PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obeziteti shkakton dëmtime në tru

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Obeziteti shkakton dëmtime në tru   Sat Jan 15, 2011 9:51 pm

Një studim i ri, i realizuar nga shkencëtarët amerikanë, tregoi se personave me bel të trashë mund t’u zvogëlohet truri.

Antonio Convit nga fakulteti i mjekësisë së Universitetit të New York-ut, bën të ditur se obeziteti, i cili lidhet me diabetin e tipit 2, mund të shkaktojë dëmtime edhe në tru.
Për të mësuar përmasat e këtij dëmi, Convit përdori teknikën e pasqyrimit me rezonancë magnetike për të krahasuar pamjet e trurit të 44 obezëve dhe të 19 personave të dobët.
Në fund u pa se në pjesën amigdala të trurit të obezëve - pjesë e lidhur me zakonet e të ushqyerit – ekziston më shumë ujë.

Krahas kësaj u vërtetua se korteksi orbitofrontal i trurit është më i vogël. Edhe kjo pjesë luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e instiktit të ushqyerjes.
Duke folur për New Scientist Convit theksoi se ky fakt tregon një numër më të pakët neuronesh ose zvogëlim të tyre.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Obeziteti shkakton dëmtime në tru
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: