PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pacolli nominon Mimoza Kusari-Lilën për kryeministre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Pacolli nominon Mimoza Kusari-Lilën për kryeministre   Mon Nov 29, 2010 10:37 pm

Prishtinë, 30 nëntor – Nëse koalicioni rreth Behgjet Pacollit i fiton zgjedhjet e 12 dhjetorit, kryesimin e Qeverisë së Kosovës do ta marrë numri dy i partisë së tij, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Aleanca Kosova e Re, “Koalicioni për Kosovën e Re”, i udhëhequr nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, ka vendosur që nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, të jetë e nominuara për kryeministre të Kosovës.
Sipas njoftimit, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të bëjë nominimin publik të kandidates për kryeministër, Kusari-Lila, të martën.
Mimoza Kusari-Lila para një viti ishte kandidate AKR-së për kryetare të Gjakovës, ku i humbi zgjedhjet nga kandidati i AAK-së, Pal Lekaj. Kusari-Lila ka qenë edhe zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës në kohën e kryeministrit të parë të zgjedhur pas luftës, Bajram Rexhepi.
Zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 janë për 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës, ndërsa kryeministri i ardhshëm mandatohet nga presidenti i Kosovës, i cili, sipas rregullit mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme duhet t’ia ofrojë partisë e cila fiton më së shumti vota në zgjedhje.
Qeveria duhet të marrë shumicën e votave në Parlament. Nëse partia që del e para nuk arrin të krijojë mazhorancën e nevojshme, atëherë mandati i ofrohet partisë së dytë më të madhe në Parlament.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pacolli nominon Mimoza Kusari-Lilën për kryeministre
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: