PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Starton ditën e parë pas arritjes në Milano

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Starton ditën e parë pas arritjes në Milano    Thu Jan 27, 2011 9:28 pm

Milano, 27 janar – Skuadra Milan ka prezantuar dy blerjet e reja të muajit janar, holandezët Mark Van Bomel dhe Urbi Emanuelson. Ish-futbollisti i Bayernit të Mynihut ka firmosur një kontratë 6 mujore, ndërsa ish-lojtari i Ajaxit, deri në vitin 2014.
Ata të dy debutuan në ndeshjen e Kupës kundër Sampdorias, gjë që sipas Van Bomelit ishte pak e çuditshme. “Nuk isha stërvitur fare me ekipin, pasi të martën isha në Mynih”, tha mesfushori holandez, për të shtuar se falënderon Adriano Galianin dhe trajnerin që i dhanë besimin të laujë menjëherë. “Ndjehem mirë edhe pse sapo kam ardhur”, shtoi më tej Van Bomel.
Ai foli edhe për situatën te Bayerni, duke deklaruar se aty ndryshoi çdo gjë dhe se i duhej të shikonte përpara. Ndërkohë, zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galiani pohoi se për të marrë Van Bomelin u konsultua në fillim me Zllatan Ibrahimoviqin. Për Urbi Emanuelsonin vendimi që të linte Ajaxin dhe t’i bashkohej Milanit nuk ka qenë aspak i vështirë.
“Sigurisht që këtu do më mungojë familja dhe miqtë, por nëse një klub si Milani të kërkon, është e vështirë t’i thuash jo”, deklaroi mesfushori i majtë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Starton ditën e parë pas arritjes në Milano
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: