PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vetëm 2% menaxhohen nga gratë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Vetëm 2% menaxhohen nga gratë   Fri Jan 28, 2011 1:54 am

Një numër i vogël i grave në Kosovë janë pronare të ndonjë ndërmarrjeje private, thonë vetë menaxhere të kompanive dhe përfaqësuese të grave në këtë sektor. Sipas tyre, mungesa e financave dhe mospërkrahja nga autoritetet kompetente, kanë bërë që përqindja e grave të përfshira në biznes të jetë shumë e ulët. Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë në dorëheqje, thonë se vazhdimisht ka pasur aktivitete që kanë të bëjnë me rritjen e interesimit të grave për t’u përfshirë në këtë fushë.

Në Kosovë vetëm 2 për qind e kompanive private menaxhohen nga gratë, thonë përfaqësuese të grave në biznes. Në mesin e kësaj përqindjeje, hyn Dhurata Bardoniqi, menaxhere e dy kompanive ndërtimore “Arcing” dhe “Uni-Projekt”. Zonja Bardoniqi tregon problemet, me të cilat ballafaqohet gjatë punës së saj.

“Problemi kryesor janë bankat, kreditë bankare për të bërë hapjen e bizneseve, ose për të zgjeruar bizneset, sepse biznesi është shumë i vogël dhe vjen duke u rritur. Femra ka më shumë probleme, për arsye se femra nuk ka hipoteka, nuk ka mbështetje, e ai është problemi kyç”.

“Nuk është bërë një politikë e tillë për biznes, ajo duhet të bëhet nga qeveria që përkrah zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thotë zonja Bardoniqi.

Në Kosovë ekziston organizata joqeveritare “Gratë në biznes”. Kjo organizatë tashmë ka identifikuar disa pengesa që ndalojnë gratë në realizimin e ideve dhe nismave të tyre për menaxhimin e një biznesi.

Hamide Latifi, udhëheqëse e kësaj organizate, tregon problemet e grave në këtë sektor:

“Pjesa kryesore është mungesa e dijes në fushën e biznesit, po ashtu mungon edhe pjesa e përvojës, mungesa e financave. Shumë gra, pavarësisht ideve, dëshirave dhe vullnetit të madh, nuk kanë të mira materiale që ta startojnë iniciativën e tyre për shkak të shkurtesës së mjeteve materiale”.

Në mënyrë që përfshirja e grave në biznes të jetë më e lartë, Mirlinda Kusari - Purrini, kryetare e Shoqatës Afariste të Gruas, kërkon nga autoritetet kompetente që të krijohen politika favorizuese dhe lehtësuese për fillimin e një biznesi të ri.

“Të krijohen ato mundësi, qoftë nga qeveria qendrore, qoftë nga ajo lokale, që t’u krijojnë ato kushte në lehtësimin e taksave dhe gjërave të tjera, me të cilat ato përballen gjatë rrugëtimit të tyre”, thekson zonja Kusari-Purrini.

Edhe zyrtarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë pranojnë se numri i ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë është shumë i vogël, por, sipas tyre, në fokus të të gjitha aktiviteteve të kësaj ministrie, është rritja e interesimit të grave për t’u përfshirë në biznes.

Lidhur me këtë, Naser Graiçevci, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shpjegon më shumë:

“Në të gjitha programet, fillojmë prej studimeve, studentet (femrat) kanë një përqindje më të lartë sesa studentët (meshkujt), apo në programet e biznes-planeve, në të cilat femrat kanë përparësi. Dhe, po them se në të gjitha projektet që fokus kanë gruan - në programet e agjencisë, gratë janë kategori që kanë privilegje”.

Sidoqoftë, sipas përfaqësueseve të grave në biznes, përveç mungesës së mjeteve financiare dhe hipotekës, paragjykimet e shoqërisë se një grua mund të jetë menaxhere e suksesshme, ndikon në këtë fushë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Vetëm 2% menaxhohen nga gratë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: