PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi e Thaçi urojnë homologët e tyre shqiptarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Krasniqi e Thaçi urojnë homologët e tyre shqiptarë    Sat Nov 27, 2010 2:13 am

Prishtinë, 27 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup
Krasniqi uroi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
“Dëshiroj t’Ju përcjell përshëndetjet e mia më miqësore dhe, me këtë rast, kam
kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës si
dhe në emrin tim, t'ju uroj Juve dhe popullit të Republikës së Shqipërisë Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.
Në këtë ditë feste, kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata atdhetarë dhe luftëtarë shqiptarë, që me aftësi e mençuri të rrallë dhe me veprën e tyre të pavdekshme, i kthyen shqiptarëve shtetin dhe identitetin kombëtar”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Krasniqit dërguar Topit. .
Me këtë rast, edhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka përgëzuar Sali Berishën, kryeministër i Shqipërisë.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ua uroj 98 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, festën më të dashur për shqiptarët kudo që jetojnë.
Kjo festë e gjen kombin shqiptar më të përgatitur dhe më të sigurt se asnjëherë më parë në rrugën e realizimit të idealeve të tij.
Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen të arriturave të Shqipërisë, duke besuar se së shpejti edhe Kosova do të përmbushë të gjitha parakushtet për t’u bërë anëtare e denjë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, thuhet pos tjerash në mesazh.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Krasniqi ka uruar sot edhe të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit.
“Sa herë vjen 28 Nëntori, kjo ditë e shënuar e historisë sonë, mendjet dhe zemrat na bëhen të njënjëshme rreth shenjës, simbolit, flamurit, pa pasur nevojë për shpjegime heraldike. Në këtë ditë merr fillesë rruga e mundimshme, e vuajtshme, po edhe e
lavdishme dhe e dinjitetshme e aspiratës së lirisë sonë dhe bëhet Festë”, thuhet në këtë mesazh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Krasniqi e Thaçi urojnë homologët e tyre shqiptarë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: