PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 RG7204, ilaçi që ngadalëson kancerin e lëkurës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: RG7204, ilaçi që ngadalëson kancerin e lëkurës    Fri Jan 28, 2011 9:29 pm

Shkencëtarët kanë prodhuar një ilaç të ri, i cili ngadalëson përhapjen e kancerit të lëkurës. Sipas një lajmi të BBC-së, në eksperimentin e realizuar me mbi 680 të sëmurë në spitalin Royal Marsden në Londër, është testuar një ilaç i ri që lufton qelizat e këqija të kancerit. Bëhet e ditur se ilaçi është efektiv për të sëmurët me melanomë. Sipas studimit të pranuar nga ana e Vakëfit për Kërkim të Kancerit, akoma nuk është marrë licenca e ilaçit. Por, specialistët shpresojnë se eksperimenti do të ndikojë në ndryshimin e shpejtë të situatës, shkruan gazeta elektronike Start.
Duke pohuar se sëmundja e melanomës është një nga sëmundjet më të përhapura në grup moshat 15-34 vjeç në Angli, studiuesit thanë se mesatarja e këtij lloj kanceri po rritet më shpejt se llojet e tjera. Nëse kanceri diagnostikohet herët, mund të kurohet, por mundësia e shpëtimit është shumë e ulët nëse kanceri përhapet. Ilaçi i ri lufton gjenin BRAF, i cili nxit kancerin e keq. Ilaçi me emrin "RG7204" pengon këtë gjen dhe ndihmon në zvogëlimin e tumoreve deri në 70 për qind.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
RG7204, ilaçi që ngadalëson kancerin e lëkurës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: