PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës   Sat Jan 29, 2011 8:21 pm



Prishtinë, 29.01.2011(22.00)
Një delegacion nga Guinea-Bissau i udhëhequr nga përfaqësuesi i presidencës së këtij vendi, kolonel Braima Sanha, po e viziton Kosovën, ndërsa qëllimi parësor i vizitës është zyrtarizimi i njohjes që ky shtet i ka bërë Kosovës me 13 janar të këtij viti, thuhet në një njoftim për media të AKR-së.
Në njoftim bëhet e ditur se Sanha ka sjellë notën verbale të njohjes të cilën do ta dorëzojë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, dhe se delegacioni është pritur në selinë e AKR-së nga nënkryetari për marrëdhënie me Jashtë, Ibrahim Gashi, i cili në emër të kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli, ka falënderuar përfaqësuesin e Guineas dhe popullin e Guineas për mbështetjen që i kanë dhënë shtetit të Kosovës përmes njohjes.
Ndërkaq, Sanha ka shprehur respektin që ka për popullin e Kosovës dhe deklaroi se vendi i tij ka mbështetur vullnetin legjitim të popullit të Kosovës për pavarësi. Ai është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, priti në një takim përfaqësuesin e presidentit të Guinea-Bissaut, kolonel Braima Sanha, i cili solli letrën e njohjes që ky shtet bëri Kosovës me 13 janar 2011.
Çitaku falënderoi presidentin dhe popullin e Guinea-Bissau për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për themelimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ajo theksoi se “populli i Kosovës ka kaluar në sakrifica të njëjta sikurse populli i juaj duke u çliruar nga një regjim despotik”, dhe theksoi nevojën që Guinea-Bissau të jetë një zë i fuqishëm përkrahës i Kosovës, në radhë të parë ndër shtetet e Afrikës Perëndimore, por edhe kontinentit Afrikan në përgjithësi.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Guinea Bisao njeh pavarësinë e Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: