PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve    Sat Jan 15, 2011 9:52 pm

Kush do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme në shtrat, duhet ta marrë shumë në konsideratë faktin e lënies së duhanit.

Arsyet për të hequr dorë nga duhani janë me qindra: duhani helmon mushkëritë, rrit rrezikun për sëmundjet e kancerit, shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Por mbi të gjitha, sipas një studimi australian, meshkujt që pinë një paketë duhan ose më shumë në ditë, rrezikojnë të ‘dështojnë në misionin e tyre’ në shtrat shumë më shpesh se jo duhanpirësit. Faktori “defaillance” është pikërisht 40% më i lart krahasuar me ata që i kanë thënë jo duhanit.

Risjelljen në vëmendje të alarmit për impotencë të duhanpirësve e ka bërë një hulumtim i kryer në Australi dhe botuar nga “Tobacco Control”. Rezultatet kanë dalë nga analiza e pyetësorëve të mbushur nga më shumë se 8 mijë meshkuj me moshë 19-59 vjeç. Autorët e studimit, hulumues të Heath Promotion Unit në Sidney, shpjegojnë: "Rreth 10% e kampionit, ka deklaruar probleme ereksioni gjatë muajit të fundit, ose më shpesh gjatë vitit të fundit".

Në grupin e atyre që kanë rrëfyer se kanë ndeshur probleme të tilla, 25% ishin duhanpirës, një e pesta pinte pak a shumë një paketë në ditë, 6% më shumë se 20 cigare n ditë. "Rezultatet nxjerrin në dukje dhe ritheksojnë lidhjen e ngushtë mes duhanit dhe problemeve seksuale, të cilat bëhen më serioze me shtimin e cigareve të pira", thonë shkencëtarët australianë. Një e dhënë për të gjithë: ata që pinë një kuti në ditë, kanë 24% vështirësi më shumë krahasuar me një që nuk pi duhan, në lidhje me ereksionin. Pastaj, nëse këtij kuadri i shtohen edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose mosha e shtyrë, problemet sa vijnë edhe rriten.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: