PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Protestuesit shkatërrojnë makina të Policisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Protestuesit shkatërrojnë makina të Policisë   Fri Jan 21, 2011 3:15 am


Demonstruesit e organizuar nga opozita po përpiqen të thyejnë kordonin e policisë të vendosur para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë dhe po gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të policëve.

Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa shihen përforcime të policisë që vijnë në ndihmë të kordonit të policisë dhe një makinë që po hedh ujë mbi protestuesit për t’i shpërndarë.Mësohet se policët plagosen nga demonstruesit.

Protestuesit që kanë ardhur nga katër hyrje-daljet kryesore të Tiranës dhe nga zona të ndryshme të vendit Demonstrata e organizuar nga opozita zhvillohet me moton, “Sali dorëzo bllokun”.

Protestuesit mbajnë pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vjen duke u shtuar ndërkohë që mbërrijnë protestues të tjerë.

Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi të premten se pushteti po ushtron presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së,Megi Ajtyresa tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera.

Ajtyresa tha se po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ajo tha se "demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja, e cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.

Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Protestuesit shkatërrojnë makina të Policisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: