PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Premier League: "Djajtë e kuq" nuk dinë për humbje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Premier League: "Djajtë e kuq" nuk dinë për humbje    Sat Jan 22, 2011 10:59 pm

Manchester, 22 janar - Manchester Unitedi vazhdon të mbetet skuadra e vetme në ligat më të forta evropiane që nuk ka pësuar humbje këtë edicion. "Djajtë e kuq" të shtunën kanë shkatërruar Birmingham Cityn me rezultatin 5:0, në ndeshjen e javës së 24-të të Premier Leagues së Anglisë, të zhvilluar në stadiumin "Old Trafford". Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ka shënuar "hat-trick", ndërsa nga një gol për Unitedin e shënuan edhe Ryan Giggs e Luis Nani.
Berbatovi me këta tre gola është ngritur në krye të listës së golashënuesve më të mirë të elitës së futbollit anglez. Ai deri tani ka realizuar 17 herë.
Për Manchesterin fitorja e shënuar të shtunën ishte e 13-ta këtë edicion. Ka edhe nëntë barazime. Ndërkohë për Birminghamin humbja nga Unitedi ishte e shtata në edicionin 2010\2011.
Manchester Unitedi kryeson renditjen në Premier Leaguen e Anglisë, me 48 pikë të mbledhura nga 22 ndeshje, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Arsenali me 46 pikë nga 23 ndeshje.
Arsenali po ashtu ka shënuar fitore bindëse të shtunën duke e mposhtur në "Emirates Stadium", Wigan Athleticun, me rezultatin 3:0. Holandezi Robin Van Persie realizoi "hat-trick" në këtë sfidë. Liverpooli ka filluar të këndellet me trajnerin e ri Kenny Dalglish. Liverpooli të shtunën mposhti Wolverhamptonin si mysafir me rezultatin 3:0. Fernando Torres shënoi dy gola (36', 90'), ndërsa një e realizoi Raul Meireles (50'). Liverpooli zë pozitën e dhjetë me 29 pikë nga 23 ndeshje. Kjo njëherësh ishte fitorja e parë e Liverpoolit nën drejtimin e Dalglishit.
"Ndoshta është dukur lehtë në fund, mirëpo kemi punuar shumë për të shënuar këtë fitore. Wolvesat kanë qenë në një formë të mirë këtë stinor. Mposhtën madje edhe Chelsean. Kështu që fitorja sot nuk ishte fare e lehtë. Por, lojtarët e mi luajtën shumë mirë dhe treguan se luajnë me krenari për këtë klub. Ne arritëm këtë fitore pasi punuam shumë", ka thënë Dalglish.


Premier League - 24

Wolverhampton - Liverpool 0:3
Arsenal - Wigan 3:0
Blackpool - Sunderland 1:2
Everton - West Ham 2:2
Fulham - Stoke C. 2:0
Man. Utd - Birmingham C. 5:0
Newcastle - Tottenham 1:1

1. Man. Utd 22 48
2. Arsenal 23 46
3. Man. City 23 45
4. Chelsea 22 38
5. Tottenham 23 38
6. Sunderland 24 37
7. Newcastle 23 30
8. Bolton 23 30
9. Stoke C. 23 30
10. Liverpool 23 29
11. Blackpool 22 28
12. Blackburn 23 28
13. Everton 23 27
14. Fulham 23 26
15. WBA 22 25
16. Birmingham C. 22 23
17. A. Villa 22 22
18. Wigan 23 22
19. Wolverhampton 23 21
20. West Ham 24 21

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Premier League: "Djajtë e kuq" nuk dinë për humbje
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: