PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 40 Hadithe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: 40 Hadithe   Tue Nov 30, 2010 12:53 am

40 hadithe
HADITHI 1.

"Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim!"

HADITHI 2.

"Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.

Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.

Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!"

HADITHI 3.

"Këtë mëngjes një nga robërit e Mi u bë besimtar, ndërsa një nga robërit e Mi u bë mosbesimtar. Ai që tha: "Ky shi është nga mëshira dhe fuqia e All-llahut" u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: "Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli" më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve."

HADITHI 4.

"Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita."

HADITHI 5.

"Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t'ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!"

HADITHI 6.

Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë dhe do t'ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t'i thotë:

"Çfarë bëre me këto?" Ai do t'i përgjigjet:

"Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor."

(All-llahu) do t'i thotë:

"Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!"

Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.

Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t'ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë:

"Çfarë bëre me këto?" Ai do të thotë:

"Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin për hir Tënd."

All-llahu do t'i thotë:

"Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur'anin që të thonë për ty: E lexon Kur'anin."

Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.

Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t'i thotë:

"Çfarë bëre me këto?" Ai do të përgjigjet:

"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd." All-llahu do t'i thotë:

"Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!"

Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr."

HADITHI 7.

Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:

"Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet."

HADITHI 8.

"E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur."

Kur robi thotë:

"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotë:

"Robi Im më lavdëroi."

Kur robi thotë:

"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotë:

"Robi Im më lartësoi."

Kur robi thotë:

"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotë:

"Robi Im më nderoi."

Kur robi thotë:

"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotë:

"Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon."

Kur robi thotë:

"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin"; Ai thotë:

"Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar."

HADITHI 9.

Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotë (melekëve):

"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin."

Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.

HADITHI 10.

"Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut."

HADITHI 11.

"O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!"

HADITHI 12.

Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t'ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike.

Pastaj (i Dërguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thënë:

"Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!"

HADITHI 13.

Isha te i Dërguari i All-llahut u kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut u tha:

"Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t'ia kishte pranuar.

Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotë:

"A nuk të dhash pasuri?" Do të përgjigjet:

"Po." All-llahu do të thotë:

"A nuk të dërgova Lajmëtar?" do të thotë:

"Po." Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.

Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë."

HADITHI 14.

All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:

"Prej nga po vini?" ata thonë:

"Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje." Ai thotë:

"Çfarë të mire kërkonin prej Meje?" Ata thonë:

"Kërkonin Xhennetin Tënd." Ai thotë:

"A e kanë parë ata Xhennetin Tim?" Ata thonë:

"Jo, o Zot." Ai thotë:

"E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonë:

"Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde." Ai thotë:

"Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?" Ata thonë:

"Prej zjarrit Tënd, o Zot." Ai thotë:

"Po a e kanë parë zjarrin Tim?" Ata thonë:

"Jo." Ai thotë:

"E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonë:

"Ata kërkojnë faljen Tënde." (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:

"Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje."

(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:

"O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob - mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim." (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë:

"Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan."

HADITHI 15.

"Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

HADITHI 16.

All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka spjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t'ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë vetëm një vepër të keqe.

HADITHI 17.

O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri - tjetrit!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t'ju ushqej, dhe Unë do t'ju ushqej!

O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!

O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!

O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!

O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!

O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!

HADITHI 18.

O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai!

O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t'i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!

O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!

HADITHI 19.

Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!

HADITHI 20.

Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t'i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar vëllait të vet. Për ta do të thuhet:

Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Re: 40 Hadithe   Tue Nov 30, 2010 12:54 am

HADITHI 21.
"Do të jem armik ndaj tri lloje njerëzish në Ditën e Ringjalljes:

Ndaj njeriut që e ka dhënë fjalën duke u betuar në Mua, dhe e ka thyer atë;

Ndaj njeriut që e ka shitur njeriun e lirë dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robëruar njeriun e lirë), dhe

Ndaj njeriut që ka marrë punëtor dhe ia ka caktuar rrogën, ndërsa pas kryerjes së punës nuk ia ka paguar punëtorit atë që e ka merituar."

HADITHI 22.

Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten!

(Shokët) i thanë:

O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten?

Ai është përgjigjur:

Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu U në Ditën e Ringjalljes i thotë:

Ç'të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje?

Njeriu do të thotë:

Frika prej njerëzve.

All-llahu do t'i thotë:

Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!

HADITHI 23.

Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes:

"Ku janë ata që e donin njëri - tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t'i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!"

HADITHI 24.

Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin u dhe i thotë:

Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti!

Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:

All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë.

Nëse All-llahu nuk e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë:

Unë nuk e dua këtë njeri, pra mos e duaj as ti!

Atëherë edhe Xhibrili nuk e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:

All-llahu nuk e do këtë njeri, pra as ju mos e doni! Atëherë as ata nuk e duan atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.

HADITHI 25.

Do t'i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim!

Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t'ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.

HADITHI 26.

Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron.

Pastaj i Dërguari i All-llahut u tha:

Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij.

HADITHI 27.

E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin t për ajetin:

"Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre"

(Ali Imran; 169)

Dhe ai tha:

Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut u) dhe na ka thënë:

Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerëz) shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë:

"A dëshironi diçka tjetër?" ata thonë:

"Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?" All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen:

"O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde." Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.

HADITHI 28.

Në mesin e paraardhësve të juaj ishte një njeri, i cili kishte një plagë, dhe prej dhimbjeve të tmerrshme, të cilat më nuk mund t'i duronte, mori thikën dhe preu dorën, prej së cilës rrodhi gjak derisa vdiq.

All-llahu U tha:

"Robi Im më tejkaloi në vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unë ia kam ndaluar atij hyrjen në Xhennet."

HADITHI 29.

Kur unë ia marr robit besimtar shokun nga banorët e dunjasë, e pastaj ai duron, çfarë shpërblimi i takon atij përveç Xhennetit?

HADITHI 30.

"Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të."

Një hadith i ngjashëm në një transmetim më të gjërësishëm thotë:

Nga Ajsha t përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:

Atë që dëshiron të takohet me All-llahun, edhe All-llahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dëshiron ta takojë.

Unë (thotë Ajsha t) thash: O i dërguar i All-llahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen?

Ai (i Dërguari i All-llahut u) tha:

Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit, si dhe pranimi i tij në Xhennet, ai dëshiron ta takojë All-llahun, e edhe All-llahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga All-llahu dhe hidhërimit të Tij, ai vërtet nuk dëshiron ta takojë All-llahun, e as All-llahu nuk dëshiron ta takojë atë.

HADITHI 31.

Një njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falë filanin!

Në këtë All-llahu i Lartësuar tha:

"Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!"

HADITHI 32.

Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet:

"Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha All-llahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askë më parë!" Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokës:

"Nxirre atë që ke marrë!" dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha:

"Ç'të shtyu ta bësh atë gjë?" njeriu tha:

"Frika prej teje, o Zoti Im!"

Për këtë shkak All-llahu e fali atë.

HADITHI 33.

Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha:

"O Zoti im, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:

"Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta."

Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë:

"O Zot, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:

"Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon."

Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:

"O Zot, ma fal mëkatin!"

Dhe i Lartmadhëruari tha:

"Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç'të duash, Unë të kam falë!"

HADITHI 34.

"O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!

O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!

O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!"

HADITHI 35.

All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë:

"Kush është duke m'u lutur që t'ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t'i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t'ia fal (mëkatet)?"

në transmetimin e Muslimit hadithi përfundon:

"Dhe kështu vazhdon deri në agim"

HADITHI 34.

"O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!

O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!

O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!"

HADITHI 35.

All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë:

"Kush është duke m'u lutur që t'ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t'i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t'ia fal (mëkatet)?"

në transmetimin e Muslimit hadithi përfundon:

"Dhe kështu vazhdon deri në agim"

HADITHI 36.

Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë:

"T'i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!" dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t'i thonë:

"Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t'i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!" ai do të thotë:

"Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë." dhe do t'ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë:

"Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!" dhe kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë:

"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri All-llahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë:

"Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi u)!" ndërsa ai do t'u thotë:

"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin." Por kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë:

"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do t'ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t'u thotë:

"Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!" atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t'u thotë:

"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi r (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!"

Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut u) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t'i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë:

"Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!"

Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerëz), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur'ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë.

në transmetimin e Buhariut shtohet:

I Dërguari i All-llahut u tha:

Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:

"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut", dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:

"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut" dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:

"Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut" dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit.

HADITHI 37.

"Kam përgaditur për robërit e drejtë atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që ka paramenduar zemra e njeriut."

ebu Hurejre t thotë: Për këtë çështje mundeni të lexoni edhe në Kur'an:

"Askush nuk e di se ç'kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!"

(Sexhde-17)

HADITHI 38.

Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë:

"Shko dhe shih se ç'kam pregaditur për banorët e tij". Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha:

"Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!"

Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit:

"Kthehu dhe shikoje përsëri!" meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha:

"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!"

Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha:

"Shko te zjarri dhe shih se ç'kam përgaditur për banorët e tij!" Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa - një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha:

"Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!"

Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit:

"Këthehu në të!" ai u kthye dhe tha:

"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të"

HADITHI 39.

U zurën Xhenneti dhe Xhehennemi ndërmjet vehte dhe Xhehennemi tha:

"Te unë gjendet i fuqishmi dhe kryelarti", ndërsa Xhenneti tha:

"Te unë gjendet i dobëti dhe i vobekti" pastaj gjykoi All-llahu ndërmjet tyre:

"Ti je Xhenneti, mëshira Ime, nëpërmjet teje Unë i tregoj mëshirë atij që dëshiroj, ndërsa ti je zjarri, ndëshkimi Im, nëpërmjet teje dënoj atë që dëshiroj, dhe është caktimi Im që secili prej jush ta ketë hisen e vet!"

HADITHI 40.

All-llahu do t'u thotë banorëve të Xhennetit:

"Banorë të Xhennetit!" ata do të thonë:

"Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua" atëherë All-llahu do të thotë:

"A jeni të kënaqur plotësisht?" ata do të përgjigjen:

"O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?" All-llahu do të thotë:

"A nuk dëshironi që t'u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?" ata do të përgjigjen:

"O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?" Ai do të thotë:

"Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju!"
Lule nga kopshtet e xhennetit
A ke dëshirë që të jesh afër Allahut ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Me afër Allahut robi është kur është në sexhde, shtoni pra lutjet ) Transmeton Muslimi

A dëshiron të arrish shpërblimin e haxhit ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Umreja në ramazan ka shpërblimin e një haxhi ose sikur haxhin ta bësh me mua ) Mutefekun Alejhi

A ke dëshiron të posedosh një shtëpi në xhenet ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush e ndërton një xhami, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në xhenet ) Transmeton Muslimi

A dëshiron të arish kënaqësinë e Allahut ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Me të vërtet se Allahu kënaqet kur robi i tij e han hajen e tij dhe e falënderon atë për atë haje, dhe e pinë pijen e tij dhe e falënderon për të ) Transmeton Muslimi

A dëshiron të përgjigjet lutja jote ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Lutja në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet ) Transmeton Ebu Davudi

A dëshiron që të shkruhet ty shpërblimi për agjërimin e tërë vitit ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji, ka vlerën e agjërimit të gjithë vitit ) Mutefekun alejhi

A dëshiron shpërblime sikur kodrat ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush prezanton në xhenaze deri sa të falet e ka shpërblimin me një kijat, dhe kush prezanton deri sa të varroset i ka dy kijrate, i është thënë: E çka është Kijrati? Ka thënë: Sikur dy kodra të mëdheja ) Mutefekun alejhi

A dëshiron të shoqërosh Pejgamberin alejhi selam në xhenet ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
: ( Unë dhe ai që përkujdeset për bonjakun (jetimin) jemi sikur këta, dhe e ka bërë me shenjë të gishtave treguesit dhe të mesmit ) Transmeton Muslimi

A dëshiron ta siguroje Pejgamberi alejhi selam xhenetin ty?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush më siguron mua gojën e tij dhe moralin e tij ia siguroj xhenetin atij ) Mutefekun alejhi

A dëshiron që të mos ndërpritet puna jote pas vdekjes tënde ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
: ( Me të vërtet se kur vdes biri i Ademit ndërpritet puna e tij pos nga tri gjëra, Lëmosha, dituria e dobishme, apo fëmija i mirë i cili lutet për të ) Transmeton Muslimi

A dëshiron thesar prej thesareve të xhenetit ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Nuk ka rreth dhe forcë pos Allahut –La haula wela kuwete ila bilah- ) Mutefekun Alejhi

A dëshiron të kesh shpërblimin e faljes tërë natën ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush e fal Jacin me xhemat sikur me pas falur gjysmën e natës, dhe kush e fal Sabahun me xhemat sikur me pas falur tërë natën ) Transmeton Muslimi

A dëshiron të lexosh 1/3 për një minutë ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kul huwellahu ehad peshon një të tretën e Kuranit ) Transmeton Muslimi

A dëshiron ti rëndosh në peshë të mirat tua ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Dy fjalë të lehta për gjuhën të dashura për Mëshiruesin të rënda në peshore –Subhanellah we Bihamdihi dhe Subhanehallah el-Adhijm- ) Transmeton Buhari

A dëshiron të shtohet furnizimi dhe të zgjatet jeta ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush dëshiron që ti shtohet furnizimi dhe ti shtohet jeta le të i vizitoj të afërmit ) Transmeton Buhari

A dëshiron që të doje Allahu takimin tënd ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush e donë takimin e Allahut, Allahu e donë takimin e tij ) Transmeton Buhari

A dëshiron që të ruaje Allahu ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush e fal Sabahun është nën mbrojtjen e Allahut ) Transmeton Muslimi

A dëshiron që të qoje salavate mbi teje Allahu ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush më qon mua një salat i qon Allahu atij dhjet ) Transmeton Muslimi

A dëshiron që të ngrite Allahu ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Nuk është bërë modest ndokush për Allah, pos të e ngrit Allahu aze we xhel atë ) Transmeton Muslimi

A dëshiron që të larohesh prej zjarrit shtatëdhjetë vite ?
Ka thënë i dërguari alejhi selam:
( Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, e largon Allahu atë nga zjarri shtatëdhjetë vite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Re: 40 Hadithe   Tue Nov 30, 2010 12:54 am

73 Sunnete Te pejgamberit s.a.w.s
1. Te fjeturit me abdes
2. Te lexuarit e Sures al-Ikhlas, al-Falaq dhe an-Nas para gjumit
3. Te besh tesbih dhe takbir para se te flejsh
4. Dua kur te zgjohesh nga gjumi naten
5. Dua kur te zgjohesh ne mengjes

Sunnete rreth abdesit dhe namazit

6. Te shperlajsh gojen dhe hunden per nje her
7. Te merresh abdes para Ghuslit
8. Te thuash Tashahhud, Shahadetin pas abdesit
9. Te jesh kursimtar me ujin qe e perdor
10. T'i falesh 2 reqate pas marrjes se abdesit
11.Te percjellesh thirresin e Azanit, pastaj te lutesh per Pejgamberin S.a.w.s
12.Te perdoresh Siwakun shpesh
13.Te shkosh ne Xhami heret
14.Te ecesh ne kemb ne Xhami
15.Te shkosh ne xhami i qetë
16.Te thuash nje Dua kur hyn dhe del nga xhamia
17. Te falesh mrapa sutres
18. Te qendrosh ulur ne mes te dy sexhdeve
19. Te qendrosh ulur ne tawaruk nderkoh tashahhudit te dyt
20. Te besh Dua ne namaz dhe pastaj ta perfundosh me Salaamualejkum wa rahmatullah
21. Ti falesh namazet sunnet dhe namaz nafile (rawaatib)
22. Te falesh namazin e ad-Duhas
23. Namazin e nates, Qiyam al Layl
24. Te falesh Witrin
25.Te falesh me kepuc kur jan te pasterta
26. Te falesh namaz ne xhamin e Qubes
27. Te falesh namaze nafile ne shtepin tende
28. Namazi i istikhares
29. Te qendrosh ne vendin e namazit pas faljes e sabahit deri te lind djelli
30. Te pastrohesh ne diten e Xhumas
31. Te shkosh heret per me fal Xhuman
32. Te kerkosh vaktin ne diten e Xhuma kur lutja pranohet
33. Ta zgjedhesh nje rrug per te shkuar me fal bajramin, pastaj mu kthy me nje rrugë tjeter
34. Namazi i xhenazes
35. Te vizitosh varrezat

Sunnete rreth agjerimit

36. Syfyri
37. Iftari pas perendimit te djellit
38. Te falesh namaz nate ne ramazan
39. Te besh Itikaaf ne 10 ditet e fundit te ramazanit
40. Te agjerosh 6 dit te muajit Shawwal
41. Te agjerosh 3 dit gjdo muaj.. 13,14,15
42. Te agjerosh diten e Arafatit
43. Te agjerosh diten e Ashures

Sunnete rreth ushqimit dhe veshjes

44. Dua kur ti veshesh tesha te reja
45. Te fillosh mi mbath kepucet ne kemben e djathet
46. Te thuash Bismilah para hajsh
47. Te thuash alhamdulilah pasi te pish ose hajsh
48. Te ulesh kur pish
49. Te shperlajsh gojen pasi qe te pish tamel
50. Te mos e kritikosh buken
51. Te hajsh me tri gishta

Sunnete rreth Dhikrit dhe Duas

52. Te lexojsh Kuran sa me shpesh
53. Te lexojsh Kuran me ze te bukur
54. Te bejsh dhiker sa me shpesh
55. T'i thuash yarhamuqAllah atij qe tesh
56. Te bejsh dua kur binte shi
57. Te lutesh per muslimanet ne mospranimin e tyne
58. Te perhapesh pershendetjen islame.. Salaam alejkum

Sunnete te tjer

59. Te kerkosh dituri
60. Te kerkosh leje tri here para se te hysh ne nje shtepi te huaj
61. Te vizitosh te semuerin
62. Te vizitojm njeri tjeterin per hir te Allahut
63. Te buzeqeshesh
64. Ta shprehesh dashurin ndaj vellaun tend
65. Te ndihmosh familjen me punet e shtepis
66. Te kujdesesh per jetimat
67. Te mos zemerohesh
68. Te qajsh me lot per hir te frikes se Allahut
69. Te japsh sadaka jaariya
70. Te ndertosh Xhamia
71. Te largosh objekte te demshme nga rruga
72. Te kerkosh shperblim per te shpenzuarit ne familjen tende
73. Te mbahesh ne vepra te mira, dhe pse jan te vogla.

Hadithe mbi Dhikrin dhe Lutjen
(“Zbukurojeni Kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur i shton Kur’anit bukuri") “Kur të kaloni pranë kopshteve të xhennetit, uluni të pushoni!” Thanë: Cilat janë kopshtet e xhennetit? Tha: “Hallkat e dhikrit” [1]

“Më i miri dhikër është la ilahe il-lall-llah dhe më e mira lutje elhamdu lil-lah” [2]

“Robët më të mirë të All-llahut, në gradat e ditës së kijametit, janë ata që e përmendin shumë All-llahun” [3]

“Adhurimi më i mirë është lutja” [4]

“Lexojeni Kur’anin, sepse All-llahu i Madhëruar nuk e ndëshkon një zemër që e kupton Kur’anin” [5]

“Zbukurojeni Kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur i shton Kur’anit bukuri” [6]

“Atyreve që mblidhen për të përmendur All- llahun, u zbret qetësia, i rrethojnë melaiket, i mbulon mëshira dhe i përmend All- llahu në Arshin e Tij”. [7]

“Kurdo që një grup njerëzish mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të All- llahut për të lexuar librin e Tij dhe për ta mësuar atë, do u zbresë qetësia, do i mbulojë mëshira, do i rrethojnë melaiket dhe do i përmendë All- llahu tek ata që janë pranë Tij”. [8]

“Lutjuni All- llahut të bindur se do ju përgjigjet dhe dijeni se All- llahu nuk i përgjigjet lutjes që del nga zemra e hutuar”. [9]

“Nëse burri ngrihet natën dhe zgjon edhe familjen e tij dhe së bashku falin dy rekate, do shkruhen prej atyre që e përmendin All- llahun shumë”. [10]

“Secili nga bijtë e Ademit gabon, por më i miri ndër ata që gabojnë është ai që pendohet”. [11]

“Shembulli i shtëpisë ku përmendet All- llahu dhe i shtëpisë ku nuk përmendet All- llahu, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin”. [12]

“Shenjë e dashurisë së All- llahut është dashuria e përmendjes së Tij dhe shenjë e urrejtjes së All- llahut është urrejtja e përmendjes së Tij”. [13]

“Nuk ka punuar njeriu ndonjë punë më shpëtimtare nga ndëshkimi i All-llahut, sesa përmendja e All-llahut” [14]

“Cilido musliman që bie për të fjetur dhe lexon një sure nga Libri i All-llahut, do të ngarkojë All-llahu një melek që ta mbrojë nga çdo gjë e dëmshme, derisa të ngrihet, kur të ngrihet” [15]

[1] Ahmedi, Tirmidhiu dhe Bejhakiu, nga Enesi (r.a).

[2] Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxheh, Ibni Hibbani dhe Hakimi, nga Xhabiri (r.a).

[3] Ahmedi dhe Tirmidhiu, nga Ebu Saidi (r.a).

[4] Hakimi, nga Ibni Abbasi, Ibni Adijji, nga Ebu Hurejra. Ibni Sa’di, nga Numan ibni Beshiri (r.a).

[5] Temami, nga Ebu Umame (r.a).

[6] Daremiu, Ibni Nasir në “Salat” dhe Hakimi, nga Berra (r.a).

[7] Ebu Nuajmi, nga Ebu Hurejra dhe Ebu Saidi (r. anhuma).

[8] Ebu Davudi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[9] Tirmidhiu dhe Hakimi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[10] Ebu Davudi, Nesaiu, Ibni Maxheh, Ibni Hibbani dhe Hakimi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[11] Ahmedi, Tirmidhiu, Ibni Maxheh dhe Hakimi, nga Enesi (r.a).

[12] Bukhariu dhe Muslimi, nga Ebu Musa (r.a).

[13] Bejhakiu, nga Enesi (r.a).

[14] Ahmedi, nga Muadhi (r.a).

[15] Ahmedi dhe Tirmidhiu, nga Sheddad ibni Eusi (r.a)

Udhezimi i Pejgamberit s.a.v.s. gjate abdesit dhe namazit
Për sexhden e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem
Pastaj thoshte Allahu Ekber dhe lëshohej për ne sexhde pa ngritjen e duarve.

Së pari i lëshonte gjunjët , pastaj duart, e pastaj ballin dhe hundën. Kjo është mënyra e drejtë. Ka rënë në sexhde me pjesët e trupit që kanë qenë me afër tokës, e kur kthehej nga sexhdeja së pari i ngrinte pjesët më të larta të trupit, kokën, pastaj duart e më në fund gjunjët që është në kundershtim me atë që e bën deveja.

E ka ndaluar që të përngjasohen kafshët në namaz. E ka ndaluar lëshimin në sexhde ashtu siç bie deveja kur dëshiron të ulet, sjelljen (rrotullimin) në namaz sikurse që këtë e bën dhelpra, shtrirjes sikur shtazët e egra, uljes sikurse qeni, falja sikurse që hanë gjeli, dhe ngritjes së duarve pas selamit sikurse ngritja e bishtave të kuajve të egër (pa zbutur).

E ka lëshuar ballin dhe hundën duke mos e prekur turbanin në tokë, e kundërta nuk është vërtetuar. Shpesh ka bërë sexhde në tokë, pastaj në tokë të lagur (baltë), në hasër nga gjethet e palmës ose në lëkurë të shtratavitur (të regjur) të deles.

Në sexhde, ballin dhe hundën mirë e shtypte në tokë, ndërsa krahët i hapte saqë i shihej barësia e nënsqetullave. Shputat e duarve i vendoste në nivel të veshëve dhe supeve dhe bënte sexhde me maturi. Majet e gishtave të këmbëve i ka pasur të drejtuar kah kibleja, shputat dhe gishtat i mbante të shtrira. Gishtat as që i largonte e as që i ngjiste me njërin tjetrin.

Në sexhde thoshte dhe urdhëronte të thuhet: Subbhane Rabbijel a’la (I Madhëruar qoftë Zoti im i Lartë) po ashtu thoshte: Subhaneke Allahumme Rabbena ve bihamdike, Allahumme-gfirli. (I Madhëruar qofsh o Allah, Yoti ynë, Ty të takon falënderimi; O Allah më fal mua) e ka thënë edhe: Subbuhun, Kudusun Rabbul Melaiketi ver-Ruh (I Madhëruar dhe i Pastër prej të gjitha të metave ësht Zoti melekëve dhe i Xhibrilit). Është transmetuar se e ka thënë edhe këtë dua: Allahumme Leke sexhed-dtu ve bike amnetu ve Leke eslemtu, sexhede vexh-hije lil-ledhi halekahu, ve sevverehu ve shekka sem’ahu ve besarehu, tebarekAllahu Ahsemul-Halikin. (O Zoti im, Ty të kam bërë sexhde, Ty të besova, Ty të jam nënshtruar , fytyra ime i bën sexhde Atij, I Cili e ka krijuar dhe ka zbukuruar dhe që ia ka krijuar veshët dhe sytë, I Madheruar qoftë Allahu, Krijuesi më I Mirë). E ka thënë edhe këtë lutje: Allahume-gfir li dhenbi kul-lehu, dikkahu ve xhilehu, ve evvelehu ve ahirehu ve ‘alanijetehu ve sirrehu. (O Zoti im, m’i fal mua të gjitha mëkatet e mia, ato të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit , që I kam bërë haptas apo fshehtas). Ka thënë edhe Allahumme-gfir li hatajaje ve xhehli ve israfi fi emir, ve ma ente a’lemu bihi minni, Allahume-gfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrertu ve ma a’ëlentu, ve ma esreftu ve ma Ente A’ëlemu bihi minni. Entel-Mukaddimu ve Entel-Muahhiru, La Ilahe il-la Ente. (O Zoti im, mi fal gabimet, paditurinë time, teprimin tim dhe atë që ti e din për mua, O Zoti im, ma fal seriozitetin tim, shakanë time, gabimin tim dhe qëlimin tim dhe gjithçka gjendet tek unë, O Zoti im, m’i fal mëkatet e mia të mëparshme dhe të tanishme, ata që I kam bërë fshehurazi dhe haptazi dhe ato me të cilat e kam ngarkuar veten, e për të cilat Ti di më mirë se unë; Ti je I pari dhe Ti je i fundit, s’ka të adhuruar tjetër përveq Teje).

Ka urdhëruar që gjatë sexhdes të bëhen shumë dua (lutje) duke thënë: “Duaja atëherë është më e pranuar”

Më pastaj e ka ngritur kokën duke thënë Allahu Ekber e duke mos i ngritur duart. Pastaj ulej në këmbën e majtë, derisa të djathtën e ka pasur të kthyer në fund të gishtaveia kanë prekur gjunjtët. Gishtin e madh dhe atë të mesëm i bashkonte në formë të mesit, ndërsa gishtin tregues e ngrinte dhe lëvizte duke bërë dua me të. Thoshte: Allahume-gfirli ver-hamni ve-hdini, vexh-burni, ve ‘afini ver-yukni, ver-f ‘ani. (O Zoti Im, më faë, më mëshiro, më udhëzo, më forco (në këtë fe), më jep shëndet, më jep furnizim). Të gjitha këto i ka transmetuar Ibën Abbasi nga Pejgamberi, salAllahu alejhi eu selem. Hudhejfe radijAllahu anhu, tregon se ka thënë edhe; Allahume-gfir li (O yoti im, më fal).

Më pastaj është ngritur duke u mbështetur në gjënjët dhe gishtat e këmbëve, e duke e mbështetur edhe në kofshët (mbi gjunjë).

Menjëherë pas ngritjes, ia fillonte leximit dhe nuk bënte pauzë si në fillim të namazit.

Rekatin e dytë e falte sikurse te parin, por dallohej ne katër gjëra: pauza, duaja hyrëse tekbiri fillestar dhe gjatësia e leximit.

Gjatë leximit të teshehudit e vendoste dorën e majtë mbi kofshën e këmbës së majtë dhe dorën e këmbës së majtë dhe dorën e djathtë mbi kofshën e këmbës së majtë.

E ka drejtuar gishtin tregues, pak e ka lakuar, nuk e ka pasur plotësisht të drejtuar e as të lakuar, nuk e ka lëvizur. Gishtn tregues e ka pasur të ngritur duke bërë dua, shikimin e ka pasur te gishti, dorën e majtë e vendoste mbi kofshën e këmbës së majtë mbi të cilën edhe ulej (mbështetej).

Për sa i përket përshrimit të uljes, ajo është e njejtë sikurse edhe ulja në mes dz sexhdeve. Hadithi i Muslimit i cili transmeton nga Ibën Zubejri, se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, gjatë uljes në teshehud ka vendosur shputen e këmbës së majtë ndërmjet gjurit dhe nëngjurit të këmbës së djathtë, ndërsa shputën e këmbës së djathtë e (shtrinte) lëshonte, kjo ka të bëj me uljen e fundit. Ibën Zubejri thekson se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e ka shtrirë shputen e këmbës së djathtë, ndërsa Ebu Humejdi thotë se e ka lakuar. Këto dz transmetime nuk janë mospajtime, ndërsa Allahu, e din më së miri.Nuk është ulur në shputën e këmbës së djathtë, por e largonte në anën e djathtë në atë pozitë që nuk ka qenë as e lakuar e as e shrirë.

Disa mendojnë se e ka bërë edhe njërën edhe tjetren, ndonjëherë e ka shtrirë shputën e këmbës e ndonjëherë e ka lakuar në varshmëri prej asaj se si e ka pasur më lehtë.

Në ulje çdoherë e lexonte teshehudin e edhe sahabët i mësonte që të thonë: Et-Tehijjatu lil-lahi ves-salavatu vet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetull-llahi ve bereketuhu, es-selamu ‘alejna ve ‘ala ‘ibadil-lahil-salihin. Eshhedu en la Ilahe il-lAllahu ve eshhegu enne Muhammeden ‘abduhu ve resuluhu. (Nderimi, lutjet dhe të gjitha mirësitë i takojnë Allahut. Le të jetë paqja mbi tz o Pejgamber i Zotit), paqja le të jetë mbi të gjithë ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveq Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i tij).

Këtë e lexonte shpejtë sikur se të ishte ulur mbi ndonjë gacë zjarri, ndërsa në asnjë hadith nuk transmetohet se pas kësaj i ka lexuar salavatet mbi veten dhe mbi familjen e tij, e as që ka kërkuar ,brojtje nga vështirësit e varrit, zjarri i Xhehnemit, sprovimet e jetës dhe të vdekjes dhe sprovimet e Dexhallit. Ata që këtë e llogarisin si vepër të mirë këtë e kanë nënkuptuar nga hadithet e përgjithshme, ndërsa e qartë është se ku ato lexohen dhe se janë të lidhura me teshehudin e fundit.

Pastaj është ngritur në gishta të këmbëve dhe në gjunjë duke u mbështetur në mbi gjunjët duke e thënë Allahu Ekber.

Në sahihun e Muslimit dhe në disa transmetime të Buhariut thuhet se kurështë ngritur nga teshehudi i parë i ka ngritur duart. Pastaj e ka lexuar Fatihan dhe nuk është e vërtetuar se në rekatet e fundit ka lexuar diçka tjetër përveç Fatihas.

Lëvizja ( të kshtzerit djathtas-majtas) në namaz nuk është nga ushzimi tij. Në Sahihun e Buhariut qëndronse është pyetur për këtë, e ai është përgjigjur:
“Lëvizja (të kthyerit) në namaz është vjedhje me të cilën shejtani vjedh nga namazi i atij që falet“ .

Ka lëvizur në namaz vetëm se kur ka qenë i detyruar, sikurse atëherë kur e ka dërguar ekspeditën dhe është kthyer në namaz ne drejtim nga edhe i ka pritur, sepse kjo edhe nuk ka qenë praktikë e tij e përhershme e Allahu, subhanehu ue teala, e din më së miri.

Pas teshehudit e para selamit ka lexuar duatë e këtë ua ka urdhëruar dhe të tjerëve në hadithet e Ebu Hurejres dhe të Fedales.

Duatë e namazit përderisa është i kthyer kah Kibleja ose kah xhemati, pas dhënies së selamit nuk kanë qenë udhëzimi i tij. Shumicën e duave të lidhura me namazin i ka lexuar para dhënies së selamit e edhe të tjerët i ka urdhëruar që atëherë t’i lexojnë. Kjo edhe i ka hije atij që falet, sepse derisa është në namaz është i kthyer kah Allahu, subhanehu ue teala, ndërsa kur të jep selam ajo lidhje këputet.

Më pastaj do të jepte selam, së pari në anën e djathtë e pastaj edhe në anën e majtë duke thënë : Es-Selamu alejkum ve rahmetullah (Paqja dhe mëshira e Allahut, subhanehu, qoftë mbi ju ). Këtë e ka vepruar rregullisht, ndërsa transmetohetse edhe ka dhënë vetëm një selam, duke shikuar para vetes, por kjo nuk është vërtetuar.
Për këtë është hadithi më i mirë i cili transmetohet nga Aisheja radijAllahu anha, ne sunnen , në të cilin qëndron se këtë Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e ka bërë në namazin e natës, mirëpo hadithi përmban në vete mangësi të fshehtë dhe në të nuk tregohet qartë se a ka bërë selam vetëm me një herë.

Marrë nga libri: Muhtesar zadu-l-me’ad
Autori i Librit: Ibn Kajjim el-Xheuzijje

Qka Ka Pregadit Allahu Per Banoret E Xhennetit!!

All-llahu i Madhëruar thotë:
"Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe bu*ri*me. Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t'ua heqim smirën, ata do të qën*drojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit. Aty nuk i pre*kë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre."

(el-Hixhr, 45-48)

"O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikë*lloni! Ata, të cilët kanë besuar argumentet tona dhe ka*në qenë muslimanë. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkë*shortet tuaja, të gëzuar! Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të keni gjithë çka që u dëshi*ron shpirti dhe ua kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xheneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar. Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani."

(ez-Zuhruf, 68-73)

"Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt. Në kopshte me burime; të veshur në mëndafsh e kadife, për*ballë njëri-tjetrit. Gjithashtu do t'i kurorëzojmë me hyri symëdha. Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë. Aty nuk do ta shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i ruaj nga dë*nimi me zjarr. Nga mirësia e Zotit tënd, ai është suk*ses i madh."

(ed-Duhan, 51-57)

"Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhenetit. Do të shikojnë nga divane; Në fytyrat e tyre vërehet gëzimi e lumturia. Do t'u jepet të pijnë nga pije të vulo*sura, vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëj*në gara konkurrentët; do të jetë e përzier me ujë Tesni*mi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit."

(el-Mutàffifîn, 22-28)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta e të njohura.

Hadithi 1890

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-lla*hut s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu i Madhëruar thotë: "Për ro*bë*rit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: "Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin."(es-Sexhde, 17).

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1891

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell."

(Muttefekun alejhi)

Në transmetimin sipas Buhariut dhe Muslimit thuhet: "Enët e tyre në të (Xhenet) janë të arit, djersa e tyre është misk; për çdo xhenetli ka dy gra, palca e kërcit të të cilave do të shihet nga jashtë prej bukurisë. Ndërmjet tyre nuk do të ketë mospaj*tim, as konflikt e hidhërim. Zemrat e tyre janë një zemër. All-llahun do ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje."

Hadithi 1893

Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet të ketë thënë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Unë vërtet e di xhehenemlinë e fun*dit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zva*rritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t'i thotë: 'Shko hy në Xhe-net!' Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t'i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: 'O Krijues, unë e gjeta përplot!' All-llahu do t'i thotë këtij njeriu: 'Shko, dhe hy në Xhe-net, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja'. Njeriu do të thotë: 'Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?' Trans*metuesi thotë: "Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thë*në: "Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë."

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1894

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë*në: "Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t'i shkojë dhe vijë (do t'i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën."

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1896

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: "Vërtet xhenetlitë do t'i shohin mbi vete banorët e Gu*re*fit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë." Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t'i arrijë tjetër*kush?" Ai ka thënë: "Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgam*berëve të tyre."

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1901

Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: "Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të pla*keni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!"

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1904

Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: "Ke*mi qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e ai shikoi në Hënën katër*mbëdhjetëshe dhe tha: "Vërtet ju kështu do ta shihni Krijue-sin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shty*heni ndërmjet veti që ta shihni."

(Muttefekun alejhi)

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në Xhenet të kënaqësisë ku do të rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "Qofsh lartësuar o All-llah!" dhe për*shën*detja e tyre "Paqe!", ndërsa lutja e fundit "Falë*n*de*rimi është për All-llahun, Zot i botëve!"

(Junus, 9-10)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: 40 Hadithe   Today at 12:53 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
40 Hadithe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) BOTA SHPIRTËRORE (¯`♥´¯) :: KOMUNITETI ISLAM-
Kërce tek: