PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Filmi shqiptar "Lindje-Perendim-Lindje" jashtë garës për “Oscar”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Filmi shqiptar "Lindje-Perendim-Lindje" jashtë garës për “Oscar”    Sun Jan 23, 2011 11:21 pm



Prishtinë, 23 janar – Filmi “Lindje-Perëndim-Lindje” me regji të Gjergj Xhuvanit nuk do të shfaqet në ekranin e madh të Los Angelosit. Ai nuk ka arritur të futej në listën e ngushtë nga e cila do të dalin pesë filmat që do të garojnë për çmimin “Oscar” për filmin e më të mirë të huaj që ndan “Academy Award”.
Bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike kishte marrë vendimin që ky film të garojë për të përfaqësuar shtetin shqiptar në edicionin e 83-të të festivalit më prestigjioz të filmit në botë. Ata kanë zgjedhur “Lindje ...”, teksa në konkurrencë ka qenë edhe filmi tjetër i prodhuar në vitin që shkoi, “Muaji i mjaltit”, me skenar të Genc Përmetit dhe regji të regjisorit serb, Goran Paskaleviq.
Regjisori Xhuvani, i cili edhe më herët kishte deklaruar për “Kohën Ditore” se nuk pret që filmi i tij të futet në konkurrencë të kësaj gare, ka thënë se lajmi nuk e ka demoralizuar aspak.
“Ajo është çështje lobingjesh. Kjo është normale dhe si të tillë duhet pranuar”, ka thënë Xhuvani.
Por regjisori Xhuvani nuk mendon se i është bërë e padrejtë në garën që ka traditë 83-vjeçare.
“Jam i sigurt se ka pasur filma më të mirë, sesa filmi im në këtë konkurrencë”, ka thënë Xhuvani.
Filmit “Lindje...”, sipas regjisorit Xhuvani, i mbetet të “kërkojë vizë” të shfaqet në ekranin e madh të festivaleve të tjera me renome në botë. Ai thotë të ketë marrë shumë lëvdata nga producentë italianë, ndërsa filmi ka një rast që të shfaqet në festivalin e filmit në Shanghai. Filmi ka marrë çmimin special në edicionin e kaluar të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë “PriFilmFest”.
Filmi “Lindje ...” i Gjergj Xhuvanit, në 98 minutat e tij, trajton aspektin e izolimit të Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit. Një grup çiklistësh urdhërohet të marrin pjesë në një garë në Francë. Ekipi në krye me trajnerin (Ndriçim Xhepa) gjendet në Trieste të Italisë, ku ballafaqohet me një botë krejtësisht tjetër nga ajo prej nga vinin, përderisa në Shqipëri nis shembja e sistemit komunist. Në kohën kur shqiptarët ua mësyjnë ambasadave të huaja për të lënë Shqipërinë, reprezentacioni i çiklizmit vendos të kthehet në atdhe, ku has në peripeci të shumta.
“Lindje...” është dhënë premierë në nëntor të vitit 2009. Përveç Xhepës në film luajnë edhe aktorët: Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Gent Hazizi, Ervin Bejleri, Romir Zalla.
Edhe i pari i Qendrës Kombëtare Kinematografike të Shqipërisë, Artan Minarolli, mosfutjen e filmit “Lindje ...” në listën e ngushtë nuk e sheh si “problem të madh”.
“E jona është që të garojmë çdo vit me një film, i cili është prodhuar brenda atij intervali kohor. Është e rëndësishme që ne të paraqitemi ndërsa çështja se a do të futet në konkurrencë apo jo varet prej shumë faktorëve të tjerë”, ka thënë Minarolli, teksa ka shtuar se kjo nuk duhet t’i humbë shpresat e “filmaxhinjve” shqiptarë.
“Ne do të konkurrojmë çdo vit me prodhimet e fundit dhe me siguri dikur do ta kemi këtë sukses”, ka thënë Minarolli.
Pikërisht filmi i tij “Gjallë” – i cili ka në qendër një të ri, të cilit i ndryshon jeta kur mëson se familja e tij duhet të jetojë sipas rregullave të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, pas një vrasjeje që e ka bërë gjyshi i tij 60 vjet më herët – kishte arritur të futej në listën e ngushtë për çmimin për filmin më të mirë të huaj në edicionin e vitit të kaluar, por që as ai nuk kishte arritur të hynte në garë për këtë çmim.
Sivjet lista prej 66 filmave të vendeve të ndryshme të botës është tkurrur në vetëm nëntë. Përfaqësuesit e Algjerisë, Danimarkës, Kanadasë, Greqisë, Japonisë, Meksikës, Afrikës Jugore, Spanjës dhe Suedisë do të garojnë për pesëshen nga e cila do të përcaktohet fituesi. Lista do të bëhet publike të martën.
Në garë nuk është futur as Serbia, e cila këtë vit ka konkurruar me filmin “Besa” të regjisorit Sërgjan Karanoviqit. Filmi “Besa“ ka për rrëfim një ngjarje që ndodh në jug të Serbisë në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur një ushtar serb në detyrë lut shokun e tij Azemin që t’ia ruajë bashkëshorten, derisa ai të kthehet nga lufta. Besën e dhënë Azemi e mban deri në fund, edhe pse shpeshherë sfidohet emocionalisht nga Eva (Ivana Krajnc).
Në garën për filmin më të mirë të huaj në Academy Awards, nuk kanë arritur të futen as filmi tajlandez “Uncle Boonme Who Can Recall His Past Liges”, i regjisorit Apichatpong Weerasethakul, fitues i “Palmës së artë”, në edicionin e kaluar të Festivalit prestigjioz të filmin në Cannes, si dhe filmi francez “Of Gods and Men”, që po ashtu ka qenë njëri nga fituesit në edicionin e kaluar në Cannes.
Asnjëherë deri tani një produksion filmik kosovar nuk ka marrë mundin së paku të konkurrojë për t’iu futur garës për çmimin “Oscar”. Më parë Zeqir Hamiti, drejtor i Qendrës Kinamatografike të Kosovës, i kishte thënë “Kohës Ditore”, se cilësia e filmave kosovarë është pengesa kryesore që Kosova nuk kandidon për “Oscar”.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Filmi shqiptar "Lindje-Perendim-Lindje" jashtë garës për “Oscar”    Mon Jun 04, 2012 6:20 pm

mesa di un e kam pare ket film;por me mire po kontrolloj qe ta shoh qe nga fillimi

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Filmi shqiptar "Lindje-Perendim-Lindje" jashtë garës për “Oscar”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI KULTUROR (¯`♥´¯) :: KINEMAJA DHE TELEVIZIONI-
Kërce tek: