PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi mund ta mandatojë Thaçin për kryeministër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Krasniqi mund ta mandatojë Thaçin për kryeministër   Thu Jan 27, 2011 8:22 pm


Prishtinë, 27 janar - Kryeministri i ardhshëm mund të marrë mandatin për krijimin e qeverisë nga ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi.
Në një intervistë për “Express”, Krasniqi thotë se për këtë veprim nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese. Nëse aplikohet kjo procedurë, atëherë Kosova së pari do të bëhej me kryeministër dhe qeveri të re, e më vonë do të zgjidhej edhe presidenti me mandat pesëvjeçar.

“Unë edhe një herë po them, nuk kam asnjë pengesë ligjore e kushtetuese për të mandatuar Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Nuk kam pengesa ligjore. Këtë edhe mund ta bëj. Por më duhet edhe një konsultim për të gjetur se cila është mënyra më e mirë. Ndoshta të konsultohem edhe me partitë politike për këtë çështje. Por pengesa nuk kam”, theksoi Krasniqi.

Se a do të jetë Krasniqi ai që do t’ia ofrojë Hashim Thaçit mandatin për krijimin e Qeverisë apo kjo detyrë do t’i lihet presidentit të ri, do të sqarohet së shpejti.

Ai thotë se nuk do ta refuzonte asnjë post në institucionet e reja, të cilin do t’ia ofronte Partia Demokratike e Kosovës.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Krasniqi mund ta mandatojë Thaçin për kryeministër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: