PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rinegociimi i kufirit detar me Greqinë, pa shmangien e Presidentit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Rinegociimi i kufirit detar me Greqinë, pa shmangien e Presidentit    Mon Jan 24, 2011 1:14 am

Tiranë, 24 dhjetor - Në marrëveshjen e re për ujërat detare që Shqipëria dhe Greqia janë duke e rinegociuar, nuk do të shmanget institucioni i Presidentit, ashtu sikundërse ndodhi me marrëveshjen e parë, të rrëzuar pastaj nga Gjykata Kushtetuese. Konfirmimi i tillë erdhi nga ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto për News24.
Haxhinasto deklaroi se në këtë marrëveshje do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, madje sipas tij, do të jetë pikë reference e marrëveshjes së re që po diskutohet mes Shqipërisë e Greqisë.
“Me palën greke kemi diskutuar të gjithë hapësirën dhe mundësitë e avancimit për ta konkluduar këtë marrëveshje. Në asnjë mënyrë nuk do të shmanget asnjë institucion, aq më tepër Presidenti i Republikës. Vendimi i gjykatës është pika jonë e referencës, ashtu si dhe Kushtetuta e Shqipërisë për të vazhduar më tej në konkludimin e kësaj marrëveshje”, tha Haxhinasto.
Ai ka komentuar edhe incidentin e djegies së flamurit shqiptar nga tifozët maqedonas, gjatë një ndeshje basketbolli. Edhe pse e quajti një akt të papranueshëm, të organizuar nga persona të papërgjegjshëm, Haxhinasto tha se ky incident nuk cenon marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Sigurisht, këta nuk përfaqësojnë ndjenjën qytetare të maqedonasve dhe me provokimet e tyre nuk mund të ndikojnë aspak në marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka me Maqedoninë. Sigurisht janë ngjarje të dënueshme, të cilat nuk duhet të ndodhin”, theksoi më tej Haxhinasto.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Rinegociimi i kufirit detar me Greqinë, pa shmangien e Presidentit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: