PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kushtetuta pritet të preket në legjislaturën e ardhshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Kushtetuta pritet të preket në legjislaturën e ardhshme    Sat Jan 22, 2011 1:03 am

Prishtinë, 22 janar – Defekte që duhet korrektuar janë evidencuar në Kushtetutën e Kosovës, më pak se tre vjet prej hyrjes në fuqi të saj, shkruan Koha Ditore.
Ka konsensus të gjerë midis subjekteve politike se korrektimi duhet nisur menjëherë pasi të fillojë punën legjislatura e ardhshme. Ndërrimet që duhet bërë u referohen sistemit zgjedhor dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Të tjera tash për tash nuk përmenden.
Arsim Bajrami, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, i ka thënë gazetës të premten se legjislatura që do të themelohet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka kapacitet të plotë legal dhe kushtetues për të shqyrtuar mundësinë e këtyre ndërrimeve.
“Në disa segmente këto ndërrime kushtetuese janë të mundshme, sidomos sa u përket çështjeve që nuk prekin drejtpërdrejt obligimet që i ka vendosur Pakoja e Ahtisaarit”, ka thënë Bajrami, që është edhe një nga hartuesit e Kushtetutës. “Reforma kushtetuese duhet ta ndërrojë definitivisht sistemin zgjedhor dhe duhet ta prekë institucionin e presidentit”.
Kushtetuta ka hyrë në fuqi më 15 qershor të 2008-s, disa muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia. Ajo është në përputhshmëri me propozimin gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës të presidentit Martti Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia.
Vjeshtën e vjetme u konstatua nga Gjykata Kushtetuese se presidenti Fatmir Sejdiu po e shkelte Kushtetutën duke mbajtur post partiak dhe atë të kreut të shtetit, situatë kjo që e çoi në dorëheqje Sejdiun. Kjo prodhoi një krizë institucionale, në të cilën ndodhet vendi edhe tash.
Pastaj u organizuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por ende pa u certifikuar rezultatet ato janë cilësuar si të manipuluara. Për vjedhje votash jo vetëm që kanë akuzuar partitë njëra-tjetrën, por edhe kandidatët kolegët e tyre brenda listës së partisë që i takojnë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Kushtetuta pritet të preket në legjislaturën e ardhshme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: