PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çarjet e para në LDK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Çarjet e para në LDK   Fri Jan 28, 2011 12:46 am


Prishtinë, 28 janar - Lista “Dr. Ibrahim Rugova” synon t’ia marrë Isa Mustafës së paku tre deputetë. Ndërkaq, tetë deputetë të tjerë - mbështetës të Fatmir Sejdiut - sipas burimeve të Express, pritet ta braktisin Lidhjen Demokratike dhe ta formojnë një grup të tyre parlamentar. Në LDK i mohojnë këto informacione, shkruan sot “Express”.

Grupi i ri Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që pritet t’i ketë 27 deputetë, nuk do të jetë unik, ka thënë për Express një zyrtar i lartë i kësaj partie, që nuk pranon të citohet me emër.

Ai ka identifikuar dy grupe deputetësh që nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa.

“Janë tre deri në katër deputetë që do t’i bashkohen Ukë Rugovës”, ka thënë ai. Ky zyrtar ka përmendur me emër e mbiemër ata që priten t’i bashkohen djalit të ish-Presidentit Rugova, por thotë se nuk dëshiron t’i publikojë deri pas certifikimit të deputetëve.

Sipas këtij zyrtari të LDK’së, janë edhe tetë deputetë tjerë, por ata nuk do të shkojnë pas Ukë Rugovës, e as nuk do të pranojnë të jenë brenda Grupit Parlamentar të LDK’së.
“Këta tetë deputetë janë votues të Fatmir Sejdiut në kuvendin zgjedhor të partisë, ku Isa Mustafa fitoi postin e Kryetarit”, ka thënë burimi i gazetës.

Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht ish-ministrat e qeverive të kaluara, të cilët vazhdojnë të jenë lojalë ndaj ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, i cili duket të jetë i irrituar me lojën e Isa Mustafës për të ardhur në krye të partisë.

Themelues të Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, siç është Astrit Haraqija, ka deklaruar ditë më parë se kësaj liste do t’i bashkohen gjashtë deputetë nga parti tjera, duke aluduar kryesisht në ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, zyrtarë të lartë të LDK’së të gjitha këto i cilësojnë të pavërteta.

“Këto janë spekulime. Grupi parlamentar i LDK’së është unik. Asnjë parti tjetër dhe as Lista Rugova nuk ka deputetë në listën e LDK’së”, ka thënë Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK’së, të enjten, për Express.

Unitet në LDK nuk ka as edhe për çështjen e koalicioneve qeverisëse.

Dy javë më parë, në një mbledhje të Kryesisë së kësaj partie, Nënkryetari Sabri Hamiti ka shtruar çështjen nëse duhet të ndryshohet qëndrimi refuzues i LDK’së karshi një koalicioni me PDK’në e Hashim Thaçit.

Por, propozimi i tij nuk është pranuar.

Zyrtari i lartë i LDK’së, që foli në kushte anonimiteti për Express, ka shpjeguar edhe motivet që e shtyn Sabri Hamitin të mendojë për një koalicion me PDK’në.

“S’ka asnjë dyshim, në këtë variant zoti Hamiti do të zgjidhej President i Kosovës”, ka thënë burimi i gazetës.

Por, këto pohime hidhen poshtë nga Kujtim Shala.

“Kjo është e pavërtetë. Nënkryetari Hamiti nuk ka hapur temën e koalicionit me PDK’në”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë mbledhje vetëm është kthyer në vendim premtimi elektoral se LDK nuk hyn në një qeveri me PDK’në.

“Në mbledhjen e parafundit Kryesia e LDK’së, dhe kjo është bërë publike, ka diskutuar për koalicion dhe ka vendos unanimisht që të mos bëjë asnjë lloj koalicioni me PDK’në”, ka thënë Shala.

Ai përsërit qëndrimin e partisë se është kundër bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës, pavarësisht formatit që mund të propozohet.

Partia e Isa Mustafës do të hynte në koalicion me PDK’në përkohësisht dhe me disa kushte.

“Vetëm nëse ka një marrëveshje politike për një qeveri të përkohshme, që nënkupton hyrjen e të gjitha partive parlamentare në këtë qeveri për të organizuar zgjedhje të reja, të rregullta”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, Dardan Gashi, njëri nga përfaqësuesit e Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, ka deklaruar të enjten për Express se para certifikimit të rezultateve dhe deputetëve nuk dëshiron të përmend emrat e deputetëve të LDK’së që do t’i bashkohen Listës në Parlamentin e Kosovës.

“Ne kemi disa deputetë që na mbështesin dhe janë me neve. Jemi në bisedime edhe me disa deputetë tjerë të LDK’së dhe ka gatishmëri nga ta që ta mbështesin Ukë Rugovën dhe Listën. Pas certifikimit të rezultateve do të shikojmë veprimet”, ka thënë Gashi, që është njëri nga themeluesit e Listës.

Ai bëri të ditur menjëherë se pas certifikimit, fillimisht do të bisedojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo me të cilën Lista “Dr. Ibrahim Rugova” ka hyrë në koalicion parazgjedhor.

“Ju e dini se ne jemi në koalicion me AAK’në qysh para zgjedhjeve dhe pas certifikimit ne së pari do të bisedojmë me përfaqësuesit e AAK’së për t’i sqaruar gjërat. Do të shohim dhe diskutojmë për atë se a do të hyjmë bashkë në negociata për qeveri, apo si do të shkojnë punët”, ka thënë Gashi.

Përfaqësuesit e Listës kanë deklaruar edhe më herët se janë të gatshëm të bisedojnë me Partinë Demokratike të Hashim Thaçi për të hyrë në koalicion, përfundon shkrimi.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Çarjet e para në LDK
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: