PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marty mbron UÇK-në, akuzon krerët e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Marty mbron UÇK-në, akuzon krerët e saj   Fri Jan 28, 2011 9:34 pm


Pavarësisht se çka thuhet për të në Kosovë apo Shqipëri, në Strasburg dhe jo vetëm në Këshillin e Evropës, senatori zviceran Dick Marty gëzon respekt të madh. Rezoluta që kërkon “hetime për trajtim çnjerëzor dhe trafikim ilegal të organeve njerëzore në Kosovë”, e mbështetur në raportin e tij, u miratua me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

sh-kryeprokurori zviceran ditëve të fundit duket se kërkon të ndërtojë kredibilitet edhe te shqiptarët. Në çdo intervistë që ka dhënë, përfshirë edhe ato për mediet serbe e shqiptare, Marty ka thënë e ripërsëritur se ai nuk ka asgjë kundër Kosovës dhe popullit të saj.

Në një intervistë për tri të përditshme kosovare, Marty shkon edhe më tej duke vlerësuar ushtarët e UÇK-së si luftëtarë të lirisë.

“Në raportin tim kam thënë që shumë prej ushtarëve të UÇK-së kanë luftuar në mënyrë patriotike për lirinë e vendit të tyre, por fatkeqësisht, askush në media nuk e citon këtë pjesë”, thotë Marty gjatë intervistës që e botoi Zëri të shtunën.

Senatori zviceran kërkon vëmendje te pjesa e raportit e titulluar “Të gjetura të detajuara të hetimit”, në pikën 32, ku thuhet: “Derisa, padyshim ka pasur ushtarë të shumtë të guximshëm në radhët e UÇK-së që kanë qenë të gatshëm të shkojnë në frontin e luftës e të përballen më vështirësi të mëdha dhe nëse do ishte e nevojshme edhe të vdesin për mëmëdheun e pavarur shqiptar të Kosovës, këta luftëtarë nuk kanë qenë domosdoshmërisht shumicë”.

Pas insistimit të gazetarëve kosovarë se raporti i tij ka ofenduar ndjenjën patriotike të kosovarëve, duke kriminalizuar UÇK-në, Marty sugjeron që “të lexohet raporti i tij edhe njëherë”, për të bërë dallimin në mes të asaj që e thotë për disa udhëheqës të Kosovës e asaj që e thotë për popullin e saj.

“Gar nicht” (Asgjë), thotë në gjermanisht Marty, nuk mund të bëjë administrata aktuale e Kosovës për hetimin e disa liderëve të Kosovës. “Kur dikush bën apo është pjesë e politikës, ai person jo vetëm që nuk duhet të jetë kriminel, por as i dyshuar, ndryshe besimi i popullatës në institucione zhduket”, vlerëson Marty derisa flet për akuzat që u ka bërë disa prej politikanëve të Kosovës si udhëheqës të krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal të organeve. “Në vitin 1999, New York Times dhe The Guardian kanë raportuar për veprimtarinë kriminale të atij që tani është kryeministër i Kosovës. Pse atëherë nuk është reaguar”, pyet Marty?

Senatori zviceran kujton se artikujt e këtyre dy gazetave atëbotë kanë qenë të mbështetura në raportet e Shërbimit Hetues Amerikan, FBI.

Në vitin 1999, gazeta amerikane The New York Times kishte raportuar për përfshirjen e Hashim Thaçit dhe njerëzve të afërt të tij në vrasjen e kundërshtarëve politikë. Në këtë raport janë përmendur emrat e Ahmet Krasniqit si dhe gazetarit Ali Ukaj.

Senatori zviceran nuk ka shumë besim as te misionet e shumta ndërkombëtare që ekzistojnë në Kosovë. Marrëdhëniet në mes të disa politikanëve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve i vlerëson “të çuditshme”. Kjo është arsyeja pse ai nuk është tërësisht i bindur që edhe EULEX-i mund të bëjë hetimet.

“Në Kosovë po ndodhin gjëra të çuditshme, si për shembull fakti që këshilltari kryesor i Haradinajt është një amerikan, ish- numri dy i UNMIK-ut. Kjo nuk është kundër ligjit, por është diçka e çuditshme. Edhe Thaçi tani ka ish-zyrtarë të UNMIK-ut që janë pjesë e grupit të tij, prandaj marrëdhëniet mes zyrtarëve ndërkombëtarë dhe vendasve nuk kanë bazë të shëndoshë”, vlerëson Marty.

Seantori zviceran e pranon megjithatë se popullin shqiptar, në disa zona ku jetojnë ata, i ka vlerësuar se funksionojnë mbështetur në organizime klanore. Ai mundohet të mos mbajë përgjegjësi rreth përqendrimit të vëmendjes së tërë botës në akuzën që ka bërë për trafikim organesh. Ai vlerëson se pjesa më e rëndë e akuzave të tij ka të bëjë me krimin e organizuar.

“Kosova është vetëm një shpërfaqje e këtij fenomeni, ndërkaq në krye të punës janë banda ndërkombëtare që kanë rrjet ndërkombëtar”, u thotë medieve kosovare senatori zviceran.

Për Kosovën, sipas ish-kryeprokurorit të Zvicrës, sa i përket akuzave për trafikim organesh, janë gjetur dëshmitarë të rinj, mirëpo Marty vlerëson se përdorimi i tyre është i pamundshëm “pa krijuar mbrojtje adekuate për dëshmitarët”, thotë Marty.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Marty mbron UÇK-në, akuzon krerët e saj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: