PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Së paku 35 të vrarë në Egjipt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Së paku 35 të vrarë në Egjipt    Sat Jan 29, 2011 12:31 am

Kajro, 29 janar – Në demonstratat kundërqeveritare në Egjipt gjatë kësaj jave janë vrarë 10 policë dhe 25 demonstrues, njoftoi sot agjencia amerikane e lajmeve AP, duke iu referuar përfaqësuesve anonimë të shërbimeve egjiptiane të sigurimit.

Sipas po këtyre burimeve, janë plagosur 750 policë dhe 1 500 pjesëmarrës të protestave, por numri i viktimave do të mund të jetë shumë më i madh, pasi që nuk janë të njohura të dhënat nga spitalet e tjera anembanë Egjiptit.

Presidenti Hosni Mubarak të premten ka njoftuar se shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend, shpërbën qeverinë dhe qet ushtrinë në rrugë, në mënyrë që të vendoset paqja, mirëpo demonstratat kanë vazhduar edhe sot.

Raportet e fundit nga Kajroja flasin se demonstruesit kanë depërtuar dhe kanë marrë nën kontroll televizionin shtetëror, si dhe Ministrinë e Brendshme dhe pothuaj 60 për qin d të stacioneve policore në tërë vendin.

Në fjalimin e parë të tij pas fillimit të demonstratave, 82-vjeçari Mubarak njoftoi se do të formojë qeveri të re, pastaj se do të ketë gjyqësi të pavarur, liri më të mëdha dhe reforma të nevojshme ekonomike e politike. Mirëpo, nuk tha se do të plotësojë kërkesën kryesore të protestuesve, të largohet nga posti i presidentit të shtetit.

“Me kolegët e mi sot do të kthehem në rrugë, ku do të luftojmë për ndryshime”, tha Mohamed el Baradei, fitues i çmimit Nobel për paqe dhe ish drejtor i Agjencisë ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
”Mubarakut do t’ia përcellim porosinë se duhet të largohet”, tha el baradei për TV France 24. Ai shtoi se protestat do të përshkallëzohen më tutje, sepse presidenti nuk po i kupton kërkesat e popullit. “Fjalimi i tij ishte plotësisht zhgënjyes. Protestat do të vijojnë deri në rënien e plotë të regjimit të tashëm”,

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Së paku 35 të vrarë në Egjipt    Fri Jun 08, 2012 8:49 pm

e tmersshme;qe ndodhin ngjarje te tilla;jan shum te trishta qe ndodhin ngjarje te tilla

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Së paku 35 të vrarë në Egjipt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: