PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Në PDK Thaçi e ka fjalën e fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Në PDK Thaçi e ka fjalën e fundit   Sun Jan 30, 2011 10:34 pm

Raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it i vitit 2004 flet se në Partinë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e ka fjalën e fundit për gjithçka.

Në këtë raport, një kopje të të cilit e ka gazeta Koha Ditore, ku flitet për mënyrën se si funksionojnë mes vete Hashim Thaçi me Xhavit Halitin, KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse aty përshkruhen edhe metodat se si krerët e PDK-së janë munduar të kamuflojnë para publikut në situata të ndryshme.

“Haliti dhe Thaçi janë përpjekur të mos krijojnë raporte të afërta me njëri-tjetrin, sidomos para medieve. Mirëpo ata kanë takime private dhe një komunikim shumë të afërt mes vete. LDK-ja beson se për momentin Xhavit Haliti është njeriu më i rrezikshëm për zhvillimin e Kosovës. Në PDK, Thaçi është njeriu më i fuqishëm, gjë për të cilën nuk ka mëdyshje. Në diskutime Thaçi e ka fjalën e fundit, por Haliti është ai që merret me çështje praktike”, thotë raporti.

“Haliti nuk guxon ta anashkalojë Thaçin, sepse di shumë gjëra për të dhe Haliti e di këtë. Thaçi ka informacione për Halitin prej kohës kur ka qenë udhëheqës i UÇK-së dhe të gjitha informacionet koncentroheshin tek ai. Nëse Thaçi do t’ia drejtonte gishtin Halitit, Haliti e di se nuk do të ketë mundësi që ta mbrojë veten”, thuhet në raport.

Tutje raporti vë në pah se lidhjet e Halitit me SHIK-un dhe me njerëzit e politikës në Shqipëri ia garojnë atij pozicionin politik në Kosovë dhe i japin pozitë me ndikim.

Gazeta shkruan se është përpjekur që të marrë një prononcim të dielën nga Xhavit Haliti, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Ish nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, aktualisht anëtar i Kryesisë së kësaj partie, ka thënë që ai edhe teknikisht e ka pasur të pamundur të jetë në dijeni që partia e tij i ka ofruar të dhëna KFOR-it për PDK-në, ngase në atë kohë ka qenë kryetar i komunës së Gjilanit.

Në anën tjetër, këtë të shtunë KFOR-i ka bërë të ditur se ka ngritur një Komision hetimor, i cili do të verifikojë shkrimet e fundit të medieve të huaja, të cilat etiketojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së si udhëheqës të krimit të organizuar, duke iu referuar dokumentit sekret të KFOR-it, të vitit 2004.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Në PDK Thaçi e ka fjalën e fundit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: