PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Armstrong mbyll karrierën ndërkombëtare i heshtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Armstrong mbyll karrierën ndërkombëtare i heshtur   Mon Jan 24, 2011 8:17 pm


Adelaide, 24 janar - Gara e fundit ndërkombëtare e Lance Armstrongut në çiklizëm ishte për t'u harruar dhe heshtur. Amerikani iku pa iu përgjigjur gazetarëve të dielën, pas garës së fundit ndërkombëtare në karrierën e tij të bujshme.
Armstrong përfundoi etapën e fundit të garës "Tour Down Under" në Australi, në pozitën e 103-të dhe e përfundoi garën në përgjithësi në pozitën e 67-të. Ai kishte paralajmëruar më herët se kjo do të jetë gara e fundit e çiklizmit jashtë SHBA-së për të. Ai mbeti më shumë se gjashtë minuta prapa fituesit Cameron Meyer.
Pasi pranoi një dhuratë për përkrahjen e tij për këtë garë, Armstrong fitues i shtatëfishtë i garës më të madhe të çiklizmit "Tour de France", u iku gazetarëve që ishin të interesuar për të pyetur për raportin e kësaj jave në "Sports Illustrated".
Largimi i tij nga çiklizmi ndërkombëtar vjen po ashtu pas deklaratave të bëra nga ish-mekaniku i tij, Mike Adams, që i kishte thënë një gazete të Zelandës së Re se një hetim në SHBA për përfshirje të Armstrongut në doping do të mund ta bënte ikonën e çiklizmit "simbol të dekadës" për korrupsion në sport.
Adams, deklaratat e të cilit u cituan edhe nga "Sports Illustrated", akuzon Armstrongun dhe agjentët e tij se gënjejnë vazhdimisht kur thonë se amerikani kurrë nuk është dopinguar.
"Ne dëgjojmë gënjeshtrat e njëjta vazhdimisht dhe ato tash janë bërë të vërteta. Fjalët e Armstrongut mund të krahasohen me ato të dala nga ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bosh, që fliste për armë të shkatërrimit masiv dhe luftën në Irak. Ka qenë një storie e shpikur dhe është qesharake pasi këshilltarët medialë të Bushit dhe të Armstrongut janë në të njëjtën ndërtesë në Austin të Teksasit", ka thënë Adams.
Adams thotë se ka biseduar me shefin e hetuesisë Jeff Novitzky, për hetimet që po bëhen për doping në sport dhe ai pret që deklarata që ka dhënë të përdoret për hetime.
Një nga deklaratat e Adamsit është se një herë kishte gjetur një kuti që shkruante "Andro" në shtëpinë e Armstrongut - term i shkurtuar i steroidit "Androstenedione".
"Të jem i sinqert kur kam zbuluar se çfarë po ndodh, ka qenë problem për mua pasi Lance ishte shoku im. Por, kur vendosa të tregoja se çfarë po ndodh, ishte njëjtë sikur t'i them një grupi fëmijësh se nuk ekziston Babadimri", thotë Adams.
Por, hetimet që po bëhen duket se nuk kanë dëmtuar shumë imazhin e Armstrongut. Ai është duartrokitur nga afro 110 mijë persona që ishin nëpër rrugë për të përcjellë etapën e fundit të garës "Tour Down Under" të dielën. Pasi u shpërblye në podium, ai falënderoi tifozët për përkrahjen.
"Unë iu uroj juve që keni krijuar një garë të pabesueshme. Ne udhëtojmë në mbarë botën dhe nuk sheh një tifozëri të tillë apo atmosferë të tillë si këtu. Kjo i bën rivalitet edhe 'Tour de France' dhe 'Giro d'Italia'", tha Armstrong.
Ai më pas "tejkaloi" gazetarët që ishin duke pritur për të bërë pyetje dhe u fut në veturën e skuadrës së tij.
Komenti i vetëm i Armstrongut për shkrimet e kësaj jave, ka qenë të premten që bëri në "Twitter", ku tha se pret të shfajësohet nga Agjencia e Antidopingut në SHBA.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Armstrong mbyll karrierën ndërkombëtare i heshtur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: SPORTE TJERA-
Kërce tek: