subjekteve politike, mos paraqitja e kalendarit të aktiviteteve në KKZ etj.
Më 12 dhjetor, në Ditën e Zgjedhjeve do të jene të angazhuar rreth 5.000 vëzhgues që do të monitorojnë në dy ndërrime procesin e votimit dhe të numërimit. DnV do të ketë të angazhuar edhe vëzhgues në ekipe mobile për tu ofruar mbështetje vëzhguesve statik në bazë të nevojave të caktuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
PDK, kampione për shpenzime në fushatë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: