PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi premton “pako të re stimuluese për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Thaçi premton “pako të re stimuluese për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”   Sun Dec 05, 2010 1:20 am

Prishtinë, 5 dhjetor - Në një konferencë për media, të mbajtur sot në selinë qendrore të PDK-së, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka prezantuar pakon e re stimuluese për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Sipas një komunikate të PDK-ë, Thaçi ka thënë se “gjatë mandatit tre vjeçar kemi bërë reformën e politikave fiskale dhe kemi zvogëluar normën e tatimit në fitim për 50%, me qëllim të krijimit të një ambienti të favorshëm për biznes dhe sidomos për bizneset prodhuese, agro-biznesin, si dhe bizneset fillestare.
Me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar dhe rritjes së punësimit, ne do të vazhdojmë me këto reforma që mbështeten nga:
1. Lirimi nga tatimi në fitim të korporatave
• Për të gjitha ndërmarrjet e reja që investojnë mbi 5 milion euro dhe krijojnë 100 vende pune për 5 vitet e para të afarizmit lirohen nga pagesa e tatimit ne fitim.
• Ndërmarrjet që investojnë deri në 3 milion euro dhe punësojnë mbi 50 puntorë do të lirohen në 3 vitet e para të afarizmit nga pagesa e tatimit në fitim.
• Ndërmarrjet që investojnë mbi 1 milion euro dhe hapin 20 vende e reja pune do të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim për 2 vitet e para të afarizmit.

2. Subvencionimi i kamatave për agrobiznes
• Me qëllim që të përkrahet ky sektor, i cili gjeneron vende të reja të punës, përmirson bilancin tregtar, njëkohësisht zëvendëson importin me produkte vendore, do ta bëjmë subvencionimin e kamateve për këtë sektor me qëllim të zvogëlimit të normës së interesit, që paguhet për kreditë nga bankat komerciale

3. Lirimet nga doganat

• Me qëllim të përkrahjes të ndërmarrjeve prodhuese dhe stimulimit për produkte vendore do të lirohen nga pagesa e doganës lëndët e para dhe amballazhi

4. Përshkallëzimi i TVSH-së

• Me qëllim të ruajtjes së standardit të qytetarëve të Kosovës, sidomos të kategorive më të rrezikuara dhe përshtatjes së normave të TVSH-së me vendet e regjionit, do të aplikohet TVSH-ja me norma të diferencuara. Për produktet siç janë: buka, mielli, qumështi, sheqeri, vaji, uji i pijshëm, energjia elektrike, do të zvogëlohet norma e TVSH-së në 9% dhe për produktet tjera norma standarde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Thaçi premton “pako të re stimuluese për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: