PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga fillimi i marsit nuk do të ketë telefonues “anonimë”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Nga fillimi i marsit nuk do të ketë telefonues “anonimë”   Mon Jan 17, 2011 8:21 pm



Prishtinë, 17 janar – Përdoruesit e telefonisë mobile, pas datës 28 shkurt, nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë komunikimin normal nëpërmjet numrave të tyre mobil nëse më parë nuk janë regjistruar si përdorues të atij numri.
Javën e kaluar ka hyrë në fuqi Rregullorja për regjistrimin e përdoruesve të telefonisë mobile e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), sipas së cilës rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit mobil obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit.
”Çdo përdorues, qoftë person fizik apo juridik, obligohet që pasi të blejë SIM-kartelën të paraqitet në ndonjërën nga pikat e shitjes së operatorit ose në ndonjë vend tjetër të përcaktuar nga operatori për të bërë aktivizimin e saj”, thuhet në një komunikatë të ART-së.
Sipas kësaj komunikate, tash e tutje çdo konsumator, i cili blen SIM-kartelë nuk do të mund ta bëjë aktivizimin e saj përderisa nuk kompleton procedurën e regjistrimit me operatorin e përzgjedhur nga përdoruesi.
“Të gjithë përdoruesit aktual obligohen që të bëjnë regjistrimin e SIM-kartelave të tyre më së largu deri me datë 28 shkurt, në të kundërtën do të bëhet de-aktivizimi i numrit të përdoruesit dhe nuk do të jenë në gjendje të komunikojnë”, njoftojnë zyrtarët e ART-së.
Regjistrimi i numrave mobilë bëhet vetëm me posedimin e dokumenteve identifikuese, me anë të Të cilave përdoruesi i SIM-kartelës jep të dhënat e tij.
Zëdhënësi i telefonisë mobile IPKO, Alban Kastrati, thotë se procesi i regjistrimit të konsumatorëve në këtë kompani tashmë ka filluar.
“Procesi i regjistrimit të konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO tashmë ka filluar, dhe ne në baza ditore po regjistrojmë me mijëra përdorues. Natyrisht, regjistrimi është falas dhe mund të bëhet në cilëndo pikë të shitjes në vend, në tendat e vendosura nëpër qytete si dhe online, përmes uebfaqes tonë zyrtare”, thotë Kastrati.
Kompania IPKO tashmë ka lansuar edhe fushatën e saj duke bërë thirrje te konsumatorët e saj që të regjistrojnë numrat e tyre.
“Procesi i regjistrimit është i rregulluar me Ligj, prandaj ne apelojmë te konsumatorët tanë që ta ruajnë numrin e tyre mobil, duke e regjistruar atë. Të gjithë numrat e telefonisë mobile duhet të regjistrohen deri më 28 shkurt”, theksoi Kastrati.
ART-JA ka obliguar operatorët mobilë që Të mos I aktivizojnë numrat pa qenë të regjistruar më parë nga përdoruesit. Përdoruesit kanë të drejtë të vendosin nëse dëshirojnë të bëjnë publik numrat e tyre, emrat dhe adresat.
Në rast të mosregjistrimit operatorët obligohen gjithashtu që të çaktivizojnë numrat përkohësisht dhe lejojnë një afat shtesë prej 30 ditësh ku me notifikime adekuate do njoftonin përdoruesit se pas përfundimit të këtij afati shtesë operatori rezervon të drejtën e rishitjes nëse përdoruesit nuk e bëjnë regjistrimin e tyre.
Tash e tutje fëmijët nuk do të kenë mundësi të kenë telefona celularë nëse nuk marrin pëlqim nga prindërit apo kujdestarët.
“Regjistrimi për personat nën moshën 16-vjeçare duhet të bëhet nga ose në shoqërim të prindit apo kujdestarit”, thuhet në rregulloren e ART-së.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Nga fillimi i marsit nuk do të ketë telefonues “anonimë”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: