PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aeroporti në hipotekë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Aeroporti në hipotekë   Fri Jan 28, 2011 1:52 am

Kompania Limak e ka futur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës hipotekë në një bankë turke, në emër të një kredie prej 85 milionë eurove. Kredia është marrë për ta menaxhuar Aeroportin, i cili i kalon nën menaxhim konsorciumit Limiak-Lyon më 17 shkurt të këtij viti. Palë në marrëveshje nuk është asnjë institucion kosovar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është futur hipotekë në një institucion financiar në Turqi. Bëhet fjalë për bankën turke Vakifbank, e cila i ka dhënë 85 milionë euro kredi kompanisë Limak për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi, sipas së cilës kërkesa për kredi është bërë nga kompania Limak.

Ndërkaq, kjo e fundit së bashku me kompaninë franceze “Lyon” e kanë fituar garën për ANP-në dhe e marrin zyrtarisht në menaxhim atë më 17 shkurt.

“Si një garanci për kredi është shënuar në kontratë se është i tërë Aeroporti i Prishtinës”, tregon kjo agjenci.

Më tej, aty thuhet se edhe pse “Limak” ka Aeroportin e vet në Lion të Francës, banka që ka lëshuar kredinë e ka pranuar në hipotekë vetëm Aeroportin e Prishtinës.

Për më tepër, bëhet e ditur se për këtë punë është vendosur vetëm mes bankës turke dhe kompanisë, pa “izën” e ndonjë institucioni kosovar.

“Marrëveshja mbi këtë kredi do të nënshkruhet ditën e sotme në Turqi”, citon burimet e saj agjencia turke.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk dinë gjë për këtë punë, me arsyetimin se nuk kanë qenë palë në procesin e koncesionimit.

Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka qenë e njoftuar rreth rrjedhës së procesit të sigurimit të financimit për këtë projekt. Ilir Rama, këshilltar për marrëdhënie me publikun, thekson se sigurimi i financimit të këtij projekti është një nga kushtet paraprake që duhet të përmbushet nga partneri privat.

“Konzorciumi Limak-Lyon i ka plotësuar kriteret financiare në fazën e kërkesës për kualifikim dhe fazën e kërkesës për propozim. Praktikë ndërkombëtare është që shumica e investimeve kapitale të bëhen nga mjetet e siguruara nga institucionet financiare”, tha Rama.

Sipas tij, ANP’ja do të kalojë nën menaxhimin e partnerit privat vetëm pas përmbushjes së kushteve paraprake, që janë të parapara në këtë marrëveshje.

Gjithashtu, Express ka mësuar se një delegacion nga kjo ministri gjendet në udhëtim zyrtar në Turqi. Por, nuk dihet saktësisht se cili është qëllimi i kësaj vizite.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se borxhet janë format më të zakonshme financuese të kompanive ndërkombëtare, prandaj edhe nuk duhet të shihet si shumë brengosëse. Ajo çka është më rendësi, sipas tij, është që kompania Limak ka marrë në obligim realizimin e objektivave të nënshkruara në kontratë.
“Prandaj mënyra e realizimit të këtyre objektivave është kompetencë dhe përgjegjësi totale e saj”, thotë Abdixhiku.

Gjithsesi, ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet të realizohen pritjet e koncesionimit. Me theks të veçantë investimet kapitale në vlerë prej 120 milionë eurosh për 20 vitet e ardhshme si dhe marrjen e mesatarisht 40 për qind të qarkullimit të këtij projekti, ashtu siç parashihet me kontratë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës“Adem Jashari” kalon zyrtarisht nën menaxhimin e konsorciumit “Limak – Lyon” më 17 shkurt të këtij viti. Kjo është kontrata e parë e koncesionimit në Kosovë, që përfshin zgjerim dhe operim për 20 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ky konsorcium i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për koncesion. Po ashtu, është zotuar se do ta modernizojë dhe zgjerojë ANP-në, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e ndërlidhura, platformën e re si dhe investime tjera.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Aeroporti në hipotekë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: