PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ish-presidenti Sejdiu, i dyshimtë për Antikorrupsionin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ish-presidenti Sejdiu, i dyshimtë për Antikorrupsionin    Sun Jan 23, 2011 11:27 pm


Prishtinë, 23 janar - Agjencia Kundër Korrupsionit nuk i beson as deklarimit të tretë brenda vitit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Sipas kreut Antikorrupsion, ish-presidenti i vendit mund të rrezikojë të mbushë formularët e deklarimit të pasurisë edhe për herë të katërt. Sejdiu kishte deklaruar pasurinë në muajin mars të vitit të kaluar së bashku me zyrtarët e tjerë publikë, ndërsa në korrik ishte detyruar të bënte të njëjtën gjë, për shkak se nuk kishte dhënë informata të bollshme për pasurinë e tij.
“Për herë të tretë e ka deklaruar pasurinë, për shkak se një zyrtari mund t’i kërkohet deklarimi i pasurisë në momentin kur e liron detyrën zyrtare. Ne jemi duke e verifikuar dokumentacionin dhe jemi duke i krahasuar të dhënat e deklarimit të parë të dytë e të tretë”, ka thënë Preteni, duke shtuar se rreth kësaj çështjeje do të reagojë agjencia.
“Pasi të kryhet komplet verifikimi i dokumentacionit, reagimi i agjencisë do të jetë që të bëhet deklarimi edhe për herë të katërt”, ka theksuar Preteni.
Ndërkaq ish-presidenti i vendit ka qenë i pakontaktueshëm për të sqaruar ndryshimet në deklarimet e pasurisë brenda një periudhe tremuajshe.
Sejdiu për herë të tretë kishte bërë deklarimin e pasurisë më 26 tetor të vitit të kaluar, gati një muaj pas përfundimit të mandatit si i pari i shtetit. Ai ka deklaruar se që nga përfundimi i mandatit më 27 shtator ka mbetur pa pagë. Sejdiu në formularin e ri ka deklaruar se ka një shtëpi rreth 200 metra katrorë në Prishtinë, e cila, sipas tij, është pasuri e përbashkët familjare me vëllezërit. Ish-presidenti ka deklaruar se në “NLB Bank” i ka të kursyera nga të ardhurat një shumë prej 78 mijë e 812 eurosh. Ndërsa në “Raiffeisen Bank” ai në tetor ka deklaruar se ka të kursyera 30 mijë euro, që janë 10 mijë euro më shumë sesa i kishte deklaruar në korrik si kursime nga të ardhurat. Gjatë kësaj periudhe si president Sejdiut i kishte rënë të merrte tri paga nga 3 mijë e 100 euro, të cilat bashkë nuk bëjnë sa kursimet e tij brenda kësaj periudhe kohore. Ndryshime të shumave të kursimeve kanë edhe tre djemtë e ish-presidentit Sejdiut. Bardhyl Sejdiu, i cili punon në Postë-Telekomin e Kosovës si drejtor i Shërbimeve Mbështetëse, departament ky që ka të bëjë me sigurimin e ndërmarrjes paguhet 2 mijë e 900 euro në muaj. Në formularin e deklarimit të pasurisë në muajin korrik ai figuron të ketë kursyer në “NLB Bank” në Prishtinë një shumë prej 23 mijë e 916 eurosh, ndërsa tre muaj më vonë Bardhyl Sejdiu figuron t’i ketë të kursyera nga të ardhurat në po të njëjtën bankë një shumë 42 mijë e 116 euro. Ndërkaq Ylli Sejdiu, që punon në “NLB Bank”, ka deklaruar se merr pagë mujore në vlerë 1650 euro. Në muajin korrik ish-presidenti për të kishte deklaruar se ka vetëm 1 mijë e 571 euro të kursyera në bankë, ndërsa tre muaj më vonë del se ka një shumë prej 10 mijë e 200 eurosh. Sipas formularit të muajit tetor, këto kursime i ka bërë nga të ardhurat prej vitit 2005, si dhe nga shitja e veturës. Ai në tetor ka deklaruar se posedon vetëm një veturë të tipit “Golf IV”, ndërsa në korrik kishte deklaruar se ka në pronësi edhe një veturë të tipit “Audi A6”, e cila ishte blerë në vitin 2009 për një shumë prej 15 mijë eurosh. Ndërsa Shqipo Sejdiu nuk ka ndryshuar shumë për sa u përket financave. Ai vazhdon të punojë në Postë-Telekomin e Kosovës për një pagë mujore që kap shifrën e 2 mijë e 200 eurove. Ka në pronësi një “Peugeot”, e blerë për 3 mijë e 500 euro si dhe ka kredi në vlerë prej 15 mijë eurosh në “NLB Bank”. Ai në korrik i kishte të deklaruara si kursime në “NLB” 9 mijë e 96 euro, ndërsa në tetor figuron se kursimet e tij nga të ardhurat peshojnë 11 mijë e 353 euro . Të tre djemtë e ish-presidentit kanë kredi në “NLB Bank”, të cilat duhen larë për dy vite. Bardhyli dhe Ylli kanë nga 20 mijë euro, kurse Shqipo, 15 mijë euro kredi. Gjithsej të tretë kanë një kredi në vlerë prej 75 mijë eurosh. E vetmja që nuk sjell të ardhura në familjen e ish- presidentit është ish-zonja e parë e shtetit, Nezafetja. Deklarimet në Antikorrupsion nuk janë të ngjashme edhe për sa u përket aksioneve në një biznes privat të djalit të Fatmir Sejdiut, Bardhylit. Derisa në korrik ishte raportuar se ai kishte 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Empire”, në tetor ish-presidenti ka deklaruar se djali i tij ka vetëm 20 për qind të aksioneve. Vlera e këtyre aksioneve sipas formularit të deklarimit të pasurisë nuk është më shumë se sa një mijë euro. Ndërsa të njëjta kanë mbetur shifrat e aksioneve të bizneseve të Shqipo Sejdiut, i cili mban 25 për qind të aksioneve në “London Taxi” dhe në “Elm Group”.Vlera në euro e këtyre aksioneve është raportuar të jetë 250 euro, sipas plotësimit që i ka bërë ish-presidenti Sejdiu.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Ish-presidenti Sejdiu, i dyshimtë për Antikorrupsionin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: