PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Filluan hetimet, Prokuroria premton objektivitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Filluan hetimet, Prokuroria premton objektivitet    Sat Jan 22, 2011 1:00 am

Tiranë, 22 janar - Pas ngjarjeve të dhunshme të ditës së djeshme, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht nisjen e hetimeve lidhur me vrasjen e tre personave.
Sipas prokurorisë, është ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili është angazhuar në kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore.
Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendin e ngjarjes, në mjediset pranë Kryeministrisë, me qëllim këqyrjen e vendit, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo prove materiale që gjendet aty. Krahas këtyre veprimeve, është kryer marrja e librave të gatishmërisë dhe plani i masave pranë Gardës së Republikës, si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.
Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar këqyrjen e viktimave, këqyrjen e veshjeve të viktimave dhe sekuestrimin e tyre me cilësinë e provës materiale, këqyrja dhe pyetja e të gjithë personave të plagosur, qofshin këta civilë apo efektivë të policisë. Ndërkohë janë marrë vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme.
Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në komisariatet e Policisë së Tiranës, për marrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit. Prokuroria Shqiptare garanton se është përfshirë për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të së premtes, me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, jashtë ndikimit të çdo faktori politik.
Organizata Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë vdekjet e tre personave gjatë protestës antiqeveritare në Tiranë.
“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë opinionin, por nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që kanë të drejtën legjitime për të protestuar”, ka thënë Andrea Huber, zëvendësdrejtor i AI-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, i cituar nga REL.
Autoritetet shqiptare thanë se tre protestuesit vdiqën nga të shtënat në distancë të afërt me armë të kalibrit të vogël.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Filluan hetimet, Prokuroria premton objektivitet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: