PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EKZISTENCË E VËRTETË - ALL-LLAHU

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: EKZISTENCË E VËRTETË - ALL-LLAHU   Tue Nov 30, 2010 12:56 am

“ All-llahu” është emër në njëjës.
Ky është emër i fshehtësisë e cila në vete ngërthen të gjitha emrat, atributet dhe veprat... përfshin çdo gjë në mënyrë të përsosur...

Është me karakteristika të plota...

Ky është emër personal i qenies së Zotit i cili është mbështjellë me fshehtësi... Të gjitha emrat e Tij të tjerë janë në korelacion me këtë emër, andaj për ta thuhet se janë emra të Zotit.

Mirëpo, askujt nuk i lejohet të thot se është All-llah.

Asnjë krijes nuk ka pjesë në këtë emër. Ai është emër personal i Krijuesit. Ky është emër që qëndron vetvetiu, nuk është nxjerr nga askush, as nuk i nënshtrohet ndryshimit...

Kur’ani pyet: ” A di se dikush e ka emrin e Tij”?

Përkatësisht, a njeh dikë që do ta quaje All-llah, pos All-llahut?

Pra, çdo emër ka një kuptim. Ky emër privon kundërshtit... Ai nuk ka domethënie të kundërt.

Ai është emër komplet që përudh në domethënien e caktuar me tërësinë e vet, me pjesët e veta individuale dhe konsonantet e veta, dhe krahas asaj që i abstrahohen shkronj pas shkronje, ai, më në fund e ruan domethënien e vet.

All-llahu xh.sh. ka krijuar çdo gjë. Allahu ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ka krijuar dhe krijon çdo gjë të gjallë. Nuk ka dyshim se Ai është ekzistenc e tërësishme. Nëse qeniet e gjalla janë më të përparuara se sa qeniet jo të gjalla, nuk ka dyshim se Krijuesi i këtyre qenieve të gjalla është ekzistimi më i plotë i tyre.

Nëse çdo ditë e shohim “ Dorën e Fuqis Hyjnore “, se si krijon me miliona krijesa, duke filluar nga yjet, planetet, bimët , kafshët, njeriun, natën dhe ditën në formë madhështore, padyshim Krijuesi i këtyre krijesave, të cilat përsëriten për çdo ditë, është i Fuqishmi, i Gjithdijshmi, i Urti, Ai i Cili ka vullnet të pakufizuar.

Andaj , Allahu është i Gjallë, ndërsa jeta e Tij është jetë më e plot. Pamjet e jetës të cilat i vështrojnë paraqesin gjurmë të dobët të jetës së të Gjallit, Vetekzistuesit, i Cili në të vdekurin e futë jetën, e që me frymën e Tij në sendin jo të gjallë, e futë jetën dhe lëviz.

“ S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës ( së pemës). Ai nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?” (El En’am:95).

Ekzistimi i All-llahut shtrihet në amshimin e pafilluar, ku nuk mund të paramendohet kurrfar ekzistimi përpara Tij. Meqenëse çdo ekzistim Ai e ka krijuar, atëherë Ai të gjitha këtyre u paraprin. All-llahu është i Pari që imagjinata jote do të mendonte mbi ekzistimin.

Më e habitshme është që heretikët i mohojnë fjalët e atyre që i besojnë All-llahut: Ai në të vërtetë është i pari dhe i paraprin çdo gjëje, në kohën kur materien (nebulozën substanciale) e përshkruajnë në mënyrë të njejtë dhe për te thon: nuk ka “Krijues”, dhe atë në kohën kur faktet e vështrimit janë gërshetuar, të cilat flasin mbi atë se gjithësin nuk e ka krijuar Ai që nuk ekziston, se kjo ka ndodhur pas asaj që nuk ka ekzistuar asgjë, se materia nuk është e para dhe pa fillim, ashtu siç pohojnë, por All-llahu ështe Krijuesi i saj dhe Ai është i Pari.

“ All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe ka fuqi për çdo send. Ai është i pari që s’ka mbarim, I Dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi për çdo gjë”(El Hadid:1-3).

Kur All-llahu ekzistonte i vetëm në amshueshmërin e Vet, dëshiroi të njihej dhe, me anë të shfaqjes së atributeve të Tij, e krijoi këtë gjithësi.

Të gjitha atributet hyjnore, ato që i dimë si dhe ato që s’mundemi t’i njohim, kanë tri vende ku shfaqen në formën e tyre më të përsosur:

a. Gjithësin

b. Kur’anin e lartësuar

c. Njeriun

Gjithësia është shfaqja, konkretizimi praktikë i të gjitha atributeve hyjnore, kurse Kur’ani, shfaqja e tyre në fjalë. E thënë ndryshe, Kur’ani është gjithësia e formësuar si fjalë. Kurse njeriu si esenca e gjithësis, si bërthama e saj. Sepse njeriu është qenie e vetme që ka pjesë shumë a pak prej të gjitha atributeve të All-llahut. Ky është edhe shkaku që njeriu përmendet si “krijes e nderuar”. Ndërkaq, me që tek njeriu ka shfaqje edhe të atributeve hyjnore të forcës, si Mudil (shtytës), Mutekebbir (imponues), etj. Edhe atributeve të butësis si Hadi (orientues) Rrahman (mëshirues), Rahim (bamirës) etj., natyra e njeriut është e prirur edhe kah e mira, edhe kah e keqja, është e aftë për të bërë edhe mirë, edhe keq. Me që engjëjt nuk kanë aftësi dhe mundësi për të bërë keq njeriu, duke përparuar në rrugën për t’u bërë” i afërti i Zotit,” ka mundësi për t’i kaluar edhe ata.



GJITHËSIA
* * *

Ne udhëtarët e kësaj anije kozmike që quhet Tokë, e dim se ajo, së bashku me planetet tjerë të sistemit diellor, tashmë me miliona vjet depërton nëpër kozmos... Kurse Dielli, në shoqëri të qindra mijëra milion yjeve tjerë formon, duke lundruar, qytetin, emri i të cilit është Galaktik... Ka edhe me qindra mijëra miliona galaktika të cilat sikur kjo, lundrojnë në gjatësinë dhe gjërësinë e padukshme dhe të pafund të kozmosit.

KRIJIMI I MATERIES

Shkenca na thotë se kjo arkitektur gjigante me gjithë madhështinë dhe madhësinë e vetë është ndërtuar nga një element dhe një materie, se e tëra është projektuar në një stil dhe sipas një plani dhe se u është nënshtruar ligjeve të njëjta.

Atomi, materiali ndërtues i materies, erdhi në jetë pas shpërthimit të madh. Këto atome pastaj u bashkuan për ta formuar gjithësinë me yjet e saj, tokën dhe diellin. Pastaj, atomet e njejta, themeluan jetën në tokë.

Kur e analizojmë strukturën e atomeve, shohim se të gjitha ato kanë një projektim dhe rregull mahnitës.

Në kohën e Isak Njutnit, fizikanit të madh, shkencëtarët besonin se lëvizjet e trupave qiellor dhe të planeteve mund të shpjegoheshin me anë të ligjeve të ndryshme.

Kurse Njutni besonte se Krijuesi i tokës dhe hapësirës ishte i njejtë dhe prandaj ato duhej të shpjegoheshin me anë të ligjeve të njejta, ai tha:

“Ky sistem më se i bukur i Diellit, planeteve dhe kometeve mund të buronte vetëm prej këshillës dhe autoritetit suprem të një Qenie inteligjente dhe të Plotfuqishme”.

Kurse arsyeja do të na thotë se është e domosdoshme dhe e nevojshme që Krijuesi dhe arkitekti të jenë një.

Nëse kthehemi dhe e hedhim shikimin mbi tokën dhe mendojmë për fenomenet e saj, jetën, florën, faunën, njeriun..., do ta gjejmë gjënë e njëjtë, ligjet e njëjta, një materie, një element, një stil dhe një planë në çdo gjë.”

Kush mendon mbi rregullimin e gjithësisë ekzistuese, me dukuritë e saj të rregullta do të vërejë se ato që gjenden në gjithësi dëshmojnë se gjenden nën drejtimin e një vullneti dhe nën ndikimin e të Urtit dhe Njërit.

All-llahu i Lartësuar ka thënë:

“Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin...”(El Enbija:22).

Kjo lidhshmëri e përsosur dhe e vazhdueshme mes pjesëve të gjithësisë dëshmon se ajo është nën e një sunduesi, andaj sikur me All-llahun të kishin ekzistuar edhe zotëra të tjerë, çdo hyjni do ta kishte ndarë atë që e ka krijuar, ashtu që do të ishin dëshmitarë të këtyre ndarjeve të dukshme në këtë gjithësi.

Sa e tmerrshme do të ishte jeta sikur Dielli të kishte hyjni e cila do ta ndalonte depërtimin e dritës? Si do të ishte sikur druri të kishte hyjni e cila do ta na ndalonte t’i vjelim frutat e tij?

All-llahu i Lartësuar ka thënë:

“All-llahu nuk ka marrë për Veten kurrfarë fëmijësh ( as melekët, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin!...”(El Mu’minun:91).

Sikur përpos All-llahut të ekzistonin edhe hyjni tjera, disa nga ato do të tentonin që t’i mbisundonin të tjerët dhe atëherë gjithësia do të bëhej dëshmitare e luftrave të ashpra. Hapësirat qiellore do të bëheshin fusha të luftrave të rrepta të hyjnive të përleshura! Ose ndoshta, hyjnitë e pafuqishme do të bashkoheshin me ato të fuqishmit në mbisundimin me këto hapësira qiellore...

All-llahu xh.sh. ka thënë:

“Thuaj:” Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërimin ndaj të Madhëruarit ( për t’ia marrë pushtetin). i pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata ”(El Isra:42-43).


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
EKZISTENCË E VËRTETË - ALL-LLAHU
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) BOTA SHPIRTËRORE (¯`♥´¯) :: KOMUNITETI ISLAM-
Kërce tek: