PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa thënie të Profetit Muhamed (alejhi selam)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Disa thënie të Profetit Muhamed (alejhi selam)   Tue Nov 30, 2010 12:58 am

Shënimet e mbajtura mbi fjalët dhe veprat e Profetit Muhamed (alejhi selam) janë quajtur hadith. Disa dijetarë kanë përfshirë dhe thëniet e fjalët e shokëve të Profetit (alejhi selam) në hadith.
Hadithi paraqet shënime nga burime bazë të Islamit, duke na dhënë ne të dhëna të plota rreth jetës së profetit. Gjithashtu, shërben edhe si komentues i Kuranit. Kurani paraqet bazën e besimit, ndërsa hadithi na pajis ne me shpjegimet dhe detajet e nevojshme. Kështu, Kurani dhe hadithi janë plotësues të njëri-tjetrit. Të dyja janë esenciale për themelimin e besimit.

Këto janë disa thënie të Profetit Muhamed (alejhi selam) për:

-nënën: “Xhenneti shtrihet në këmbët e nënës tënde.” (Nesai)

-babain: “Kënaqësia e babait është në kënaqësinë e Allahut dhe pakënaqësia e babait është pakënaqësia e Allahut.” (Tirmidhiu)

-adhuruesit: “Çelësi i xhenetit është namazi, ndërsa çelësi i namazit është pastërtia.” (Mishkat)

-mysafirët: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit le të nderojë mysafirin e tij.” (Buhariu)

- fqinjët: “Për Allahun, nuk ka besim, nuk ka besim, nuk ka besim, ai fqinjët të cilit nuk janë të sigurt prej ligësisë së tij.” (Buhariu)

-modestinë: “Modestia është pjesë e besimit.” (Buhariu dhe Muslimi)

-bamirësinë: “Të heqësh gjëra të dëmshme nga rruga është bamirësi.” (Buhariu)

-të mësuarit: “Më i miri prej jush është ai që e mësoi Kur’anin dhe ua mësoi atë të tjerëve.” (Buhariu)

-dijen: “Kërkimi i dijes është detyrë për çdo musliman e muslimane.” (Mishkat)

-mirësinë: “Allahu nuk është i mirë me atë që nuk është i mirë menjerëzit.” (Buhariu dhe Muslimi)

-falënderimin: “Ai që nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon Allahun. (Tirmidhiu)

-vizitën e të sëmurëve: “Vizito të sëmurin, ushqe të uriturin dhe liro të robëruarin!” (Buhariu)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Disa thënie të Profetit Muhamed (alejhi selam)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) BOTA SHPIRTËRORE (¯`♥´¯) :: KOMUNITETI ISLAM-
Kërce tek: