PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen    Tue Jan 25, 2011 2:42 am


Aktori kosovar Naser Rafuna, i cili është i njohur me rolin e Muharremit (Meles) në serialin “Kafeneja Jonë”, thotë se në realitet ai nuk ka asgjë të përbashkët me këtë rol.

“[Me Muharremin] asgjë nuk kemi të përbashkët. Përndryshe një aktor kur ngjan me rolin, ai përveç se nuk është aktor, është edhe shembulli më i keq i atij profesioni”, ka thënë Naseri.

Aktori po ashtu ka thënë se është e vështirë të luhet një rol i tillë, porse atij i pëlqen të luajë role të cilat karakterizohen jo të lehta për tu luajtur.

“Është e vështirë, padyshim se po. Unë përherë i qasem rrugës së zhvillimit të një roli që është jo i lehtë për ta luajtur. Shumë aktorë dhe aktore vetëm se i largohen roleve të vështira duke pasur frikë në realizimin e tyre, prandaj edhe luajnë një rol të njëjtë në karrierën e tyre, vetëm se i ndërrojnë rrethanat e lojës”.

“Për të hyrë rrugës së vështirë dhe realizimit të roleve të ndryshme, komplekse, që duhet punë e madhe në realizimin e bazave të atij rolit, rrugën për këtë rrezik të këndshëm ma kanë mësuar prof. Enver Petrovci dhe prof. i ndjerë Faruk Begolli. Shpresoj se studentët e rinj nuk duhet humbur të shpjeguarit e mjeshtërisë së aktrimit nga profesori Enver Petrovci”, ka pohuar aktori.

Naseri përveç rolit të tij në serialin “Kafeneja Jonë” po ashtu është i njohur edhe me rolin e Ganiut në shfaqjen teatrale “Tre Gjermanët e Trashë”

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen    Mon Jun 04, 2012 6:19 pm

edhe keto te shkretet i mbyten thashethemet

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI KULTUROR (¯`♥´¯) :: KINEMAJA DHE TELEVIZIONI-
Kërce tek: