PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 WikiLeaks: Frika greke nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Saranda
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 47
Vendodhja Vendodhja : Ne Boten e Qudirave
Mosha Mosha : 30

MesazhTitulli: WikiLeaks: Frika greke nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë   Fri Dec 03, 2010 1:56 am

Tiranë, 3 dhjetor - Lufta a Kosovës më 1999 dhe mundësia e krijimit të një Shqipërie të Madhe duket se e ka nervozuar tej mase Athinën zyrtare. Kjo bëhet e ditur nga një raport i Kongresit amerikan, të publikuar së fundmi edhe në Wikileaks, bën të ditur sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare”.

Raporti i hartuar më 27 maj të vitit 1999 nga specialistja e çështjeve të jashtme në Departamentin e Shtetit, Carol Migdalovitz, përshkruan situatën në Ballkan gjatë luftës së Kosovës dhe frikën e Greqisë se kjo mund të shkatërrojë ekonominë e vendeve të rajonit dhe nëse një rezolutë për Kosovën mund të mbështetet, nxit edhe mundësinë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.

“Greqia i frikësohet një rezolutë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit që do të krijonte një shtet të pavarur, por në vetvete do të nxiste krijimin e Shqipërisë së Madhe, që do të destabilizonte rajonin dhe do të provokonte një luftë më të gjerë”, shkruhet në këtë dokument.

Por, sipas këtij raporti të publikuar sot në “Gazeta Shqiptare”, në një tjetër skenar që përshkruhet nga Athina, refugjatët mund të tentojnë të hyjnë në territorin grek dhe në këtë rast do të zmbrapseshin me forcë nga forcat ushtarake, gjë që do të nxiste Turqinë të ndihmonte Shqipërinë në këtë konflikt.

Greqia strehon rreth 400,000 emigrantë shqiptarë dhe do të ishte tepër i ndjeshëm reagimi i tyre ndaj keqtrajtimit të emigrantëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
WikiLeaks: Frika greke nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: